• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Më shumë dënohet qytetari që e shet votën, se politikani që e blen

18:24 : 03/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Drafti i Kodit të ri Penal, i prezantuar nga Ministria e Drejtësisë dhe që pritet të diskutohet që në shtator në Kuvend, ka ngjallutr debate të forta mes juristëve dhe jo vetëm, nga “perlat” që ka shkruar Arben Rakipi dhe grupi i eskpertëve të tij.

Ndërkohë, nëse drafti miratohet në Kuvend, ashtu siç është propozuar, një qytetar që e shet votën e tij do të dënohej më shumë se sa politikani që ia blen atë. Sipas nenit 296, kushdo që do të guxojë të shesë votën për përfitime materiale apo favore të çfarë do natyre, do të dënohet më shumë se zyrtari partiak.

Masa për zgjedhësin do të ashpërsohet me dy vite burg, çka do ta çonte dënimin maksimal nga 5 në 7 vite heqje lirie për korrupsion aktiv në zgjedhje

“Kërkimi ose pranimi nga zgjedhësi apo nga personat e familjes a të afërmit e tij të ngushtë i të hollave, të mirave materiale, ose favorizimeve të tjera në cilëndo formë në kundërshtim me ligjin, për vete ose të tjerët, me qëllim për të dhënë firmën për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme në mbështetjen e një kandidati ose partie politike, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet”,- thuhet në Nenin 296, në draft Kodin e ri Penal.

Ndërsa për politikanin, apo personin që kërkon të blejë vota, të ofrojë vende pune apo favore të tjera, çuditërisht dënimi paraqitet më i lehtë, 3-6 vite burg.

Lexo edhe:

BE e shqetësuar: Ndryshimet në Kodin Penal mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve

Perplasja/ Celibashi vë në dyshim shërbimin e DHL-së për votat e diasporës

“Ofrimi ose dhënia e të hollave, të mirave materiale, premtimi për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë në kundërshtim me ligjin, për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme për mbështetjen e një kandidati ose partie politike, dënohet me burgim nga tre deri në gjashtë vjet”,– thuhet në Nenin 297, në draft Kodin e ri Penal.

Ligji aktual parashikon që për korrupsion aktiv në zgjedhje, dënimi është një deri në 5 vite burg.

Më shumë burg, drafti parashikon edhe për ata që kërkojnë favore në këmbim të votës. Ndryshe nga Kodi Penal aktual që parashikon dënim maksimal deri në 5 vite burg, për këdo shet votën, drafti i ri e shton edhe me 2 vite dënimin maksimal.

Edhe votimi më shumë se një herë do t’i rëndojë më shumë ligjërisht votuesit. Drafti i ri parashikon se votimi më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje, votimi për persona të tjerë, duke paraqitur dokumente identifikimi të rreme, apo duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë, dënohet me burgim nga dy deri në katër vjet. Ligji aktual parashikon një deri në 3 vjet.

Por ndonëse ka një dorë më të hekurt për korrupsionin dhe votimin e dyfishtë, lehtësim dënimi ka në rastin e fotografimit të votës. Me Kodin aktual, fotografimi i votës i kushton 3 vite burg votuesit, ndërsa drafti i ri parashikon gjobë ose burgim nga tre muaj deri në dy vjet.

Etiketa: denimekodi i ri penalkodi penalpolitikanishetVLENvota

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BE e shqetësuar: Ndryshimet në Kodin Penal mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve

20:30 : 22/09/2025
AKTUALITET

Perplasja/ Celibashi vë në dyshim shërbimin e DHL-së për votat e diasporës

13:20 : 08/09/2025
BOTA

Trump ndryshon rregullat për të shitur dronë ushtarakë

15:28 : 05/09/2025
AKTUALITET

Kodi i Ri Penal – Ndryshimet që janë thjesht një mjet kontrolli i Ramës

14:33 : 05/09/2025
AKTUALITET

Nga influenceret “prost*tuta” tek gazetarët “shpifës”, të gjithë mufkat e rrezikshme të Arben Rakipit

18:53 : 04/09/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Gazetari Dervishi: Shteti mafioz kërkon të zbusë problemet e tij

18:51 : 04/09/2025
Para
Në foto: Flodian Plaku

Detajet/ "Pole Qorri" kishte marrë sërish porosi për vrasje, kush e shoqëronte kur u kap

TË GJITHA

Fushë Krujë/ Gjendet një makinë e djegur në Tapizë, brenda saj dy armë

09:27 : 04/10/2025

Përplasi për vdekje këmbësoren, arrestohet shefi i Kufirit të Gjelbërt në Kakavijë

09:15 : 04/10/2025

Arsimi në fshat/ Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit

09:08 : 04/10/2025

Kishte 3 urdhër-mbrojtje nga i biri, kush është 65-vjeçari që u gjet i vrarë në Tale të Lezhës (FOTO)

08:55 : 04/10/2025

Kujdes nga pajisjet POS pirate! Ju grabisin nga kartat që mbani në xhep a çantë

08:41 : 04/10/2025

Mbi 30 fluturime devijohen, mbyllet sërish aeroporti i Mynihut për shkak të dronëve

08:22 : 04/10/2025

Këmbimi valutor 4 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:12 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com