• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banorët e Kaçinarit udhëtojnë deri në 60 kilometra për një recetë

08:28 : 24/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Çdo herë që Nikoll Markut i nevojitet një recetë ose një vizitë tek mjeku i familjes, ai përgatitet për një udhëtim të gjatë e të lodhshëm: 60 kilometra rrugë nga fshati i tij i thellë malor në Arrës deri në Reps, qendra më e afërt shëndetësore pas mbylljes së ambulancës në Kaçinar.

Sipas tij, edhe qasja ndaj barnave për sëmundje kronike është vështirësuar.

“Ka njerëz me sëmundje kronike që kanë nevojë për ndjekje të vazhdueshme,” tha ai. “Me pak fjalë, na kanë lënë jashtë sistemit.”

Kryeplaku i fshatit Kaçinar, Ndue Çupi, konfirmon se mungesa e mjekut është kthyer në shqetësim për qindra banorë të zonës.

“Deri një vit më parë kishim mjek, por u largua. Zona është shpopulluar dhe kanë mbetur kryesisht të moshuar që kanë nevojë për shërbim. Të udhëtosh deri në Reps për një recetë është absurde. Po të na kishin bashkuar me Rrëshenin, do ishte më mirë,” shprehet Çupi.

Lexo edhe:

Raporti: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime

“Mbrohet nga policia”/ Denoncimi: Ndou nga Puka shfrytëzon burimin e ujit Krullia në Shëngjergj

Sipas tij, në Kaçinar janë të pranishëm vetëm dy infermierë, të cilët nuk mund të zëvendësojnë mjekun në lëshimin e recetave apo vlerësimin e sëmundjeve.

Nga një përgjigje zyrtare e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, marrë nga BIRN përmes një kërkese për të drejtën e informimit, rezulton se shërbimi në qarkun e Mirditës mbulohet nga pesë qendra shëndetësore, të mbështetura nga pika ambulatore në çdo fshat.

“Mjekët e familjes dhe personeli infermieror sigurojnë akses të vazhdueshëm për popullsinë, sipas standardit prej një mjeku për 2,500 banorë. Në rastin e Kaçinarit, për shkak të uljes së numrit të banorëve, shërbimi është bashkuar me Njësinë Administrative Orosh,” thuhet në përgjigje.

Por në terren situata duket ndryshe. Banorët thonë se pikat ambulatore shpesh janë të mbyllura dhe mungesa e infermierëve është gjithashtu problematike.

“Fshati ynë ka qendër ambulatore, por zakonisht është e mbyllur. Duhet të telefonojmë infermierin që të vijë, ose të shkojmë në Rrëshen,” thotë një banor i fshatit Hebë në Njësinë Administrative të Fanit, i cili kërkon të mbetet anonim. “Në vitin 2025 nuk është e pranueshme që të vuajmë për shërbim bazik shëndetësor.”/ BIRN

Etiketa: banorëKaçinarimjeku i familjesrecete

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime

13:10 : 27/08/2025
AKTUALITET

“Mbrohet nga policia”/ Denoncimi: Ndou nga Puka shfrytëzon burimin e ujit Krullia në Shëngjergj

13:24 : 17/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në Delvinë/ Banorët shpërthejnë në akuza: Helikopterët u vonuan, shteti mungon

13:51 : 13/08/2025
AKTUALITET

Zjarret në Gramsh/ Shkon në 8 numri i të lënduarve, disa të tjerëve ende nuk u dihet “fati”

17:32 : 12/08/2025
AKTUALITET

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

10:19 : 31/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Shpirag lë pasoja të rënda, banorët kërkojnë përgjegjësi për dëmet

22:19 : 30/07/2025
Para

Në 59% të bashkive, numri i bizneseve të vogëla në rënie nga tkurrja e popullsisë

TË GJITHA

Osmani takohet me Trumpin: Aleanca me SHBA-në, bosht i pathyeshëm

09:52 : 27/09/2025

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

09:42 : 27/09/2025

Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isain?

09:26 : 27/09/2025

Këmbimi valutor 27 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:12 : 27/09/2025

Tarifat amerikane për barnat, reagon BE: Marrëveshja na mbron

08:59 : 27/09/2025

U vra në Tepelenë, biznesmeni italian kishte shkuar për gjah

08:40 : 27/09/2025

Përplasje të forta brenda KLP-së/ Bllokohet gara për kreun e ri të SPAK

08:27 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com