• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasi i “morën frymën” Tiranës, rekord ndërtimesh edhe në Kamzë, Golem e Lezhë

08:59 : 23/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Për 2024, në rang vendi 61 bashkitë arkëtuan 18,5 mld lekë apo rreth 42,3% më shumë se në 2023 nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për lejet e reja që jepen për ndërtim, sipas raportit të Institutit të Bashkive të Shqipërisë “Qeverisja Vendore në Shqipëri – Raport mbi situatën aktuale”.

Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të totalit të arkëtimeve me 72% e ndjekur nga bashkitë Kamzë me 8%, Durrësi 3%, dhe Vlora, Saranda dhe Himara me nga 2% secila.

Në Tiranë, arkëtimet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për vitin 2024 arritën 14,3 miliardë lekë, apo rreth 140 mln euro sipas raportit të Institutit të Bashkive. Për 2023, arkëtimet arritën 9,3 miliardë lekë. Krahasuar me 2023 arkëtimet u rritën rreth 53% (pothuajse rreth 5 mld lekë më shumë).

Rritja e arkëtimeve në Tiranë është ndikuar nga shtimi i sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit dhe ndryshimet në çmimet e referencave që nisin zbatimin nga muaji gusht 2023.

Lexo edhe:

Plagosja në Lezhë, policia ndan detajet e para/ EMRI

Zjarr pranë plazhit të Tales në Lezhë, era favorizon përhapjen e flakëve

Mbi këto çmime llogariten edhe detyrimet e ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë. Në kryeqytet në 2024-n u dha një rekord prej 1.9 milionë metrash katroleje ndërtimi, me rritje 36% me bazë vjetore.

Pas Tiranës, vendin e dytë për nivelin e arkëtimeve e mban Kamza, e ndjekur më pas nga Kavaja, Vlora, Shkodra, Vora, Elbasani, Korça, Lezha etj.

Bashkia e Kamzës ka një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga kjo taksë, si në vlerë absolute dhe në %. Arkëtimet për 2024 arritën në vlerën e 1,3 mld lekëve apo 23% më shumë sesa viti paraardhës. Në Kamzë, kryesisht në zonën e Paskuqanit po ndërtohen komplekse pallatesh, që janë më të leverdishme se në kryeqytet, duke u luhatur nga 800-1200 euro/m2, nga mbi 1400 euro/m2 që fillojnë në Tiranë.

Bien arkëtimet në Vlorë e Sarandë; “Shpërthen” Lezha e Golemi

Kavaja është bashkia e tretë që ka pasur nivelin më të lartë të ndërtimeve në 2024-n, me Bashkinë që ka arkëtuar 584 milionë lekë në 2024-n, me rritje 54% me bazë vjetore.

Në zonën e Golemit (që i përket Kavajës duke nisur nga Përroi i Agait), ndërtimet janë intensifikuar me hotele e komplekse banimi, duke ulur më tej hapësirat e gjelbra, ashtu siç ndodhi vite më parë në Plazh apo në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Në bregdetin e Durrësit e Golemit ka kërkesë për blerje nga të huajt, duke nxitur dhe rritjen e çmimeve, që fillojnë nga 1400 euro/m2.

Bashkia që ka shënuar rritjen më të fortë të arkëtimeve është Lezha. Për 2024-n, kjo bashki arkëtoi 460,4 mln lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë apo 256% më shumë se në 2023. Në zonën e Shëngjinit po ndërtohen pallate e hotele, duke shfrytëzuar çdo hapësirë të lirë të mundshme, e nxitur nga kërkesa e shtetasve të Kosovës, që duan të blejnë shtëpi pushimi, por edhe e polakëve.

Bashkitë pranë zonave bregdetare, si: Durrësi dhe Vlora edhe pse janë ndër 10 bashkitë me vlerën më të lartë të arkëtimeve nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, kanë ulje të ardhurash krahasuar me 2023.

Në Durrës u arkëtuan 231 mln lekë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rreth 38% më pak se 2023.

Në Vlorë u arkëtuan 203 mln lekë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për 2024 apo rreth 27% më se 2023. Edhe në Sarandë arkëtimet arritën në vlerën e 179,4 mln lekëve rreth 39% më pak se 2023.

Shkodra shënoi rritje të fortë me mbi dyfishin e të ardhurave. Nga 65,7 mln lekë në 2023, arkëtimet për 2024 arritën në vlerën e 140,7 mln lekëve rreth 114% më shumë se 2023./Monitor

Etiketa: betonizimgolemkamzelezhepallate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosja në Lezhë, policia ndan detajet e para/ EMRI

18:01 : 09/07/2026
AKTUALITET

Zjarr pranë plazhit të Tales në Lezhë, era favorizon përhapjen e flakëve

12:34 : 05/07/2026
AKTUALITET

Pas zjarrit në malin e Shëngjinit, ndizen dhe 3 vatra të tjera në Zadrimë, Balldren dhe Pllanë

11:38 : 04/07/2026
AKTUALITET

“Zonat e mbrojtura na pengojnë zhvillimin”/ 15 kryebashkiakët iniciatorë të betonizimit të perlave natyrore

10:59 : 04/07/2026
AKTUALITET

Shkatërrimi “jo krijues” dhe shkretues i Shqipërisë

09:31 : 04/07/2026
AKTUALITET

Nuk ndalet rritja e çmimeve/ Apartamentet në kullat e Tiranës deri në 1 mln euro

20:32 : 02/07/2026
Para

EMRI/ Dhunoi gruan në sy të fëmijëve të mitur, arrestohet 38-vjeçari

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş