• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Kodi i ri penal ka dalë nga shpellat e mafies për interes të narkoshteti

13:14 : 28/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi ndryshimin e kodit penal të Shqipërisë si një veprim të nxjerrë nga “shpellat e mafies”, duke e lidhur këtë akt me interesat e asaj që kryedemokrati e quan “narkoshtetit”.

Sipas Berishës, ky kod i ri, i hartuar dhe miratuar pa asnjë konsultim me faktorët e rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, është një përpjekje për të mbrojtur zyrtarët dhe ata që janë përfshirë në krime të rënda, ndërkohë që qytetarët preken nga masa të ashpra.

Ai kritikon se ky akt është miratuar pa asnjë konsultim të vërtetë, dhe thotë se ndryshimi i ligjeve, pa respektuar parimet e stabilitetit dhe transparencës, dëmton thelbësisht funksionimin e drejtësisë.

“Narkoshteti paraqiti dy ditë më parë narkokodin penal të Shqipërisë, në të cilin goditen pa mëshirë qytetarët, trajtohen me butësi maksimale zyrtarët dhe ata të cilët në drejtësinë e shekujve për aktet e tyre kanë marrë dënimin me vdekje, por duke e ndaluar një masë të tillë, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, vendet anëtare të Këshillit të Europës, kanë hequr dënimin me vdekje nga kodet penale dhe kanë ruajtur dënime të tjera.

Ata tani kanë të mundur plotësisht të dalin dhe të bëjnë punë vullnetare sepse janë eksponentë kryesorë të mafies qeveritare. Nga viti 1992 gjer sot, Shqipëria ka hartuar ligje të bazuara në standardet më të mira dhe të asistuar nga institucionet kompetente evropiane.

Lexo edhe:

Bardhi: Asnjë deputet i PD-së nuk merr pjesë në komisionet parlamentare nesër

“AKSHI i dha 7 mln euro “ONI SHPK” me procedura të mbyllura dhe pa transparencë”

Në këtë kontekst, në vitet ’90 u nda nga kodet e vjetra të diktaturës komuniste dhe u vendosën ligje të reja. Natyrisht ligji nuk është një e dhënë njëherë e përgjithmonë, por veçanërisht kodet, me dinamizmin e krimit dhe veprave penale, ato pasqyrojnë ndryshimet e realitetit.
Por gjithmonë një parim nga themeluesi i parimeve të shtetit modern, Monteskje, ligji preket rrallë dhe kur preket, preket me një dorë që dridhet.

Pse kjo? Sepse stabiliteti i ligjit është kushti madhor i sigurisë juridike, e cila përbën dimension më cilësor të shtetit ligjor. Duke përmbysur në mënyrë të vazhdueshme ligjet, ti vetë sistemin e zhyt në një mjedis pasigurie. Sistemi juridik.

Do t’u jap një shembull, ky është kodi i tretë në 30 vite. Në vitin 1995, u miratua kodi i parë penal. Në vitin 2014, me ndihmën e Euralius, u hartua kodi penal që është sot në fuqi.

Dhe pa u mbushur 10 vite apo fiks në 10 vite, del nga shpellat e mafies, pa asnjë konsultim, nga zyrat e Edi Ramës, një tekst tjetër i ri i kodit penal. Edhe njëherë, kodet plotësohen me veprat penale që krijohen, me praktikat që duhet të zbatohen, por të ndryshosh kod çdo 10 vite do të thotë se interesa tepër të mprehta të detyrojnë të ndërmarrësh një akt të tillë.

Dhe këtë kur e ndërmerr në mënyrë pothuaj të fshehtë, pa asnjë konsultim paraprak me faktorët kryesorë, me avokatët, me gjyqtarët, me prokurorët, me shoqërinë civile, me mediat, me deputetët, por del sikur e nxjerr nga shpella dhe e paraqet atë, tregon se nuk ke asgjë të përbashkët aty për interesat e shtetit ligjor, as të qytetarit, mbrojtjes së jetës dhe pronave të qytetarëve, por përkundrazi ke interesat e narkoshtetit, shtetit mafioz, karteleve të drogës që të imponojnë të ndërmarrësh një hap të tillë në sekret të plotë”, tha Berisha.

Etiketa: kodi penaklopozitaPDselia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi: Asnjë deputet i PD-së nuk merr pjesë në komisionet parlamentare nesër

19:17 : 09/11/2025
AKTUALITET

“AKSHI i dha 7 mln euro “ONI SHPK” me procedura të mbyllura dhe pa transparencë”

11:49 : 09/11/2025
AKTUALITET

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

10:54 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tabaku: Rritja e pagave e pamjaftueshme, qytetarët përballen me çmime të larta dhe varfëri

09:47 : 08/11/2025
AKTUALITET

Përplasja PS–PD kalon te Etika! Socialistët kërkojnë ndëshkim për Berishën, demokratët për Ballën

17:40 : 07/11/2025
AKTUALITET

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

12:36 : 07/11/2025
Para

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

TË GJITHA

I ftohti polar godet SHBA-në, zonat ku priten temperatura rekord

21:01 : 09/11/2025

Balotazhi në Kosovë/ Numërimi i kutive drejt fundit, kush kryeson në 18 komuna

20:37 : 09/11/2025

Zelensky: Kam nënshkruar sanksione të reja kundër Rusisë

20:23 : 09/11/2025

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Rrogozhinë

20:05 : 09/11/2025

Mafia e duhanit / ISHP lejon reklamimin e IQOS në shkelje të ligjit, në SHBA ndalohet si e rrezikshme

19:59 : 09/11/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Dalin rezultatet e exit poll-eve, kush kryeson

19:34 : 09/11/2025

Bardhi: Asnjë deputet i PD-së nuk merr pjesë në komisionet parlamentare nesër

19:17 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com