• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Tragjikomike”/ Ish të burgosurit politikë në Shqipëri ende në pritje të dëmshpërblimit

15:45 : 31/07/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Më shumë se tre dekada pas rënies së komunizmit në Shqipëri, vetëm gjashtë për qind e ish të burgosurve politikë apo anëtarëve të familjeve të tyre kanë marrë dëmshpërblimin e plotë që u takon.

Më 18 maj 1990, disa muaj para rënies së komunizmit në Shqipëri, Gjek Beci dhe vëllai i tij, Vati, tentuan të arratiseshin drejt Jugosllavisë me anije nga qyteti verior i Shkodrës. Por policia kufitare shqiptare hapi zjarr mbi ta.

“Unë u plagosa dhe vëllanë time ma vranë në breg”, tha Beci, i cili u dënua me dy vite burg.

Regjimi u rrëzua vitin pasues dhe autoritetet e reja nisën një proces kompensimi për të burgosurit politikë si Beci; skema u zgjerua në vitin 2007 në formën që ka sot.

Beci bëri aplikimin e tij kur afati fillestar i korrikut 2009 kishte kaluar tashmë; aplikimi iu pranua, por ai ende është në pritje të kompensimit për kohën që kaloi në burg si ndëshkim për përpjekjen për të fituar lirinë.

Lexo edhe:

Radhë kilometrike në Qafë-Thanë, qytetarët presin me orë të tëra për të kaluar kufirin

Mbi ish kamp-burgun politik të Spaçit dhe kujtesën martire të diktaturës

Nga rreth 42,000 shqiptarë të përndjekur politikisht gjatë komunizmit, vetëm gjashtë për qind kanë marrë kompensim të plotë. Të tjerët kanë marrë disa këste ose janë në pritje të shumës përfundimtare, ndërkohë që dy të tretat nuk kanë marrë ende asnjë qindarkë, që do të thotë se pritja për drejtësi rrezikon të zgjasë më shumë se vetë diktatura 1946-1991.

Et’hem Fezollari, një ish i internuar dhe kryetar i Shoqatës Antikomuniste të Ish të Përndjekurve Politikë në Shqipëri, akuzoi autoritetet se nuk po kryejnë pagesat e kompensimeve madje as për ata që kanë aplikuar brenda dy afateve të vendosura nga shteti – korrik 2009 dhe dhjetor 2017.

Pothuajse 77 për qind e rasteve të miratuara janë ende në pritje të pagesës.

Nga 169 persona që iu përgjigjën një pyetësori online për këtë artikull, 70 thanë se kishin aplikuar për kompensim dhe kishin marrë përgjigje, por vetëm 11 prej tyre ishin kompensuar plotësisht.

Në një raport të vitit 2023, Kontrolli i Lartë i Shtetit tha se, me ritmin aktual, detyrimet e shtetit ndaj të përndjekurve politikë gjatë komunizmit mund të shlyhen “për afërsisht 29 vjet” – pra deri në vitin 2052.

Ende as në gjysmë të rrugës

Sipas Ministrisë së Financave të Shqipërisë, janë akorduar 52.6 miliardë lekë, ose rreth 539 milionë euro, për kompensim. Deri në fund të vitit 2024, më pak se gjysma e kësaj shume ishte disbursuar dhe vetëm 19 për qind e individëve me aplikime të miratuara kishin marrë shumën e plotë të kompensimit.

“Në vend që të shërbejnë si shembuj të dëmshpërblimit dhe drejtësisë, reformat e drejtësisë tranzicionale në Shqipëri, si kompensimi i të burgosurve politikë, kanë krijuar padrejtësi të reja”, tha eksperti ligjor Bledar Abdurrahmani.

Ministria e Drejtësisë thotë se 728 aplikime të dorëzuara deri më 1 korrik 2009 janë ende “në shqyrtim/verifikim”, ndërsa 3,036 të tjera të dorëzuara deri në dhjetor 2017 nuk janë shqyrtuar ende fare.

Rreth 10,355 aplikues, ose pak më shumë se 76 për qind e atyre që u është miratuar kompensimi, janë ende në pritje të parave.

Vajza e një ish të burgosuri politik tha se besonte se shteti “po zvarrit qëllimisht procesin, me shpresën se nuk do t’u duhet kurrë të paguajnë”.

“Jam 63 vjeçe, nëna ime është 90, vëllezërit janë të moshuar, dhe ende po presim”, shkroi një tjetër përgjigjëse, vajza e një të dënuari politik të ekzekutuar.

Ministria e Financave fajësoi ata që nuk aplikuan në kohë për ritmin e ngadaltë të pagesave, duke thënë se ata shkaktuan vonesa “prej tre deri në katër vjet”.

Deri në tetor të vitit 1953, regjimi komunist i Enver Hoxhës operonte një numër kampesh përqendrimi me tela me gjemba, por shumica e atyre që u burgosën atje nuk janë kompensuar, pasi shteti nuk ka prova arkivore të dënimit të tyre.

“Kur do ta marrë ajo kompensimin, kur ajo sot nuk merr as pension, as strehim, asgjë”, shkroi Ilir Cullhaj për hallën e tij, e cila ishte e internuar në kampin famëkeq të Tepelenës. Cullhaj vetë lindi në internim.

Sipas ligjit, një ish i internuar në një nga kampet me tela me gjemba ka të drejtë për 1,000 lekë, ose 10.2 euro, për çdo ditë internimi. Ata që u mbajtën në burgje apo spitale duhet të marrin 2,000 lekë për çdo ditë që kanë kaluar atje.

Disa mijëra persona janë ende në pritje të miratimit nga qeveria të një skeme të veçantë pensioni të parashikuar në ligjin e kompensimit të vitit 2007.

“Nuk jemi kompensuar kurrë, megjithëse kemi statusin e të përndjekit”, shkroi në pyetësor Pjerin Alija, i cili ishte i internuar në një fshat me prindërit e tij.

Mungesë fondesh apo vullneti politik?

Ekspertët kanë mendime të ndryshme përsa i përket mjaftueshmërisë së fondit të kompensimit.

“Është plotësisht e realizueshme të ndahen 270 milionë eurot e mbetura brenda tre viteve”, tha ekonomisti Pano Soko, duke përmendur një suficit buxhetor vjetor “rreth 500 milionë euro”. Por, ai shprehu keqardhje, “nuk ka vullnet politik”.

Arben Malaj, ish-ministër i Financave nga radhët e Partisë Socialiste në pushtet, tha se fondet e akorduara për kompensim janë “shumë më bujare se në vendet e tjera dhe më shumë se ç’mund të përballojë taksapaguesi shqiptar”.

Por Zenel Drangu, që kaloi 17 vite si i burgosur politik, 15 prej të cilave në burgun famëkeq të Spaçit dhe që tani drejton Shoqatën e të Burgosurve dhe të Përndjekurve të Shqipërisë me qendër në Shkodër, tha: “Po marrim vetëm djersën e mundin tonë”, duke iu referuar projekteve infrastrukturore të ndërtuara me punë të detyruar nga të burgosurit.

Pak më shumë se 60 për qind e të anketuarve në pyetësor thanë se normat e kompensimit prej 1,000 dhe 2,000 lekësh për ditë internimi apo burgimi nuk pasqyrojnë vështirësitë që kanë përjetuar të burgosurit politikë në Shqipëri.

“Ata humbën vite të jetës në burgje, kampe pune apo internime”, shkroi Ejona Keqi, vajza e një ish të burgosuri. “Familjet e tyre u përballën me diskriminim, përjashtim shoqëror dhe vështirësi ekonomike.”

Ish i burgosuri i Spaçit, Zaim Keqi, i cili qe detyruar të punonte në miniera, i quajti normat e kompensimit “qesharake”, ndërsa Nestor Topencarov, i burgosur si student, shkroi: “Nuk ka asnjë lloj vlere që mund të të kthejë atë pjesë të jetës që ta kanë vjedhur.”

Disa u ankuan se qeveria u kishte zbritur nga kompensimi letrat me vlerë apo pronat që kishin marrë para vitit 2007.

“Ato letra me vlerë sot nuk vlejnë më dhe vlera e apartamenteve kompensuese u llogarit sipas çmimit të tregut të sotëm, kur popullsia e gjerë i mori thuajse falas”, shkroi Agron Hado, djali i një ish të burgosuri, duke iu referuar çmimeve të ulëta të privatizimit të apartamenteve pas rënies së komunizmit.

Ish i internuari Mihaill Pumo tha se kompensimi ka “rëndësi morale, për hir të drejtësisë që nuk e kemi marrë ende”.

Pengesa burokratike

Ndërtesa të braktisura në vendin e kampit të Tepelenës në vitin 2023

Rreth dy të tretat e të anketuarve thanë se procesi i kompensimit ishte rraskapitës, me shumë prej tyre që raportuan vështirësi në sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) ka raportuar se nga 1,220 aplikime të shqyrtuara që nga viti 2017, “një në tre nuk kishte dokumente arkivore”.

Disa kategori janë përjashtuar krejtësisht nga skema, si familjet e të ekzekutuarve para datës 30 nëntor 1944 dhe të burgosurit politikë të dënuar për “akte terroriste”.

“I gjeta të gjitha dokumentet, pastaj ndryshoi ligji dhe na përjashtuan”, shkroi Ndriçim Mehmeti, gjyshi i të cilit u ekzekutua në vitin 1943.

Beci e përshkroi procesin e kompensimit si “tragjikomik”.

Për humbjen e vëllait të tij, që u vra gjatë përpjekjes për arratisje, Beci ka të drejtë për dëmshpërblim sa për tetë vite burg.

“Ishte shtet vrasës dje, tani është shtet gati tallës.”

*Ky artikull u realizua nga Fondacioni Kujto (Shqipëri) si pjesë e projektit Media Innovation Europe.

Qëndrimet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Komisionit Evropian. As Bashkimi Evropian dhe as autoriteti që jep grantin nuk mund të mbahen përgjegjës për to.

/BIRN

Etiketa: dëmshpërblimikomunizmipolitikpritjespactë burgosuritTragjikomike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Radhë kilometrike në Qafë-Thanë, qytetarët presin me orë të tëra për të kaluar kufirin

15:30 : 12/07/2025
AKTUALITET

Mbi ish kamp-burgun politik të Spaçit dhe kujtesën martire të diktaturës

14:13 : 10/06/2025
AKTUALITET

Lubonja kundër restaurimit: Godinat e rrënuara të Spaçit flasin më tepër se muret e lyera me suva

18:57 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zhupa kërkon seancë dëgjimore urgjente me Gonxhen: Po fshihen gjurmët në burgun e Spaçit

15:57 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

19:56 : 02/06/2025
AKTUALITET

Ushtrohen kontrolle në paraburgimin e Durrësit, sekuestrohen 10 celularë

13:10 : 29/05/2025
Para

Abraham publikon videon, ndoqi “live” përmes celularit plaçkitjen e shtëpisë së tij

TË GJITHA

Garanci për një biznes pa ndërprerje: Linja Back-Up nga Digicom, tani me 50% ulje!

13:02 : 01/08/2025

Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës

12:53 : 01/08/2025

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

12:44 : 01/08/2025

Pas prokurores Gjeli, Rama nuk ndal sulmet edhe ndaj gjyqtarit Balliu

12:27 : 01/08/2025

Ushtronin prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen 2 punonjëset e s*ksit nga Kazakistani

12:19 : 01/08/2025

Panik në aeroportin e Korfuzit, goma e avionit shpërthen gjatë ngritjes

12:14 : 01/08/2025

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

12:11 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com