• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes/ Burg për gazetarët, kolaudimin e dëmtimin e organeve gjenitale

17:06 : 30/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Qeveria paraqiti për konsultim një draft të ri të Kodit Penal që sjell ndryshime rrënjësore, të cilat, në disa raste, shihen si alarmante e në disa të tjera si qesharake.

Ky dokument, që Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, do ta quante penalizues dhe represiv ndaj qytetarëve, nuk synon vetëm kriminelët, por prek drejtpërdrejt edhe qytetarët e zakonshëm, gazetarët dhe lirinë e shprehjes.

Disa nga nenet e tij kanë nxitur reagime të forta në opinionin publik e mediatik, por nga ana tjetër kanë krijuar edhe ilaritet, pasi përmbajnë përcaktime të konsideruara si absurde e deri qesharake nga juristë të ndryshëm.

Një nen i ri, me numër 536, që s’ka ekzistuar kurrë më parë, është shtuar për të dënuar me deri në 3 vjet burg ata që mendohet se i bëjnë presion drejtësisë.

“Bërja apo publikimi i komenteve me anë të të cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethanave shtypëse ndaj pavarësisë së saj, shtrembërimit të qëllimshëm të cilësisë së provave apo paraqitjes së tyre në kundërshtim me përmbajtjen e vërtetë, imponimit për të krijuar pabesueshmërinë në publik të aftësisë së gjykatës për të qenë e pavarur, të kryera për çdo interes apo përfitim, për të dëmtuar apo favorizuar persona të veçantë, e kryer përpara dhënies së një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”

Lexo edhe:

Kodi i ri Penal/ Hazizaj: Vjen nga një skutë e errët, Kuvendi nuk duhet ta miratojë!

Kodi i ri Penal/ Avokati: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut! Disa nene në nivelin e lajthitjes

Në këtë formë, edhe një editorial, koment apo status kritik ndaj një procesi gjyqësor mund të konsiderohet “rrethanë shtypëse”. Në vende të tjera, ndikimi në sistemin e drejtësisë rregullohet nga kodi i etikës për gjyqtarët dhe ngarkon me përgjegjësi gjyqtarët që ndikohen nga komentet, dhe jo ata që bëjnë komente.

Një tjetër parashikon dënime deri në 5 vjet burg për dhënie apo publikim të informacioneve që lidhen me hetime, arrestime, vendndodhje personash e dokumentesh apo të dhëna penale. Publikimi në çdo formë i këtyre të dhënave e shton dënimin deri në një të tretën.

“1. Dhënia e informacioneve të rëndësishme që lidhen me operacione arrestimesh, vendndodhje dokumentesh apo personash, ngjarje kriminale, rekorde kriminale, lëvizje personash, pavarësisht shkaqeve të dhënies së tij, përveçse kur ka shkaqe padënueshmërie, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

4.Publikimi me çfarëdolloj forme i akteve të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, shton dënimin deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë, dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.”

Ky duket si neni më shqetësues për lirinë e shtypit dhe gazetarët, pasi cenon drejtpërdrejt rolin e tyre në raportimin e çështjeve sensitive publike dhe hedh hije mbi transparencën.

Drafti parashikon burg edhe kur nuk bën kolaudimin e makinës.

“Moskryerja e procedurave të kontrollit teknik të mjeteve motorike, apo kryerja e tyre në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, nga personi i cili ka për detyrë ta kryejë atë, kur kanë krijuar apo përbëjnë rrezik për jetën dhe sigurinë e njerëzve gjatë qarkullimit rrugor ose, kur kanë sjellë ndotjen tej normave të lejuara të ajrit, ujërave apo tokës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.”

Ka dënime me burg edhe për gjymtimin e organeve gjenitale femërore.

  1. “Dëmtimi i rëndë i organeve gjenitale femërore, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.
  2. Do të vlerësohen si dëmtim i rëndë i organeve gjenitale femërore sjelljet e mëposhtme të qëllimshme:
    a) prerja, infibulimi ose kryerja e ndonjë gjymtimi tjetër për të tërë ose një pjesë të buzëve të mëdha, buzëve të vogla ose klitorit;
    b) shtrëngimi ose kërkesa ndaj një gruaje që t’i nënshtrohet ndonjë prej akteve të renditura në shkronjën “a”;
    c) provokimi, shtrëngimi ose kërkesa ndaj një vajze që t’i nënshtrohet ndonjë prej akteve të renditura në shkronjën “a”.”

Edhe bigamia dënohet me burg.

  1. Lidhja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
  2. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.
  3. Ky nen gjen zbatim edhe kur fakti është konsumuar jashtë territorit nga një shtetas shqiptar ose nga një i huaj me banim në Shqipëri, ose në dëm të një shtetasi shqiptar ose të një të huaji me banim në Shqipëri, në vende apo shtetas të vendeve që e lejojnë bigaminë.”

Por ka edhe dënime nëse dëmton shtresën e ozonit,

“Prodhimi, vendosja në treg, importi, eksporti, përdorimi ose lëshimi i substancave që shkatërrojnë ozonin, qofshin vetëm ose si përzierje, siç referohet në aktet e brendshme ligjore apo ato ndërkombëtare, ose prodhimi, vendosja në treg, importi, eksporti ose përdorimi i produkteve dhe pajisjeve dhe pjesëve të tyre, që përmbajnë substanca që shkatërrojnë ozonin ose funksionimi i të cilave mbështetet në ato substanca të përmendura në aktet normative vendase apo ndërkombëtare, ose prodhimi, vendosja në treg, importi, eksporti ose përdorimi i produkteve dhe pajisjeve, dhe pjesëve të tyre, që përmbajnë gazra serrë të fluoruara ose funksionimi i të cilave mbështetet në ato gaze të përmendura në ato akte, ose vënia në punë e këtyre produkteve dhe pajisjeve, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet dhe gjobë.”

Zgjerimi i zonave që penalizohen ka ngritur pikëpyetje për balancën midis rendit publik dhe lirive themelore të njeriut.

/Tv Klan

Etiketa: alarmuesbigaminëBurggazetaretkodi i ri penalkolaudiminorganin gjenitalqesharak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Hazizaj: Vjen nga një skutë e errët, Kuvendi nuk duhet ta miratojë!

20:58 : 30/07/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Avokati: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut! Disa nene në nivelin e lajthitjes

20:16 : 30/07/2025
AKTUALITET

Manipulimi i mediave/ Kur Veliajt i kthehet kundër ‘përbindshi’ që ka ushqyer

15:56 : 30/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Kontrolle në burgun e Dubravës, zbulohen qese me lëndë narkotike dhe 5 telefonë

15:22 : 30/07/2025
AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë del kundër Kodit të ri Penal: Dënime më shumë se në komunizëm

13:15 : 30/07/2025
AKTUALITET

Veliaj nga qelia: Jam viktimë e një persekutimi politik dhe vetting-u të paprecedentë. 7 pyetje SPAK-ut

11:52 : 30/07/2025
Para

"Kush e caktoi Rakipin?"/ Burimi: Kodi i ri Penal, skandaloz dhe i rrezikshëm

TË GJITHA

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e SPAK

12:43 : 31/07/2025

Vendet me ujërat më të pastra në Europë, pse Shqipëria renditet e fundit?

12:25 : 31/07/2025

Millosh Plleskoviç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

12:18 : 31/07/2025

“21 Janari”/ Dumani: Hetime intensive për vrasjet dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

12:15 : 31/07/2025

Nga kufizimi i kompetencave të SPAK, tek Veliaj e Gëllçi, ja çfarë thotë Dumani

12:14 : 31/07/2025

25 persona përfundojnë në spital pas turbulencave të forta në një fluturim të Delta Air Lines

12:04 : 31/07/2025

Kodi i ri Penal, Dumani: S’jemi të përfshirë! Nuk e komentoj pa parë draftin

11:47 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com