• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në qendër të trafikut të drogës, pronari i “Cinco Cavalli” Ermir Ndreaj në pranga

13:39 : 26/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Biznesmeni i njohur Ermir Ndreaj është një ndër personat e arrestuar gjatë operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që nisi mbrëmjen e kaluar.

Ndreaj nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ai jeton në Tiranë dhe konsiderohej si një nga sipërmarrësit e suksesshëm në sektorin e shërbimeve luksoze. Ndreaj ka ngritur disa biznese të profilit të lartë, përfshirë klub nate, restorante dhe një klinikë estetike.

Njëri prej lokaleve të njohura që ai zotëron është “Cinco Cavalli” në Durrës, nga ku i ka mbetur edhe nofka “Cinco”. Po ashtu, në Tiranë, ai është i lidhur me restorantin “Savoy Garden”, i cili ndodhet në kompleksin “Delijorgji” dhe frekuentohet nga personazhe të njohur publikë dhe figura elitare të vendit.

Në të njëjtin kompleks ndodhet edhe “Clinique Cinq”, një klinikë estetike që menaxhohet së bashku me partneren e Ndreajt. Sipas burimeve, mbrëmjen e djeshme, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kryen kontrolle në këto ambiente.

Ndreaj dyshohet se është i përfshirë në një rrjet kriminal të trafikut të drogës, të zbuluar përmes përgjimeve në aplikacionin e koduar Sky ECC, ku përmenden edhe emrat e të arrestuarve të tjerë. Hetimet e SPAK vijojnë, ndërsa priten arrestime dhe zhvillime të tjera në ditët në vijim.

Lexo edhe:

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

Operacioni i SPAK: 

Operacioni i nisur mbrëmjen e djeshme nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përveç Ermir Ndreaj, ka çuar në pranga edhe 3 persona të tjerë, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e kokainës. Të arrestuarit janë:

Ervin Hoxhosmani

Artur Hoxhosmani

Ilir Lloshi, i identifikuar së fundmi si personi i katërt i vënë në pranga

Hetimet janë zhvilluar mbi bazën e përgjimeve në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, përmes të cilit grupi komunikonte për aktivitetet kriminale. Një nga personat kyç në këtë rrjet, Erion Alibej, tashmë i penduar i drejtësisë, ka dhënë dëshmi të detajuara për skemën e trafikut, përfshirjen e personave të arrestuar dhe rolet që kishin në organizatë.

Në kuadër të këtij hetimi, janë komunikuar gjithashtu akuza të reja për Plarent Dervishajn – i njohur për përfshirjen në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj – si dhe për vetë Erion Alibejn, i cili ndonëse bashkëpunëtor i drejtësisë, është nën hetim për disa vrasje me pagesë.

Gjatë aksionit, janë sekuestruar ora luksoze, bizhuteri dhe automjete të shtrenjta, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i grupit. Deri tani, në total janë shtatë persona nën hetim:

4 të arrestuar,

1 i shpallur në kërkim jashtë vendit,

2 të tjerë për të cilët po vijon hetimi dhe nuk është bërë publik identiteti.

Bizneset në pronësi të Ndrejajt

Etiketa: Artur HoxhosmaniCinco CavalliClinique CinqErmir NdreajErvin HoxhosmaniIlir LloshiSavoy Gardenspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

10:54 : 08/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

09:26 : 08/11/2025
AKTUALITET

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025
AKTUALITET

Zbardhet skema e Ballukut: kompania me dy bilance që fshehu milionat e Tunelit të Llogarasë

22:06 : 07/11/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku/ Gazetarja zbulon pistat e reja: Transfertë 6 mln € në Zvicër! Letër-porosi edhe nga Meksika

17:51 : 07/11/2025
Para

Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia! Vihet në pranga 58-vjeçari në Tropojë

TË GJITHA

Të përfituara nga krimi sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, ja kujt i përkisnin

11:23 : 08/11/2025

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

11:14 : 08/11/2025

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

10:54 : 08/11/2025

I dënuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Anglia, Mikel Hoxha

10:37 : 08/11/2025

Aksident i rëndë në Lezhë, humbin jetën 2 persona

10:24 : 08/11/2025

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025

Tabaku: Rritja e pagave e pamjaftueshme, qytetarët përballen me çmime të larta dhe varfëri

09:47 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com