• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet dëshmia e besnikut të Veliajt, Alban Dokushi prezent dhe në takimet intimiduese të dëshmitarëve

18:11 : 31/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje drejtorin juridik në Bashkinë e Tiranës, Alban Dokushi, që njihet dhe si një nga njerëzit më të afërt  të Erion Veliaj dhe që ka dijeni për gjithçka që kryebashkiaku i burgosur ka kryer në bashkinë e Tiranës.

Dëshmia e tij është bërë më 17 korrik të këtij viti, pak ditë para se SPAK (më 23 korrik) të marrë të pandehur me Erion Veliajn dhe 29 të tjerë në lidhje me skemën e dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash përmes lejeve të ndërtimit, pronave dhe OJF-ve të lidhura me bashkinë e Tiranës.

Kujtojmë se Dokushi, ishte pranë Ajola Xoxës, kur agjentët e BKH-së kanë qenë për kontroll në zyrën e sAjola Xoxa, në Sky Toëer, datë 06.12.2024. Jo vetëm kaq ai ishte i pari që i shkoi Veliajt në qelinë e burgut 313 ku u vendos kryebashkiaku pasi u arrestua më 10 shkurt të këtij viti (2025)

Ndërkohë ka qenë prezent dhe në fushatën e koordinuar për të intimiduar dëshmitarët e dosjes.

Dokushi  ka qenë i pranishëm dhe gjatë takimeve që mbaheshin në zyrën e Ajola Xoxës, me avokatin ku ishte thirrur Adela Kondakciu për ta instruktuar si të sillej kur të thirrej nga SPAK dhe të verifikonin se çfarë kishte përmbajtur telefoni i saj, pasi ishte sekuestruar nga SPAK.

Lexo edhe:

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

Alban Dokushi ka pranuar në SPAK se ka qenë i pranishëm dy herë në zyrën avokatore të administruar nga avokati Ermir Beta. Arsyeja e pranisë gjatë takimeve ka qenë cështja penale që po zhvillohej ndaj shtetasve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, thuhet në dosjen e siguruar nga Syri.net.

Në këtë takim – si në çdo takim tjetër – nuk ka munguar as deputetja socialiste  Klotilda Bushka (deputete në mandatin 2021 – 2025), një nga bashkëpunëtoret e ngushta të Veliajt dhe që ishte në dijeni të aferave Veliaj- Xoxa, zbulohet nga dëshmia e Dokushit, në dosjen e SPAK.

Çfarë dëshmoi besniku i Veliajt? 

“Në datë 17.07.2025, ka dhënë shpjegime shtetasi Alban Dokushi, i cili është pyetur nëse e e njihte shtetasen Adela Kondakciu, gjë e cila është mohuar prej tij, por ka shpjeguar se emrin e saj e lidh vetëm me ngjarjet që kanë ndodhur kohët e fundit. 

Ka deklaruar se nuk ka dijeni nëse Adela Kondakciu punonte për shtetasen Ajola Xoxa, dhe zyra e saj ndodhet në godinën Sky Tower. 

Gjatë deklarimit të shtetasit Alban Dokushi, i pyetur nëse kishte qenë në takim në zyrën avokatit Ermir Beta, ku prezent kanë qenë shtetaset Ajola Xoxa, Romina Zano, Adela Kondakciu, ka shpjeguar se ka marrë pjesë në këtë takim, duke qenë se Ermiri ishte avokat i çështjes. 

Sqaron se mban mend se kanë qenë dy persona, por nuk i lidh dot se kush kanë qenë. Deklaron se në takim ka qenë edhe zonja Xoxa.

Shpjegon se atij nuk i është kërkuar nga ndonjë për të qenë pjesë e takimit. Sqaron se në këtë takim ka qëndruar pak dhe më pas është larguar, nuk e mban mend se çfarë është biseduar. 

Në vijim të deklarimit, shpjegon se te e njëjta zyrë ka qenë edhe për një takim tjetër, ku prezent ka qenë një vajzë e vogël, e imët, dhe në takim ka qenë edhe Klotilda Bushka. 

Kohën nuk e mban mend për ta saktësuar. Në këtë takim ka qenë Ermiri si avokat.

I pyetur për prezencën e tij gjatë kontrollit të datës 06.12.2024 në ambientet e shoqërisë Partners Laë Shpk, ka shpjeguar se është telefonuar nga Kryetari i Bashkisë Tiranë dhe i ka thënë se dy persona ishin paraqitur te zyra e Ajolës. Shpjegon se i është kërkuar që të shkonte, duke qenë se nuk kishte persona të tjerë në zyrë” – shkruhet në dosje.

Si u përpoq të intimidohej dhe instruktohej financierja?

Fushata e koordinuar për të instruktuar dhe intimiduar dëshmitarët e dosjes “Veliaj – Xoxaj’ nuk ka qenë vetëm me Ina Goxhaj, – kushërira e Bushkës e emëruar si drejtoreshë ekzekutive e organizatës së fjetur BYL-A – por dhe me Adela Kondakçiu, e cila punonte si financiere e Xoxës prej vitit 2018.

Takimet kishin për qëllim që ta udhëzonin se çfarë duhej të thoshte në SPAK.

Në dosje zbulohet se Kondakçiu ka pasur takime instruktazhi me shefen e saj, Ajola Xoxa dhe avokatë. Takimi nisi në Sky Toëer, ku fillimisht ka takuar Gretën, e cila i ka thënë se duhet të shkonin te zyra e avokatit pranë Cioccolatini.

Takimi ka zgjatur rreth 45 minuta deri në një orë.

Pasi ka hyrë në zyrë, ka gjetur Ajolën, avokatin që kujton se quhej Ermir, një vajzë që quhej Romina, gjithashtu avokate, dhe më pas ka ardhur edhe Shkëlzeni, avokat tjetër….

Të pranishmit e kanë pyetur se çfarë kishte ndodhur gjatë ditës së kontrollit dhe ajo u ka treguar momentin kur kishte ndodhur kontrolli personal dhe sekuestrimi i telefonit.

“Deklaruasja ka sqaruar se i kishte thënë Ajolës që kishte biseda të ruajtura në telefon, por që këto nuk ruheshin në Icloud dhe telefoni i ri që kishte hapur nuk i kishte bisedat e vjetra. Shtetasja Ajola Xoxа і kishte kërkuar të instalonte të njëjtin Icloud për të rikuperuar bisedat, në mënyrë që ajo të kishte akses mbi to.

Në vijim ka deklaruar se Ajola e kishte pyetur se pse i kishte ruajtur dhe pse bënte screenshot të bisedave, ndërsa ajo i kishte shpjeguar se i kishte ruajtur për arsye pune dhe për t’i kujtuar. Deklaruasja kujton se kur i ishte sekuestruar telefoni, shtetasja Ajola Xoxa i kishte propozuar që të rikuperonte bisedat dhe fotot, por ajo nuk kishte pranuar dhe kishte bërë vetëm printimin e disa fotove të bisedave, pagesave të doganës dhe pagesave të tjera. Printimi i këtyre bisedave ka ndodhur në korrik të vitit 2024.”

Edhe një ditë para se të jepte dëshmi në prokurori ajo ka pasur një tjetër takim ‘instruktazhi’

Ajo është sugjeruar që të ishte koncize në përgjigje, të përdorte shprehje si “s’më kujtohet” dhe të merrte kohë për t’u përgjigjur.

“Deklaruesja sqaron se rreth orës 18:00 të së mërkurës, shtetasja Ajola Xoxa e kishte kontaktuar në Whatsapp dhe i kishte thënë që të shkonte te zyra e avokatit. Ajo ka shkuar rreth orës 19:00 dhe në takim ka gjetur Ajolën dhe avokatin Ermir, ndërsa më pas ka ardhur edhe një djalë që quhej Alban, i cili ishte elegant dhe që më vonë ka mësuar se ishte Alban Dokushi.”

Kam merak faturat e Palushit? Xoxa e pashqetësuar: Janë shokët e ..

Në dosje zbulohet se për të marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës firmat duhet te paguanin shumën e parave nën petkun e sponsorizimve në kompanitë e bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxës.

Në një episode të treguar nga Kondakçiu kjo e fundit ka treguar se për një nga episodet se se si firma Palushi SHPK ka transferuar ne kompanitë e Ajolës 50 mijë euro dhe më pas edhe shifra të tjera, në momentin që do të merrte lejen e ndërtimit.

“Gjatë takimit me Xoxën, Adela i ka thënë asaj se kishte merak faturat për ndërtuesit ‘Palushi’ dhe Jedas, por bashkëshortja e kryetarit të bashkim ka sqaruar se nuk kishte problem pasi këto ishin disa shokë të çunave që kishin bërë event me dajën e Ajolës

Adela Kondakçiu tregon se gjatë takimit e kanë pyetur se çfarë shqetësimi kishte, çfarë mund të pyetej, i kanë sugjeruar të qëndronte e qetë, të merrte kohë për t’u përgjigjur dhe t’i njoftonte pas deklarimeve. Ka sqaruar se është pyetur edhe për shqetësimet që kishte dhe ka deklaruar se kishte merak faturat e ndërtuesve Palushi SHPРК dhe Jedas SHPK. Deklaruesja kujton se shtetasja Ajola Xoxa e ka sqaruar në takim që për këto dy shoqëri nuk kishte problem, pasi sipas saj, këto ishin disa shokë të çunave që kishin bërë event me dajën e Ajolës.”

/Syri tv

Etiketa: Alban DokushideshmiaErion Veliajkercenimispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

12:44 : 01/08/2025
AKTUALITET

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

12:11 : 01/08/2025
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

12:10 : 01/08/2025
AKTUALITET

Përse Dritan Prençi nuk heton rolin e dy pronarëve faktikë të Inceneratorit të Tiranës, Ramës dhe Veliajt?

12:07 : 01/08/2025
AKTUALITET

Të dënuar për vjedhje në Belgjikë, sekuestrohen pasuritë e një grupi kriminal, ndër to edhe “Guard Security”

09:50 : 01/08/2025
Në foto: Ceno Klosi në SPAK
AKTUALITET

Dumani/ Vazhdojnë hetimet ndaj Ceno Klosit

22:00 : 31/07/2025
Para

Prezantimi i Diazit te Bayern Munich: Jam këtu për të fituar çdo trofe

TË GJITHA

Puthja e SPAK…

15:25 : 01/08/2025

Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë”

15:23 : 01/08/2025

Qafë Thanë/ Fluks i lartë automjetesh në dalje të Shqipërisë, pritje të gjata në kufi

15:15 : 01/08/2025

Ekzekutimi i Renato Hoxhajt, arrestohet një prej autorëve të dyshuar/ EMRI – VIDEO

14:59 : 01/08/2025

U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat, kush është peshkatari që dyshohet se u mbyt/ EMRI

14:52 : 01/08/2025

Përndoqi një djalë të mitur dhe e nxiti të përdorë substanca narkotike arrestohet 26-vjeçari

14:46 : 01/08/2025

Afera “5D”/ Kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Redi Mollës

14:42 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com