• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme edhe shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i portit të ri tregtar në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Në vendim thuhet se pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “pyll”, “arë”, “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 815 milionë e 696 mijë e 300.40 lekë.

Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano është kontrata publike më e madhe e realizuar ndonjëherë nga qeveria e Edi Ramës. Në lojë janë plot 393 milionë euro, vetëm për fazën e parë të ndërtimit të portit, teksa fatura totale pritet të tejkalojë shifrën 1 miliardë euro.

Vendimi i plotë

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “PËR ZBATIMIN E PROJEKTIT TË PORTIT TË RI TREGTAR TË INTEGRUAR TË DURRËSIT NË PORTO ROMANO”

Lexo edhe:

Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

Plagë, qepje dhe dosje mjeko-ligjore/ Konflikti për copën e tokës kthehet në dhunë barbare mes fqinjëve

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të                  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për zbatimin e projektit të portit të ri tregtar të integruar të Durrësit në Porto Romano”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Portual Durrës.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “pyll”, “arë”, “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 815 696 300.40 (tetëqind e  pesëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e treqind pikë dyzet) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 815 696 300.40 (tetëqind e pesëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e treqind pikë dyzet) lekësh, përballohet nga Autoriteti Portual Durrës.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 90 000 (nëntëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Autoriteti Portual Durrës.

6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Autoritetit Portual Durrës.

8. Në momentin e ekzekutimit të procedurave për likuidim për çdo pasuri, objekt shpronësimi, që miratohen me anë të këtij vendimi, do të kërkohet dokumentacion pronësie i rifreskuar për secilin pronar, të konfirmuar nga institucioni kompetent, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, me qëllim verifikimin e kufizimeve përkatëse që mbartin kartelat e pasurive, në bazë të të cilave do të vlerësohet dhe do të bëhet procedura e ekzekutimit të këtij vendimi, si dhe në rast se prona është në proces gjyqësor, masa e shpërblimit ose e kompensimit do t’i vendoset në dispozicion personit që rezulton nga vendimi i formës së prerë të gjykatës.

9. Autoriteti Portual Durrës kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

10. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Portual Durrës.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës-Kavajë-Krujë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Autoritetit Portual Durrës për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

12. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë, në favor të Autoritetit Portual Durrës për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

13. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Portual Durrës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës-Kavajë-Krujë, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

Porti i ri i Durrësit/ Ja kush janë përfituesit e rinj si pronarë toke

Etiketa: portiporto-romanopronaqeveriashpronesime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

15:32 : 04/10/2025
AKTUALITET

Plagë, qepje dhe dosje mjeko-ligjore/ Konflikti për copën e tokës kthehet në dhunë barbare mes fqinjëve

21:27 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
AKTUALITET

Teliti: Qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit! I mbulon vetëm një kafe

18:30 : 30/09/2025
BOTA

SHBA drejt bllokimit të qeverisë, përplasjet politike rrezikojnë funksionimin e institucioneve

15:51 : 30/09/2025
Para

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com