• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

11:56 : 24/07/2025
në RAJONI

Siguria e Kosovës po rrezikohet nga raste spiunazhi të lidhura me shërbimet sekrete serbe. Arrestimet e fundit ngrenë shqetësime për përmasat e kërcënimit dhe gatishmërinë institucionale për t’u përballur me të.

Veprimet e spiunazhit rrezikojnë drejtpërdrejt rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe sigurinë e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj, thotë prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu.

Megjithatë, ai siguron se kjo strukturë është e përgatitur dhe e gatshme të ndërmarrë veprime hetimore në çdo moment për raste të tilla.

“Gjatë trajtimit të këtyre rasteve, Prokuroria vepron në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Lexo edhe:

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 52-të të konstituohet, nesër seanca e radhës

Si rezultat të kësaj pune, Kodraliu përmend në mënyrë të veçantë aktgjykimin e parë për spiunazh në Kosovë, dhënë ish-zyrtarit policor, Aleksandar Vllajiq.

Vllajiq u dënua më 5 qershor nga Gjykata Themelore në Prishtinë me pesë vjet burgim, pasi pranoi se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë – BIA.

Këtë muaj, edhe një zyrtar tjetër policor i Kosovës, po ashtu me kombësi serbe, u dërgua në paraburgim nën dyshimet për spiunazh.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se Bojan Jevtiq “është i arrestuari i gjashtë me radhë në rastet e spiunazhit në Kosovë”, pa dhënë detaje mbi periudhën kohore të arrestimeve.

Më herët këtë vit, Radio Evropa e Lirë raportoi për arrestimin e Jellena Gjukanoviqit, serbe nga Kosova, nën akuzat për spiunazh.

Në qershor të vitit të kaluar u arrestuan edhe Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, pas dyshimeve se spiunuan te BIA.

A është Kosova nën një ofensivë të inteligjencës serbe?

Radio Evropa e Lirë pyeti Policinë e Kosovës nëse vendi është duke u përballur me një ofensivë të inteligjencës serbe dhe sa i përgatitur është për t’u kundërpërgjigjur, por nuk mori asnjë sqarim.

Në një konferencë për media më 22 korrik, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se situata e sigurisë, në përgjithësi, është e qetë dhe stabile.

“Ne i dimë qëllimet e politikës së Serbisë, sidomos të institucioneve të saj. Nuk është se gjithmonë kanë qenë – apo fare herë kanë qenë – në përkrahje të paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vendin tonë”, tha Hoxha.

Eksperti i sigurisë, Valdet Hoxha, nuk e përjashton mundësinë që shërbimet e vendeve jo mike – veçanërisht ato serbe – të jenë duke shfrytëzuar momentin.

Ai thotë se periudhat e pasigurisë politike, si ajo që po kalon aktualisht Kosova, janë zakonisht të favorshme për aktivitete të padukshme si spiunazhi.

Megjithatë, thekson se këto veprime nuk janë domosdoshmërisht të reja apo të lidhura vetëm me periudhën e fundit, pavarësisht arrestimeve.

Çfarë synon të dëmtojë spiunazhi?

Hoxha, i cili në të kaluarën ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, shpjegon se spiunazhi, në thelb, synon dëmtimin e sigurisë kombëtare të Kosovës.

“Ky aktivitet përpiqet të dobësojë dhe komprometojë institucionet e shtetit, të shkaktojë dëme ekonomike, të nxisë konflikte të brendshme dhe veprime të tjera, që minojnë funksionimin normal të shtetit dhe krijojnë perceptimin e një shteti të dështuar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Po në të njëjtën frymë, Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, paralajmëron se inteligjenca serbe nuk ndalet për asnjë moment në përpjekjet për të destabilizuar Kosovën nga brenda.

Sipas tij, ajo përdor çdo mundësi për të minuar themelet e shtetit dhe të demokracisë.

“Serbia po vazhdon luftën speciale ndaj Kosovës, përfshirë këtu aktivitetet e spiunazhit, sabotimit, ndikimit në vendimmarrje dhe influencimit të komunitetit serb”, thotë Ramadani për Radion Evropa e Lirë.

Viteve të fundit, disa persona janë shpallur të padëshirueshëm në Kosovë dhe janë dëbuar, për shkak të rrezikimit të sigurisë kombëtare.

Derisa dëmet e shkaktuara është vështirë të maten, sipas ekspertëve, Serbia vazhdimisht mohon se është e përfshirë në aktivitete të tilla në Kosovë.

A është Kosova mjaftueshëm e përgatitur?

Përgjigjja nga të dy ekspertët është e prerë: po.

Ramadani thekson se Kosova ka punuar vazhdimisht për të forcuar kapacitetet e saj kundër këtij kërcënimi.

“Arrestimet dhe përballja me drejtësinë janë instrumente që parashihen në këto raste – kur është e domosdoshme. Ndërsa, pjesa tjetër e aktiviteteve përballuese lidhet me dobësimin dhe zhvleftësimin e këtyre ndërhyrjeve”, thotë ai.

Hoxha, në anën tjetër, nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në fushën e inteligjencës, i cili, sipas tij, “është në nivel të shkëlqyer”.

“Kosova, fatmirësisht, e ka ndërtuar kornizën ligjore për funksionimin e duhur të mekanizmave kompetentë në fushën e sigurisë”, thotë ai.

Me Kodin Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me minimum pesë vjet burg, nëse konfirmohet fajësia.

Serbia si kërcënim i vazhdueshëm

Javëve të fundit, udhëheqja shtetërore e Kosovës ka rritur veçanërisht zërin ndaj Serbisë, duke e cilësuar atë si burim të vazhdueshëm kërcënimi për sigurinë e vendit.

Presidentja Vjosa Osmani tha më 15 korrik se Serbia, vazhdimisht, përpiqet ta destabilizojë Kosovën – edhe me “akte agresioni”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, reagoi ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të bëra pas arrestimit të një zyrtari serb nga autoritetet kosovare, duke i quajtur ato kërcënuese dhe destabilizuese.

Vuçiq paralajmëroi “pasoja të paparashikueshme” pas arrestimit të Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili u dërgua në paraburgim për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Kurti, po ashtu, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë, pasi, siç tha, “ka indikacione” për provokime dhe ndalime arbitrare të qytetarëve të Kosovës.

Përshkallëzimi i fundit i madh i situatës në Kosovë ndodhi në shtator të vitit 2023, kur një grup i serbëve të armatosur, i udhëhequr nga Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një polic.

Prishtina e cilësoi atë si sulm terrorist dhe të orkestruar nga Serbia, por Beogradi mohoi çdo përgjegjësi.

Në Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027, Serbia përshkruhet si kërcënimi kryesor i sigurisë për Republikën e Kosovës.

Për rrezikun e vazhdueshëm të tensioneve në Kosovë paralajmëroi këtë muaj edhe një raport i inteligjencës kroate.

Në vazhdën e këtyre zhvillimeve, ish-zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës, Valdet Hoxha, thekson nevojën për vigjilencë të vazhdueshme dhe masa të adaptueshme.

Ai sugjeron përforcimin e bashkërendimit institucional, rritjen e bashkëpunimit me partnerët strategjikë dhe harmonizimin e kornizës ligjore, për të përballuar kërcënime – si spiunazhi e të tjera – në mënyrë efektive./REL

Etiketa: kosoveSerbisigurispiune

Lajme të lidhura

RAJONI

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

12:28 : 25/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 52-të të konstituohet, nesër seanca e radhës

11:56 : 25/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Dy të mitur shqyejnë dhe përdhosin flamurin shqiptar (VIDEO)

19:24 : 24/07/2025
BOTA

Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

10:56 : 24/07/2025
Lajmet e Dites

Kosovë/ PDK dhe AAK: Kërkesa e Osmanit për Kushtetuesen i jep kohë Vetëvendosjes

12:02 : 23/07/2025
RAJONI

Policia e Kosovës gjen raketahedhëse në Mitrovicë të Veriut, prodhim serb

18:36 : 21/07/2025
Para

Vrau vëllanë dhe kunatën, kërkohet burgim i përjetshëm për Arsen Muskurtin

TË GJITHA

Allegri: Milani po ndërtohet me zgjuarsi, nuk jam xheloz për merkaton e Liverpool-it

19:08 : 25/07/2025

Zjarr në Ibë të Tiranës, flakët përfshijnë një objekt

19:08 : 25/07/2025

“Rama i porosit vetë kullat”/ Çollaku: Krimi i organizuar shqiptar ka shqetësuar ndërkombëtarët

19:01 : 25/07/2025

OKB: Një e treta e banorëve të Gazës nuk hanë për ditë të tëra

18:57 : 25/07/2025

Makina përplaset me motorin në Sarandë, mbetet i lënduar rëndë 27-vjeçari (EMRI)

18:52 : 25/07/2025

Vajza denoncon zjarrfikësit në Delvinë: E lanë babain dhe gjyshin të digjet, edhe i rrahën

18:47 : 25/07/2025

Trajneri i Brugge komenton zhurmën rreth Jasharit: Çdo gjë do të sqarohet shumë shpejt

18:47 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com