• Kontakt
Monday, August 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës. Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat

12:07 : 04/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmet e Dites, POLITIKE

Nga Boldnews.al

“Unë Ajolën e kam shoqe që nga koha e gjimnazit dhe bashkë na ka lidhur aktiviteti personal e profesional”, ka deklaruar para prokurorëve të SPAK-ut kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila është marrë e pandehur për “pengim të drejtësisë”, pasi ka tentuar të manipulojë një dëshmitare në çështjen hetimore për “korrupsion” e “pastrim parash” ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa”.

Bushka është një prej mikeshave të Ajola Xoxes, e cila ka përfituar nga hija e pushtetit të saj, si bashkëshortja e njeriut numër një të Tiranës që prej vitit 2015.

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme përmenden edhe disa shoqe të tjera të Ajolës, të cilat kanë marrë poste të rëndësishme në administratën shtetërore, pasi ajo u bë “Zonja e Parë” e kryeqytetit.

Lexo edhe:

SPAK i komunikon aktakuzën Metës, avokati: S’ka prova të reja, kërkojmë hetim për lobimin

Ilir Meta sot në SPAK për t’u njohur me akuzat, mbërrin në prokurori avokati i tij

Në foto: Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa

Krahas Bushkës, në aktet e prokurorisë renditen si “shoqe të Ajolës” edhe Naureda Llagami, e cila mbajti për 5 vjet postin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Laura Deliu, e cila u emërua në vitin 2024 si drejtoreshë e Taksave në Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj, apo edhe arkitektja private Albana Koçollari, e cila rezulton përfituese fondesh publike në bashkinë e kryeqytetit.

Bushka, kryetare e komisionit të Ligjeve

Klotilda Bushka është një njohje e hershme e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxas, siç e ka pranuar edhe vetë para prokurorëve të SPAK-ut. Ata të tre kanë qenë pjesë e lëvizjes “Mjaft”, para se organizata të shkrihej me Partinë Socialiste të Edi Ramës.

Bushka ishte ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, kur, në vitin 2017, Edi Rama, e vendosi në listën e kandidatëve fitues për zgjedhjet parlamentare. Bushka u rizgjodh deputete në zgjedhjet e vitit 2021 dhe menjëherë ajo mori postin e kryetares së Komisionit të Ligjeve.

Njeriu që duhet të ishte garanti kryesor për zbatimin e ligjeve, tashmë rezulton se ka shkelur legjislacionin penal, duke tentuar të ndërhyjë dhunshëm në hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj miqve të saj, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Aktet e Prokurorisë së Posaçme zbulojnë se Bushka ka tentuar të manipulojë dëshmitaren Ina Goxhaj, kjo e fundit një vartëse e Ajola Xoxes në zyrën ligjore “Partner’s Law”.

Në foto: Deputetja Klotilda Bushka në ambjentet e SPAK

Bushka, në bashkëpunim me Ajolën, i kanë ndryshuar telefonin dëshmitares Goxhaj, me qëllim që SPAK-u të mos siguronte informacione të vlefshme, në rast se do t’i sekuestronte telefonin.

Ina Goxhaj ka pranuar vetë para grupit hetimor se është gjendur nën presion e Bushkës dhe Ajolës që të mos tregonte para prokurorëve për detajet e aktivitetit finaciar që zhvillohej në zyrën ligjore dhe rrjetin e organizatave joqeveritare të kontrolluara nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës.

Bushka i ka mohuar këto pretendime, megjithatë ajo është marrë e pandehur për “pengim të drejtësisë”.

Llagami, nga KLGJ, kandidate për Kushtetuese

Naureda Llagami, kryetarja e mandatit të parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në periudhën 2018-2023, rezulton gjithashtu një lidhje e ngushtë shoqërore e Ajola Xoxes.

Adela Kondakçiu, financierja e kompanive të Ajola Xoxes, e cila ka pranuar të bëhet bashkëpunëtore e drejtësisë në çështjen e SPAK-ut kundër ish-shefes së saj dhe Erion Veliajt, kujton ditët e para të punës në zyrën ligjore “Partner’s law”.

“Unë kam pranuar të punoj për Ajola Xoxen në vitin 2017. Mu tha që do të mbaja bilancet finaciare të katër subjekteve private: Qendra ‘Harabel’, ‘Benussi’, ‘Ajola Xoxa-Person Fizik’ dhe ‘Eris Consulting’”, ka deklaruar Kondakçiu para prokurorëve.

Por, ajo kuptoi shumë shpejt që detyra e saj ishte të mbante bilancet edhe të disa subjekteve të tjera tregtare të lidhura me Ajolën.

Mes tyre, ajo deklaron se, si pjesë e punës në vartësi të Ajola Xoxas, ajo ka pasur detyrë për të mbajtur bilancet “edhe për subjektin tregtar ‘Naureda Llagami’, që ishte avokate pranë zyrës, por që nuk e mbaj mend saktësisht se kur e ka mbyllur NIPT-in”.

Ky detaj është një dëshmi e pastër se, në vitin 2017, Ajola Xoxe dhe Naureda Llagami ishin aq të lidhura ngushtësisht, sa bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës ngarkonte financieren e saj që të mbante bilancet e Nauredës.

Historia më pas është e njohur. Naureda Llagami u emërua në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në vijim të një procedure përzgjedhëse të kryer nga Parlamenti, i kontrolluar në shumicë nga Partia Socialiste, pjesë e së cilës është edhe Erion Veliaj.

Disa komunikime telefonike të publikuara rreth një vit më parë, tregonin bisedat mes Naureda Llagamit e Klotilda Bushkës, ku kryetarja e KLGJ-së shprehte dëshirën që të emërohej në Gjykatën Kushtetuese pas përfundimit të mandatit në krye të “qeverisë së gjyqtarëve”.

Llagami i mohoi publikisht ato komunikime në një deklaratë publike në fillim të vitit 2024. Por, ajo aktualisht është kandidate për një pozicion vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë, një institucion që drejtohet nga Sokol Sadushi, i njohur gjerësisht si anëtar i klanit “Fatmir Xhafaj-Erion Veliaj”.

Në foto: Naureda Llagami, ish-drejtuese e KLGJ dhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese

Llagami ishte pjesë e listës prej 10 kandidatësh për plotësimin e vakancës së krijuar nga përfundimi i mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Në mes të Qershorit 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar po nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, vendosi lejimin e kandidimit të Llagamit për në Gjykatën Kushtetuese, pas një verifikimi tejet sipërfaqësor të integritetit personal dhe aftësive profesionale, duke përjashtuar tërësisht kontrollin e pasurisë.

Laura Deliu, e prerë për drejtore Bashkie

Në listën e “shoqeve të Ajolës”, që duket se kanë përfituar nga pushteti i bashkëshortit të saj, është edhe Laura Deliu.

Bashkëpunëtorja e drejtësisë, Adela Kondakçiu, në deklarimet para prokurorëve, ka përmendur ndër të tjera edhe për mënyrën e punësimit të juristes Greta Domi. Kjo e fundit, në dokumentat e SPAK-ut, rezulton herë pas here si “presta nome” për aktivitetet, të cilat gjeneronin të ardhura për Ajola Xoxen.

“Greta Domi ka përfaqësuar qendrën ‘Harabel’ të Ajola Xoxes që prej vitit 2020. Në dijeninë time, Greta është emëruar në zyrë përmes një shoqeje të përbashkët me Ajolën, që quhet Laura Deliu”, citohet të jetë shprehur Adela Kondakçiu para grupit hetimor.

Në foto: Laura Deliu, drejtore në Bashkinë e Tiranës

Laura Deliu, e cila në vitin 2020 njihej si “mikeshë e Ajolës”, është një personazh që duket se ka lindur për “drejtore bashkie”. Ajo ka mbajtur për disa vite postin e drejtoreshës juridike në Bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj. Në vitin 2024, ajo emërohet Drejtoreshë e Drejtorisë së Taksave në Bashkinë e Tiranës.

Deliu zuri vendin e ish-drejtorit jetëgjatë të kësaj Drejtorie, Arli Naska, i cili u përfshi në valën e ‘spastrimeve’ që ndërmori Veliaj, në tentativë për të zbutur sadopak efektet e skandalit korruptiv “5D”, në të cilin ishin të përfshirë disa prej vartësve të tij më të rëndësishëm në Bashkinë e kryeqytetit.

Tenderat për arkitekten Albana Koçollari

Arkitektja Albana Koçollari, drejtuese e zyrës projektuese “ANK Architecture” dhe motra e Drejtoreshës së Promovimit në Bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, rezulton gjithashtu një “mikeshë e ngushtë” e Ajola Xoxes.

Koçollari shfaqet në episode të ndryshme, përfshirë komunikimet për pagesat që do të kryenin në formë “sponsorizimesh” në favor të Ajolës kompanitë e ndërtimit që merrnin leje ndërtimi tek Bashkia e Tiranës së Erion Veliaj.

Në foto: Arkitektja Albana Koçollari

Bashkëpunëtorja e drejtësisë, Adela Kondakçiu, deklaron ndër të tjera në rrëfimet e saj para prokurorëve të SPAK-ut mbi përfitimet e arkitektes Koçollari nga fondet e Bashkisë së Tiranës.

“Kompania ANK e Albana Koçollarit ka marrë fonde nga Bashkia për projekte si rindërtimi i gjimnazit ‘Sami Frashëri’, rivlerësime për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, projektim rruge dhe, së fundmi, projektin e një pjese të kampusit të Qytetit Studenti”, deklaron Kondakçiu.

Të dhënat e konsultuara nga “Boldnews.al” në portalin “spending.data Albania” tregojnë se “ANK Architecture” e Albana Koçollarit ka përfituar prej vitit 2020 rreth 200 mijë euro pagesa për shërbime të kryera në favor të Bashkisë së Tiranës.

Godina e “Palushi shpk”, projektuar nga “ANK Architecture”

Gjithashtu, studioja e Albana Koçollarit rezulton si projektuese e të paktën një godine 10-katëshe që po ndërtohet nga kompania “Palushi” shpk në zonën e Unazës, pranë Maternitetit të Ri.

Shoqëria ndërtuese “Palushi” shpk e Meriman Palushit rezulton se ka dhënë 50 mijë euro ‘sponsorizime” për rrjetin e OJQ-ve të Ajola Xoxas, pasi bashkëshorti i saj, kryebashkiaku Erion Veliaj, i miratoi lejen e ndërtimit.

Etiketa: Adela Kondakçiuajola xoxaAlbana KoçollariErion VeliajKlotilda BushkaLaura DeliuNaureda Llagamispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK i komunikon aktakuzën Metës, avokati: S’ka prova të reja, kërkojmë hetim për lobimin

14:36 : 04/08/2025
AKTUALITET

Ilir Meta sot në SPAK për t’u njohur me akuzat, mbërrin në prokurori avokati i tij

11:16 : 04/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Meta mbahet në burg pa asnjë provë, si në diktaturë!

11:01 : 04/08/2025
AKTUALITET

“Erion Veliajn e kanë keqtrajtuar”, Berisha tregon prapaskenat: Ja kush e vizitoi në burg bashkë me Ulsi Manjën

10:54 : 04/08/2025
AKTUALITET

Berisha për Dumanin: Mashtroi për rastin e Thoma Gëllçit!

10:38 : 04/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Dumani mashtrues, paditë për krime elektorale u injoruan!

10:17 : 04/08/2025
Para

U raportua i zhdukur, shqiptari gjendet i pajetë në rezervuarin e ujërave të zeza në Heraklion

TË GJITHA

Një vjedhje që duhet mbuluar, kë përfshin grabitja e një vile tek kompleksi “Valamar”

14:58 : 04/08/2025

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, banorët në panik

14:45 : 04/08/2025

SPAK i komunikon aktakuzën Metës, avokati: S’ka prova të reja, kërkojmë hetim për lobimin

14:36 : 04/08/2025

Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë

14:28 : 04/08/2025

BE: Akti i rregullave të reja të të dhënave hyn në fuqi në shtator

14:22 : 04/08/2025

Rusia bën thirrje për kujdes “me retorikën bërthamore”

14:08 : 04/08/2025

Bardhi publikon videon: Vëzhguesit e PS kanë votuar në emër të qytetarëve

14:07 : 04/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com