• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Borsh/ Qëlloi me pistoletë shokun e tij nga Kruja pas sherrit në lokal, 2 të arrestuar (DETAJE-EMRAT)

09:12 : 31/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në një lokal në Borsh, ku një konflikt mes tre miqsh ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri dhe një person të plagosur.

I plagosur ka mbetur Erlad Shullazi, 33 vjeç, me origjinë nga Kruja, i cili ka marrë një plumb në dorë. Ai është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka ndodhur gjatë konsumimit të alkoolit mes tre personave. Në rrethana ende të paqarta, Hekuran Çelaj, 42 vjeç, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të shokut të tij, duke e plagosur.

Policia ka reaguar menjëherë, duke arrestuar autorin e dyshuar, Hekuran Çelaj, ndërsa është ndaluar edhe shoku i tyre i tretë, Albert Dollaku, për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivet e konfliktit dhe për të sqaruar plotësisht dinamiken e ngjarjes.

Lexo edhe:

“Benz”-i del nga rruga dhe përfundon në kanal në Vlorë, 5 të plagosur

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

“Borsh, Himarë/Falë veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një shtetasi, pas një konflikti të ndodhur në Borsh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në një lokal në Borsh, rreth orës 02:20 të datës 31.07.2025, janë angazhuar menjëherë, duke shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet hetimore paraprake dhe këqyrja e pamjeve filmike, dyshohet se pas një konflikti midis disa shtetasve, shtetasi H. Ç. ka plagosur me armë zjarri automatike, shtetasin E. Sh., 33 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, është lokalizuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale. Gjithashtu, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor, i përbërë nga specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, gjetjen e armës së zjarrit të dyshuar të përdorur dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje“, njofton policia.

  • Ngjarjet kriminale zhvendosen drejt bregdetit

Ditët e fundit janë shtuar konfliktet, sherret por edhe ngjarjet kriminale kryesisht në bregdetin e jugut duke sjellë pasiguri për jetën e pushuesve të tjerë.

Edhe mbrëmjen e djeshme një përleshje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj. Dy palët përfshihen në një sherr masiv me grushte e shkelma një skenë e papërshtatshme për çdo vend turistik.

Ngjarja ndodhi në prani të turistëve, disa prej të cilëve duken të habitur e të shqetësuar nga dhuna që shpërtheu.

Lexo edhe:

Një i plagosur/ Sherri mes miqve përfundon në të shtëna me armë në Borsh

VIDEO/ Përleshje në Dhërmi, të rinjtë qëllojnë njëri-tjetrin me grushte e shkelma

Etiketa: arreestimErlad ShullaziHekuran ÇelajKrujapoliciasherr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Benz”-i del nga rruga dhe përfundon në kanal në Vlorë, 5 të plagosur

20:53 : 12/11/2025
AKTUALITET

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

16:11 : 12/11/2025
AKTUALITET

Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, merret nën hetim shqiptari në Greqi

15:51 : 12/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Durrës/ 55-vjeçari humb jetën pas sherrit me një 18-vjeçar, arrestohet i riu

12:07 : 12/11/2025
AKTUALITET

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025
AKTUALITET

Darka e fundit! Dyshohet se u vra nga bashkëshorti dhe u hodh në liqen, si u zhduk Nadire Shpata

20:40 : 11/11/2025
Para

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga 26-vjeçari

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 13 nëntor 2025

23:10 : 12/11/2025

Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi

23:05 : 12/11/2025

Si i shikoni hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut? Ja si përgjigjet Gonzato

22:55 : 12/11/2025

Çfarë po ndodh me fondet IPARD?/ Gonzato: Pagesat janë pezulluar, procesi kërkon kohë

22:47 : 12/11/2025

Gonzato: Ndikimi në sistemin e drejtësisë, kompromenton shanset për në BE

22:43 : 12/11/2025

A është SPAK i ndikuar nga politika? Ja çfarë thotë ambasadori i BE-së

22:34 : 12/11/2025

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

22:27 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com