• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Vila luksoze, plazhe private e këngëtarë/ Jeta e “shfrenuar” e aleatëve më të besuar të Putin në Dubai

18:56 : 01/08/2025
në Lajmet e Dites

Plazhe private, vaska që kushtojnë miliona dollarë, net me verë, uiski, puro apo dhe performanca të këngëtarëve të njohur rusë nga vitet ’90 janë disa nga veçoritë e kompleksit “ultra-luksoz” XXII Carat në Dubai, ku kalon kohë Sergei Chemezov, kreu i sanksionuar nga Perëndimi i konglomeratit shtetëror rus të mbrojtjes, Rostec, dhe një nga aleatët më të afërt të presidentit Vladimir Putin.

Chemezov, i cili njihet për lidhjet e tij të hershme me Putinin që nga koha kur të dy shërbenin si agjentë të KGB-së në Gjermaninë Lindore komuniste, nuk është pronar zyrtar i vilës ku qëndron, por sipas një hetimi të kryer nga njësia ruse investigative e Radios Evropa e Lirë, “Systema”, ai dhe të paktën dy drejtues të kompanive të varura nga Rostec janë fqinj në këtë kompleks ekskluziv në Palm Jumeirah, një ishull artificial në brigjet e Gjirit Persik.

Nga Dresdeni në Kremlin

72-vjeçari Chemezov u njoh me Putin në vitet 1980, kur jetonin në të njëjtën ndërtesë banimi në Dresden. Në vitin 1996, kur Putin u emërua zëvendësshef i kabinetit të Presidentit Boris Jelcin, ai caktoi Chemezovin në krye të departamentit të marrëdhënieve ekonomike të jashtme në Kremlin.

Rostec dhe rrjeti i saj i gjerë i degëve prodhojnë shumicën e armëve që Rusia po përdor në luftën kundër Ukrainës, e cila ka hyrë në vitin e katërt që prej pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022.

Lexo edhe:

Ukrainasit përballen me pasojat e sulmeve masive ruse

“Putini po rrëmbën fëmijë, kam prova”, Franca sekuestron anijen “hije” të Rusisë, kërcënon Kremlini

Chemezov është shprehur hapur në mbështetje të luftës, duke përsëritur narrativat e Kremlinit dhe duke akuzuar SHBA-në dhe aleatët perëndimorë për nxitjen e konfliktit. Ai është nën sanksione nga SHBA, BE dhe Mbretëria e Bashkuar që prej vitit 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Vilat më luksoze

Që nga viti 2015, Chemezov ka vizituar Emiratet e Bashkuara Arabe të paktën një herë në vit, sipas të dhënave të publikuara nga “C4ADS”, një organizatë jofitimprurëse amerikane për analiza të të dhënave. Një burim i njohur me rrethin e ngushtë të Chemezovit tha për “Systema” se vila që ai përdor është blerë disa vite para përfundimit të kompleksit në fund të vitit 2018. Ai dhe bashkëshortja e tij kanë zgjedhur personalisht arredimin dhe kanë ndjekur nga afër ndërtimin.

Vila e tij i përket stilit “Sapphire”, më i shtrenjti në kompleks, me dalje në plazh dhe elemente luksoze si një vaskë kristali që kushton mbi 1 milion dollarë. Në vitin 2020, një vilë “Sapphire” kushtonte 25.8 milionë dollarë, ndërsa çmimi aktual arrin rreth 31 milionë.

Stilet e tjera të vilave janë “Emerald” dhe “Ruby”, të gjitha me të paktën shtatë dhoma gjumi, hamam, bodrum vere me kontroll të temperaturës, kopsht të mirëmbajtur dhe pishinë.

Pronësia e fshehur?

Zyrtarisht, vila dykatëshe prej 2,170 metrash katrorë që përdor Chemezov është në pronësi të një kompanie të quajtur Neve Limited. Megjithatë, të dhënat e C4ADS lidhin këtë kompani me Natalya Agapovën, një juriste me lidhje të hershme financiare me Chemezovin dhe familjen e tij. Ajo nuk pranoi të komentojë për vilën, ndërsa kompania Rostec nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Një dhe dy shtëpi më tutje banojnë drejtuesit e dy kompanive të tjera të Rostec: Nikolai Kolesov, drejtori i “Russian Helicopters” dhe Aleksandr Mikheyev, drejtori i “Rosoboronexport”, kompania kryesore shtetërore për eksportin e armëve. Vila e Mikheyevit rezulton të jetë në emër të djalit të tij, Aleksei, ndërsa ajo që përdor Kolesov është në emër të një kompanie vendase në Emirate, “Veles Electronics”, e lidhur më parë me të nga një raport i ekipit të opozitarit të ndjerë Aleksei Navalny.

As Mikheyev e as përfaqësues të “Rosoboronexport” dhe “Russian Helicopters” nuk kanë pranuar të komentojnë.

Net luksi nën hijen e sanksioneve

Burime nga brenda Rostec thonë se Chemezov, Mikheyev dhe Kolesov kalojnë shpesh kohë së bashku në Dubai. Takimet e tyre karakterizohen nga konsumimi i alkoolit, tymosja e purove dhe karaoke. Ndonjëherë, muzikën e performojnë këngëtarë të njohur rusë si Oleg Gazmanov dhe Grigory Leps, të dy të sanksionuar nga BE që prej vitit 2022 për mbështetjen e luftës në Ukrainë.

Korrigjime ruse në brigjet e Gjirit

Burimi i pasurisë që u lejon këtyre zyrtarëve të zotërojnë prona të tilla mbetet i paqartë. Kolesov thuhet se kontrollon gjithashtu një rrjet kompanish në industrinë ushtarake private. Dubai është bërë një strehë për rusët e pasur, sidomos ata të goditur nga sanksionet.

Kompleksi XXII Carat u zhvillua nga kompania ruse Forum Group, e themeluar në Jekaterinburg nga biznesmeni Oleg Cherepanov, i njohur me nofkën “Cherep”, “Kafka”. Ai jeton në Dubai që prej vitit 2014 dhe drejton degën e kompanisë atje.

Në Jekaterinburg, Forum Group ka ndërtuar një arenë akulli për kompaninë gjigante të metaleve UGMK, bashkëpronar i së cilës është miliarderi i sanksionuar Andrei Bokarev mik i afërt i Chemezovit dhe gjithashtu i lidhur me prona në XXII Carat.

Të dhënat e C4ADS tregojnë se dy vila “Ruby” kanë qenë në pronësi të Diana Madzhitovës, 29 vjeç, e cila ka udhëtuar mbi 20 herë drejt Emirateve me Bokarevin gjatë pesë viteve të fundit. Një nga këto vila është kaluar më pas në pronësi të afërmve të një tjetër miliarderi të njohur Alisher Usmanov.

Sipas regjistrave të pasurive në Dubai, mbesa e Usmanovit, Gulnoz Kocharova, dhe bashkëshorti i saj janë pronarë përfitues të dy vilave Ruby, përfshirë atë që më parë ishte në emër të Madzhitovës.

Avokati i Usmanovit i cilësoi pyetjet e gazetarëve si “sugjestive dhe të pabazuara” dhe refuzoi të japë koment. Kocharova e mbylli telefonin kur u kontaktua për koment dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara më vonë. As Bokarev dhe Madzhitova nuk dhanë përgjigje./REL

Etiketa: jeta luksozekengetareplazhePutinRusiate besuaritte shfrenuarvilavladimir Putin

Lajme të lidhura

BOTA

Ukrainasit përballen me pasojat e sulmeve masive ruse

15:14 : 02/06/2026
BOTA

“Putini po rrëmbën fëmijë, kam prova”, Franca sekuestron anijen “hije” të Rusisë, kërcënon Kremlini

16:56 : 01/06/2026
BOTA

‘Fuqia e imazhit’/ Si u kthye Vladimir Putin në liderin më jetëgjatë pas Stalinit

15:30 : 31/05/2026
BOTA

Droni rus në Rumani/ Çfarë është modeli “Geran-2”, i zhvilluar mbi bazën e “Shahed-it” iranian?

21:48 : 29/05/2026
BOTA

Sulmi në Rumani, Medvedev kërcënon hapur Evropën: Përgatituni për luftë

18:57 : 29/05/2026
AKTUALITET

Ferit Hoxha ‘tmerron” Putinin: Nuk tërhiqemi nga mbështetja për Ukrainën

14:17 : 28/05/2026
Para

Nivel rekord! Nxehtësia ekstreme dhe thatësira nxisin përhapjen e zjarreve në Europë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom