• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kompeks pa leje në Dhërmi/ Policia “shpëton” Klaudio Rikon e “Olea”, arreston inxhinierin

12:13 : 03/08/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kompania e ndërtimit “Halisof”, në pronësi të Klaudio Riko, e njohur më së shumti për ndërtimin e kompelsit turistik ‘Olea” në zonën e Dhërmiut, është kapur në flagrancë duke kryer punime pa leje, për një tjetër resort, po në të njëjtën zonë, të emërtuar projekti “Veil”.

Në 5 qershor 2025, Policia e Vlorës ka konstatuar se punimet në këtë fshat turistik po kryheshin pa lejen e Bashkisë së Himarës. Siç ka ndodhur edhe më parë me kompaninë investitor strategjik “Soleil & Sea”, edhe në rastin e “Halisof” shpk, policia, përballë kësaj paligjshmërie, ka goditur hallkën më të dobët.

Në pranga u vendos inxhinieri zbatues i punimeve, Ilir Zh. Inxhinieri ka sqaruar se të gjithë dokumentacionin dhe urdhërat për punimet i ka marrë nga administratori dhe njëkohësisht pronari i “Halisof” shpk, Klaudio Riko.

Në foto: Pronari dhe administratori i “Halisof” shpk, Klaudio Riko

Por, policia fillimisht, e më tej prokuroria e gjykata, kanë zbatuar penalitetet vetëm mbi inxhinierin 50-vjeçar, pa shkuar më tej, tek drejtuesit dhe njëkohësisht urdhëruesit e punimeve pa leje.

Lexo edhe:

Ju gjetën armë dhe municion në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

Aksidenti ku humbi jetën 18-vjeçar shqiptar, arrestohet shoferi i audit të vedhur, po ecte me 150 km/orë

Ilir Zh. u vendos nën masën e sigurimit “arrest në shtëpi” nga gjykata e Vlorës në 6 qershor 2025, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “Ndërtimit të Paligjshëm” për qëllime përfitimi, pavarësisht se “përfitimi i vetëm” i tij ishte paga në kompaninë “Halisof”.

Resorti “Veil”

Në mbledhjen e datës 28 janar 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, kishte në rend të ditës edhe pikën: “Leje Zhvillimi për objektin: “The Veil” – Kompleks me funksion rezidencial dhe hoteleri, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Halisoft” sh.p.k dhe “Maurea” sh.p.k”.

Nga një verifikim që kreu “Boldnews.al” në kohën e publikimit të këtij shkrimi, vendimi ende nuk rezulton i zbardhur. Megjithatë, sipas deklarimeve të dhëna në polici nga inxhinieri i arrestuar, duket se leja është miratuar nga Këshilli i drejtuar prej kreut të qeverisë, Rama dhe se bëhet fjalë për ndërtimin e vilave dhe strukturave të tjera hoteliere në bregdetin e Jonit.

Në foto: Projekti “The Veil” (marrë nga faqja e internetit e “Halisof” shpk)

Në faqen zyrtare të internetit të shoqërisë “Halisof” jep pak detaje mbi projektin “The Veil”. Shoqëria ndërtuese thotë se “projekt e merr emrin frymëzuar nga guaskat The Veil, aq të veçanta në formë dhe në harmoni me ngjyrat e tokës”.

Por, ndërkohë që “Halisof” shpk i referohet me nota romantike tokës, duket se nuk ka respektuar legjislacionin në mbrojtje të saj. Të paktën, këtë ka konstatuar Policia e Vlorës, gjatë veprimtarisë inspektuese.

Punonjësit e Policisë, të shoqëruar edhe nga inspektorët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Vlorës, kanë zbuluar se shoqëria “Halisof” ka nisur punimet për resortin “The Veil” pa u pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia e Himarës, madje, edhe pa patur ende në dorë të zbardhur vendimin e KKT-së së Ramës për lejen zhvillimore përkatëse.

Kompeks turistik pa leje

Inxhinieri Ilir Zh. ka deklaruar para grupit hetimor se është punësuar pranë shoqërisë “Halisof” nga pronari dhe administratori i saj, Klaudio Riko.

Ai thotë se ka filluar punë në Dhërmi, konkretisht në vendin ku janë konstatuar ndërtimet nga punonjësit e policisë. “Në këtë vend, shoqëria “Halisof”, ka marrë leje zhvillimi për ndërtimin e një kompleksi rezidencial ku përfshihen godina banimi, vila dhe hotel. Punimet në këtë sipërfaqe toke kanë filluar pikërisht në muajin Shkurt të vitit 2025”.

Sipas tij, para fillimit të punimeve nga ana e tyre “në këtë territor ka pasur të hedhura dhera dhe inerte. Ky territor shërbente si landfill për hedhjen e mbetjeve të ndërtimit dhe inerteve nga subjekti Gjikuria”.

Në foto: Rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, në 28 janar 2025

Inxhinieri thotë se nuk ka dijeni në lidhje me pronësinë e mëparshme të kësaj sipërfaqe toke dhe shpjegon se është zbatues i projekteve të shoqërisë ku punon. Nga punëdhënësi i tij iu dha detyra për të përgatitur terrenin ku do të ndërtohet rezidenca sipas lejes së zhvillimit.

Në dijeninë e tij, leja e ndërtimit për rezidencën në fjalë është në pritje. Leja e zhvillimit parashikon përgatitjen e gjurmës ku do të ndërtohet projekti sipas lejes së ndërtimit. Punimet e konstatuara janë punime përgatitore që i përmban leja e zhvillimit.

Ai ka shpjeguar më tej se gërmimet e sipërfaqes së tokës janë gërmime për largimin dhe pastrimin e mbetjeve të hedhura më parë. Kapanonet janë të çmontueshëm dhe janë provizor sepse me mbarimin e ndërtimit të projektit do të çmontohen dhe largohen. Ato do të shërbejnë si fjetina për punëtorët që do të punojnë në kantier, menca, ofiçina dhe zyra për inxhinierët.

“Për kryerjen e këtyre punimeve i është bërë njoftim për kryerje punimesh Bashkisë Himarë, i nënshkruar nga administratori i subjektit “Halisof”, shtetasi Klaudio Riko”, thotë më tej inxhinieri që u arrestua në flagrancë nga Policia.

Pasi ka vlerësuar provat dhe dokumentet e paraqitura nga Prokuroria e Vlorës, gjyqtari Bevil Beqiraj ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për inxhinierin e “Halisof”, Ilir Zh.

Në foto: Vendimi i gjykatës së Vlorës për ndërtimin e paligjshëm nga “Halisof” shpk

Në vendimin e siguruar nga “Boldnews.al”, gjyqtari shprehet: “…Nga çmuarja në tërësi e provave rezulton se, ekziston dyshimi se nga personi nën hetim, në cilësinë e inxhinierit të zbatimit/teknik ndërtimi, ka lejuar kryerjen e punimeve për të cilat kërkohet pajisja me leje ndërtimi, pa patur ende Dokumentin e Lejes së Ndërtimit. Punimet konsistojnë në punime të fazës së parë të parashikuara në Lejen e Zhvillimit,të cilat në vlerësim të Gjykatës nuk mund të fillojnë përpara pajisjes meDokumentin e Lejes”.

 

Etiketa: DhermigjykataKlaudio Rikolejepolicia“Halisof” shpk“Olea”“Soleil & Sea”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ju gjetën armë dhe municion në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

13:04 : 13/09/2025
AKTUALITET

Aksidenti ku humbi jetën 18-vjeçar shqiptar, arrestohet shoferi i audit të vedhur, po ecte me 150 km/orë

11:49 : 13/09/2025
AKTUALITET

Përplasi makinën e policisë, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

11:35 : 13/09/2025
AKTUALITET

I shkeli këmbën polices me makinë, arrestohet një person në Tiranë

11:23 : 13/09/2025
AKTUALITET

Kultivoi kanab*s, shpallet në kërkim 52-vjeçari në Shkodër

11:11 : 13/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Makina doli nga rruga, detaje nga aksidenti me një viktimë dhe tre të plagosur në Lushnje

09:57 : 13/09/2025
Para

EMRAT/ Plagosja në Fresk, shpallet në kërkim autori! Arrestohet bashkëpunëtori i tij

TË GJITHA

‘Arkitektura’ parlamentare e propozuar nga Edi Rama, antiligjore dhe autoritariste

13:19 : 13/09/2025

Ju gjetën armë dhe municion në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

13:04 : 13/09/2025

Dekreti i Diellës duhet ankimuar në Gjykatën Kushtetuese

12:51 : 13/09/2025

Tabaku: Siguria ushqimore është çështje jete, do ta ndjek deri në fund

12:44 : 13/09/2025

Skema korruptive e inspetorëve të bashkisë, Këlliçi: Një version i përmirësuar i skemës “5D”

12:22 : 13/09/2025

Durrësi nën ujë/ PD: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna ndër vite nga institucionet e BE-së?

11:57 : 13/09/2025

Aksidenti ku humbi jetën 18-vjeçar shqiptar, arrestohet shoferi i audit të vedhur, po ecte me 150 km/orë

11:49 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com