• Kontakt
Friday, August 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vëzhgimi nga Velipoja në Vlorë/ Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla! Shkelet ligji

20:52 : 01/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Fiks Fare” ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, për të parë nëse zbatohen kriteret për vendosjen e kullave të vrojtimit, rojeve dhe mjeteve të shpëtimit.

Ka një VKM të dalë në vitin 2019, ku çdo stacion plazhi duhet të ketë roje, pajisje, radio ndërlidhëse për shpëtimin e pushuesve. Por, nga vëzhgimi i Fiks Fare rezultoi se në shumicën e stacioneve mungonte kulla, s’kishte roje dhe as mjete. Për pasojë, çdo vit mbyten pushues në çdo plazh. Kush mban përgjegjësi?!

Vendimi i qeverisë: Nëse s’ka vrojtues, hiqet leja!

Në vitin 2019, qeveria miratoi një VKM për “kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”. Janë një mori kriteresh që duhet të përmbushë një subjekt privat për t’a marrë lejen në disa institucione. Në nenin 7 përcaktohen edhe kërkesat për sigurinë në këto stacione plazhit. Krahas pastërtisë dhe sigurisë, shkruhet se “të gjitha stacionet e plazhit duhet të garantojnë shërbimin me vrojtues plazhi përgjatë gjithë kohës që subjekti ushtron aktivitetin e tij”.

Madje përcaktohet mjaft qartë se për çdo 80 metra vijë lineare bregdetare duhet të ketë një vrojtues. Ndërkohë, shkruhet se të gjitha stacionet e plazhit duhet të kenë flamuj (i kuq ndalim notimi, i verdhë notim me masa mbrojtëse dhe jeshil që lejohet notimi). Dhe, këto duhet të vendosen në kullën që duhet të jetë 3.5 metra e lartë.

Lexo edhe:

E reja rrezikoi mbytjen në Vlorë, pushuesit e nxjerrin nga deti, dërgohet në spital

Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati

Çdo stacion, shkruhet në VKM, duhet të ketë pikë vrojtimi me disa pajisje si dhe detyrimisht duhet të ketë vrojtues plazhi. Madje, mungesa e shërbimit me vrojtues nëse konstatohet, përbën shkak për heqjen e lejes. Ndërkohë në kullë duhet të gjenden jelekët e shpëtimi, dylbitë, uniforma e rojës, gomerdarja apo kanale për komunikim emergjence. Në letra janë shkruar mjaft qartë se çfarë duhet. Po në terren, a zbatohet?!

Në fund të muajit qershor 2025, një pushues humbi jetën në Durrës, në sektorin RINIA. Shkaku?! Mungesa e vrojtuesit të plazhit! Raste flagrante ka pasur ndër vite pothuajse në të gjithë vijën bregdetare. Rastet fillojnë nga Velipoja, Shëngjini, Gjiri i Lalzit, Durrësi, Golemi, Spilleja, Divjaka, Semani, Vlora, Himara apo edhe Saranda. Në shumicën e rasteve fatale, shkaku është bërë pikërisht mosndërhyrja në kohë e rojtarëve të plazhit, një detyrim për çdo subjekt privat.

Velipoja dhe Shëngjini: Pa kulla vrojtimi dhe vrojtues

Fiksi ka bërë një vëzhgim në plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit, për mungesën e rojeve të plazhit, të kullave dhe pajisjeve. Vetëm disa stacione kishin roje, por në një distancë të stërmadhe nuk kishte as kulla vrojtimi. Kamera e Fiks Fare filmoi se në shumicën e stacioneve të plazhit ishin vendosur disa pjesë të drunjta, me flamur sipër dhe disa rregulla. Por, as mjete, as vrojtues dhe gjithçka që i duhet një stacioni plazhi. Fiksi bisedon me dhjetëra pushues që ankohen për mungesën e rojeve, ndërsa që një punëtor thotë se ai, krahas punës që bën për të siguruar jetesën, “ruan” edhe plazhin.

Dikush tjetër thotë se prindërit janë bërë të fiksuar pas internetit dhe rrinë në “Tik Tok”. “Fëmijë të vegjël që rrinë vetëm dhe rrezikojnë. Roja e parë duhet të jetë prindi. Këtu roje s’ka” thotë një tjetër. Ndërkohë të tjerë që ankohen edhe për distancën nga bregu i detit deri te çadrat. Duhet të jetë 8 metra, por në shumë raste distanca është 0 metër. Edhe në ato vende që ka rojtar, nuk ka pajisje apo kullë.

Fiksi vëzhgon edhe plazhet e Shëngjinit, në Lezhë. Situata ishte pak më ndryshe nga Velipoja. Në Shëngjin ishin kulla dhe një pjesë e tyre kishin vrojtues në pjesën qendrore, atje ku është qyteza. Fiksi shkon në një kullë, por nuk gjen rojtarin. Ai qëndronte në lokal. Në momentin që sheh grupin e Fiksit, shkon në afërsi të kullës. Një rojtar thotë se ishte duke marrë një shishe ujë, ndërkohë gazetarët i bëjnë me dije se “sa shkove, mund të ishte mbytur pushuesi!”.

Ndërkohë, gjysma tjetër e Shëngjinit në një distancë të gjatë, nuk kishte as kulla dhe as vrojtues. Pushuesit ankohen për mungesën e rojeve.

Plazhet e Durrësit: Mbyten pushuesit, mungojnë rojtarët 

Grupi i emisionit Fiks Fare inspektoi një vijë të gjatë prej 2.5 kilometrash, të mbushura me stacione plazhi për të parë nëse ka apo jo vrojtues. Në gjithë këtë pjesë ishin vetëm 8 kulla vrojtimi, ku distanca nga njëra tjetra ishte në 300 metra. Në shkelje të VKM-së që përcakton se distanca duhet të jetë vetëm 80 metra.

Në të 8 kullat e vrojtimit, Fiksi gjeti vetëm 1 roje plazhi. Edhe ky roje nuk ndodhej në atë kullë, por u paraqit vetëm kur pa grupin e xhirimit. “Nuk kemi kushte fare, nuk kemi asgjë. E sheh as kulla e vrojtimit nuk ka shkallet, s’kemi si të ngjitemi, mungojnë flamujt dhe të gjitha gjërat e tjera”.

Ndërkohë, një punonjës tjetër pohon se “këtu të gjitha mungojnë, vetëm ankesa ka, asgjë nuk është në rregull. Edhe nga bashkia deri tani kanë ardhur për t’a inspektuar vetëm njëherë. Nuk është se merren me kushtet dhe pajisjet që mungojnë. Vetëm shohin se a është roja në detyrë”.

Fiksi bisedoi edhe me pushues që shprehen të shqetësuar për mungesën e rojeve bregdetare. “Kam 5 ditë që kam ardhur dhe akoma një roje bregdetare nuk e kam parë” thotë njëri prej tyre. Dikush tjetër pohon se “është e tmerrshme, kam ca ditë që bëj plazh këtu dhe asnjë roje bregdetare”. Të tjerë shtojnë se kanë fëmijë, por ka edhe nga të rriturit që nuk dinë të notojnë, duhet të jetë obligative prezenca e rojeve këtu”.

Lungomore dhe Zvërneci në Vlorë: Qytetarët “bëhen” roje!

Grupi i Fiks Fare udhëtoi më në Jug të Shqipërisë, për të vëzhguar stacionet e plazheve nëse i plotësojnë kushtet për të siguruar jetën e pushuesve në raste rreziku. Fillimisht, kamera e Fiksit shkon në zonën e Lungomares, në Vlorë, një zonë pothuajse me stacione plazhi private. Në shumë pak vende kishte hapësirë publike, ndërkohë që kullat ekzistonin por s’kishin vrojtues.

Fiksi vëzhgon me radhë stacionet, ndërkohë në një të tillë del një punonjës i cili thotë se ai është për të gjitha. “Bashkia e ka fajin” shton ai, ndërsa Fiksi e pyet se si mund të jetë ai vrojtues dhe nëse ka bërë apo jo trajnime. “Po, di not unë, me ka trajnuar rruga” shton më tej.

Grupi i Fiksi shkon në një tjetër stacion, edhe atje kishte kullë por pa vrojtues! Sipër kullës ishte një pushues i huaj. Ndërkohë, në një stacion tjetër ka një tabelë që thotë që kjo kullë nuk vrojtohet. Në momentin që Fiksi shkon për të pyetur punonjësit e stacionit, del vrojtuesi me uniformë dhe me licencë. “Unë jam këtu, por shkova dhe u freskova. E kam vënë unë atë kullën, aty rri unë” shton ai. Fiksi i thotë se përse ka shkruar që nuk ka vrojtues, teksa qesh dhe nuk flet.

Vëzhgimi i grupit të Fiksit shkon deri në fund të Lungomares, ku në një pjesë tjetër të zonës del një vrojtues, i cili ishte mbi kullën. Ai tregon si e nis ditën, oraret dhe çfarë pune bën. Një djalë shkon i del para grupit të fiksit i veshur për plazh jo me uniformë, teksa tregon që e ka licencën. Ai më pas “mburret” se ka folur me gjithë plazhin që nëse ka nevojë ndonjë pushues që mund të mbytet t’a njoftojnë. Më pas qesh, teksa gazetarët e pyesin se si mund të shkojë dhe t’i shpëtojë. “Kam mënyrat e mia” përgjigjet ai. Fiksi konstaton se te i njëjti vend s’ka kullë dhe mjete shpëtimi!

Fiksi vëzhgon edhe stacionet e plazhit në zonën e Zvërnecit, po në Vlorë. Kamera e Fiksit filmon kullat e vjetra dhe pa vrojtues. Disa pushues thonë se “ka pasur para 2 vitesh, por sot asnjë”. Fiksi shkon te pyesë pronarët e një stacioni dhe punonjësit nuk kanë dijeni nëse kanë apo jo vrojtues.

Vëzhgimi vijon në një stacion tjetër, por sërish pa kulla dhe pa asnjë shenjë sinjalizimi. Në kullë ishte veçse një jelek si “shenjë”. Fiksi shkon të pyesë pronarët nëse kanë apo jo vrojtues, teksa kamarierët pohojnë se “nuk e dimë, pasi jemi brenda”. Në një lokal tjetër del menaxheri dhe thotë se Zvërneci s’është me probleme si plazh, pasi është i cekët dhe kanë vrojtues me një orar nga ora 08.00 deri në 16.00.

/Emisioni “Fiks Fare”

Etiketa: boshkullaligjimjeteplazhepushuesitstacione plazhivelipojavezhgimivlorevrojtimivrojtues

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E reja rrezikoi mbytjen në Vlorë, pushuesit e nxjerrin nga deti, dërgohet në spital

12:03 : 22/08/2025
AKTUALITET

Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati

21:55 : 21/08/2025
AKTUALITET

Pritet përkeqësimi i motit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla në jug

17:22 : 20/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Vlorë/ I moshuari tenton t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur

21:12 : 19/08/2025
AKTUALITET

Në kulmin e sezonit turistik, merr sërish flakë fusha e mbetjeve në Vlorë

17:58 : 19/08/2025
AKTUALITET

Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Rama ndryshon projektin e belgëve, “mbin” dhe një 40 katësh

13:23 : 19/08/2025
Para

Ironia e Dervishit: Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht

TË GJITHA

Komedi në KPP/ ABS: S’e kemi bërë ne tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t, na kanë piratuar e-Albanian

16:18 : 22/08/2025

PD paralajmëron aksion opozitar në shtator, Alimehmeti: Protestat janë një mundësi

15:59 : 22/08/2025

Finiq/ Vatër e re zjarri mes Dërmishit dhe Rumanxës, rrezikohen banesat

15:41 : 22/08/2025

Izraeli: Nëse Hamasi s’i pranon kushte do ta shkatërrojmë Gazën

15:30 : 22/08/2025

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit/ FOTO

15:28 : 22/08/2025

Vrasja në Kryekuq të Divjakës/ Gjykata vendos ‘arrest me burg’ për 25-vjeçarin

15:11 : 22/08/2025

Vuçiç fton protestuesit në debat publik mes tensioneve dhe akuzave për dhunë

15:00 : 22/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com