• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Gentjan Bejtjas, arrestohet në Vlorë atentatori “Pole Qorri” me tre EMRA

17:57 : 03/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Vlorës ka arrestuar 42-vjeçarin Flodian Plaku, i cili ishte shpallur në kërkim si një nga tre atentatorët në vrasjen e Gentjan Bejtjas, atentat i regjistruar më 15 Mars të vitit 2024 në Larushkë të Fushë Krujës.

Lajmi është konfirmuar nga burime për mediat, teksa mësohet se arrestimi është kryer në Orikum nga policia e qytetit bregdetar, forcat Operacionale dhe RENEA.

Në momentin e arrestimit atij i janë gjetur edhe dy armë zjarri pistoleta me vete, të cilat i janë sekuestruar. Bashkë me Flodian Plakun ka qenë edhe shtetasi Julian Aliaj, me precedent penal në trafikun e drogës, i cili po ashtu është arrestuar.

Burime për mediat bëjnë me dije se Policia ka patur informacione se Flodian Plaku kishte marrë porosi për të kryer sërish vrasje.

Flodian Plaku, pjesë e grupeve kriminale të Vlorës, ka përdorur edhe mbiemrat Mamo dhe Serjani, teksa njihet me nofkën “Pole Qorri” dhe rezulton me disa precedentë të mëparshëm penalë.

42-vjeçari nga Vlora, por që jetonte kryesisht në Greqi dhe Itali, dyshohej se fshihej në Dubai, teksa në atenatin ndaj Gentjan Bejtjas dyshohet se ka vepruaar si vrasës me pagesë.

Vetëm 4 ditë pasi u vra Gentian Bejtja, (më 19 mars 2024), Policia arrestoi dhe shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari dhe Edison Haxhiun, të dyshuar si bashkëpunëtorë në ekzekutimin mafioz të Gentjan Bejtjas.

Flodian Plaku, i njohur ndryshe si “Pole Qorri”, rezulton dhe si “koka” e një bande të trafikut të drogës nga Vlora drejt Italisë. Ai është arrestuar në vitin 2019 në Vlorë. Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi dhe droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.

Atentati ndaj Gentian Bejtjas

43-vjeçari Gentjan Bejtja u ekzekutua me breshlri kallashnikovi, teksa ishte duke vaditur domatet në një serë në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushkë. Atentati u regjistrua në orën 16 e 20 minuta të 15 marsit 2024.

Sipas të dhënave të siguruara nga grupi hetimor, në ngjarje dyshohet të kenë marrë pjesë 4 persona.  Ata janë afruar me automjetin “Land Rover”, më të cilin kanë udhëtuar nga Fushë – Kruja, në drejtim të fshatin Larushkë. Ai që drejtonte makinën, ka ndaluar pranë rrugës kryesore, ndërsa tre të tjerët, të veshur me të zeza e të maskuar, janë afruar në këmbë drejt shtëpisë së Bejtjas, që ndodhej vetëm pak metra larg.

Lexo edhe:

Itali/ Parkonte makinën në qendrën historike dhe shiste kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

Duket se ata kanë pasur informacion të saktë për momentin kur duhej të afroheshin, duke qenë në atë koha ka qenë e hapur porta dhe janë futur brenda në oborr ku ndodhej Gentian Bejtja. Autorët sapo kanë parë objektivin e tyre kanë qëlluar të tre me breshëri, me të paktën 50 plumba, duke e lënë të vdekur në vend.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar se pas ngjarjes, autorët janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë – Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq.

Nga analiza e informacioneve, si dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Golf” me targë AB 960 GG, në pronësi të Edison Haxhiu, lindur në Milot dhe banues në Tiranë. Po kështu ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga Ilir Beqaraj i njohur edhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari lindur në Milot dhe banues në Tiranë.

Ilir Brahimi, i dyshuar për përfshirjen në këtë ngjarje është kunati i Roan Brahimit alias Sidore Prendit, i ekzekutuar në Maj të vitit 2024 në Athinë, i cili strehohej në Dubai, teksa në muajin Prill të këtij viti i ekzektuan edhe të atin, Gjovalin Prendi në Lezhë.

Gentjan Bejtja kishte qenë objektiv dhe i tre atentateve të tjera, por që u kishte shpëtuar plumbave dhe eksplozivit. Një vit para se të ekzekutohej, po me një automjet tip Golf, tre persona e ndoqën deri në afërsi të shtëpisë, por qëlluan për vdekje kunatin e tij Ramazan Sino dhe plagosën dy djemtë e Bejtjes 10 dhe 13 vjeç.

Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur me 3 korrik u arrestua Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Në atë kohë në duart e Bamit pas ekspertimit kimik rezultoi se në duart e tij kishte gjurmë baruti, por as kjo nuk mjaftoi për ta mbajtur atë në burg.

Për Policinë e Shtetit 43-vjecari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar si i përfshirë edhe në vjedhjen e automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj. Pas serisë së atentateve ai kërkoi azil në Norvegji e Suedi, por kërkesat e tij i ishin refuzuar.

Etiketa: arrestohetatentatiFlodian PlakuGentian BejtjaGentjan BejtjaJulian Aliajvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali/ Parkonte makinën në qendrën historike dhe shiste kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

17:02 : 23/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

11:21 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Do t’i bie dhe shefit të Krimeve”/ Aurel Hoxha po planifikonte një vrasje në burg, a është Arben Lleshi?

21:24 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Qeni po luante me kafkën”/ Mesazhet në SKY për vrasjen e Klevis Lleshit: Iku dhe një, djali i Xhavitit

20:29 : 21/10/2025
AKTUALITET

Shfrytëzoi të renë për prostitucion në Shqipëri dhe Itali për 3 vite, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

13:44 : 21/10/2025
AKTUALITET

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

18:22 : 20/10/2025
Para

Kodi i ri Penal/ Më shumë dënohet qytetari që e shet votën, se politikani që e blen

TË GJITHA

SHBA godet një anije të dyshuar për trafik droge, humbin jetën gjashtë persona

19:18 : 24/10/2025

Kaloi “gardhin” për t’u bërë nënkryetare bashkie/ Nikollo: Pas primareve, më përjashtuan nga PD

19:15 : 24/10/2025

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025

SHBA/ Zbulohet një tunel i mbushur me makina të vjedhura

18:46 : 24/10/2025

“Zgjedhjet e 11 Majit ‘de facto” nuk njihen”/ Maliqi: Nga listat e mbyllura përfitojnë servilët

18:41 : 24/10/2025

SPAK e mori të pandehur, Balluku ‘relaksohet’ me tren në Zvicër

18:29 : 24/10/2025

EMRI/ Arrestohet në brigjet greke skafisti nga Saranda, zbulohet një sasi e madhe droge

18:15 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com