• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump i quan veprimet e Rusisë të “neveritshme” dhe zotohet për sanksione të reja

10:44 : 01/08/2025
në BOTA

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur sërish i mllefosur me Rusinë, pas sulmeve të saj vdekjeprurëse në Kiev – duke vrarë 28 persona dhe duke plagosur dhjetëra tjerë – prandaj i ka quajtur veprimet e Moskës “të neveritshme” dhe është zotuar për sanksione të reja.

“Mendoj që është e neveritshme ajo që po bën Rusia”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 31 korrik.

“Ajo çfarë po bën Rusia është shumë pikëlluese. Shumë rusë janë duke vdekur”.

Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të vendosin sanksione të reja ndaj Moskës, pa ofruar më shumë hollësi.

Lexo edhe:

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

Trump takohet me presidentin Lula, SHBA dhe Brazili nisin bisedimet për tarifat

Megjithatë, ai ka shtuar se “nuk e di nëse sanksionet e shqetësojnë atë”, si referencë për presidentin rus, Vladimir Putin.

Vendet perëndimore kanë vendosur një mori masash financiare kundër Moskës, duke dëmtuar rëndë ekonominë ruse, për t’ia kufizuar asaj fondet për financim të luftës.

Trump ka thënë se i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff do të udhëtojë në Moskë, pas një udhëtimi në Izrael, ku do të diskutojë me zyrtarët izraelitë për situatën në Gazë.

“Ai do të shkojë në Rusi, besojeni ose jo”, u ka thënë Trump gazetarëve.

Presidenti amerikan i ka bërë këto deklarata disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për “ndryshim regjimi” në Kremlin, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t’ia parandaluar Rusisë tentimet për “destabilizim” të rajonit në të ardhmen.

Ai ka thënë se ende beson që është e mundshme për aleatët perëndimorë që ta detyrojnë Rusinë t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se pasi ka pritur gjashtë muaj për diplomaci, Trump do të detyrohet shumë shpejt të vendosë se si do t’i shtyjë përpara përpjekjet për armëpushim, nëse njëra palë e refuzon këtë nismë.

Rubio ka thënë se zyrtarët amerikanë dhe ata rusë kanë pasur negociata private për luftën e Kremlinit në Ukrainë, por që Uashingtoni nuk ka parë përparim në bisedime.

Trump, i cili ka thënë se është “shumë i zhgënjyer” me Putinin për mosdhënie fund të luftës, ka bërë të ditur më 29 korrik se do ta zvogëlojë në “10-12 ditë” ultimatumin 50-ditor për liderin rus që të arrijë marrëveshje për armëpushim.

Trump ka thënë se do të vendosë tarifa të reja ndaj Rusisë nëse e kundërshton marrëveshje.

Zelensky, në anën tjetër, ka thënë se është i gatshëm të pranojë armëpushimin dhe ka propozuar takim direkt me Putinin – diçka që Kremlini e ka refuzuar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se Kremlini po mban shënime për deklarimet e Trumpit, pa dhënë më shumë hollësi.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Etiketa: donald trumpRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

19:57 : 26/10/2025
BOTA

Trump takohet me presidentin Lula, SHBA dhe Brazili nisin bisedimet për tarifat

17:08 : 26/10/2025
BOTA

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin Trump-Xi Jinping, i pari që nga 2019

19:55 : 24/10/2025
BOTA

Ish-këshilltari i Trump “sheh” një mandat të tretë Presidencial: Kemi një plan për këtë!

14:42 : 24/10/2025
BOTA

Bombarduesit amerikanë pranë Venezuelës, Maduro-Trumpit: Të lutem, jo luftë! (Video)

12:43 : 24/10/2025
Para

Aksident i rëndë në Kosovë, ndërron jetë një fëmijë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com