• Kontakt
Monday, September 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Matrikulluan 120 bagëti të kontrabanduara nga Greqia, në kërkim i “rrezikshmi” i Bilishtit

11:01 : 23/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Katër veterinerë janë arrestuar nga policia në Korçë, pasi kishin matrikulluar 120 bagëti të imëta dhe gjedhë të kontabanduara nga Greqia.

Të arrestuar për shpërdorim të detyrës janë veterinerët Baki Myrtollari, 64 vjeç, banues në Durrës, Kujtim Agolli, 57 vjeç, banues në Korçë, Demir Koritari, 64 vjeç, banues në Maliq, punonjës të Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, dega Devoll.

Gjithashtu edhe Ergys Lame, 39 vjeç, banues në Devoll, punonjës (veteriner) i Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, dega Devoll, që do ketë edhe akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Ndërkohë janë proceduar penalisht 3 shtetas që kanë mbajtur në stallat e tyre, bagëtitë dhe gjedhët dhe është shpallur në kërkim 39-vjeçari Guri Mazelliu i cili dyshohet se ka kontrabanduar bagëtitë dhe gjedhët, nga Greqia.

Lexo edhe:

Makina përplas tufën me bagëti në Maliq, vret rreth 15 krerë

Raporti: Ndryshimet klimatike po zhdukin racat lokale të bagëtive në Shqipëri

Nga hetimet dyshohet se shtetasi i shpallur në kërkim, pasi ka kontrabanduar bagëtitë, në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar (veterinerët) i kanë matrikulluar bagëtitë dhe gjedhët, me matrikullat që kanë marrë nga zyra e veterinarisë në Devoll.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Matrikulli”, si rezultat i të cilit:
-u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit B. M., 64 vjeç, banues në Durrës, K. A., 57 vjeç, banues në Korçë, dhe D. K., 64 vjeç, banues në Maliq, punonjës (veterinerë) të Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, dega Devoll;

-u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi E. L., 39 vjeç, banues në Devoll, punonjës (veteriner) i Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, dega Devoll;

-u shpall në kërkim shtetasi G. M., 39 vjeç, banues në Devoll, i dyshuar për veprat penale “Kondrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kondrabandë”, “Tregtimi apo transportimi i mallrave kondrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

– u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. M., 40 vjeç, banues në fshatin Voskop, E. Z., 48 vjeç, banues në Bilisht, dhe R. Zh., 57 vjeç, banues në fshatin Tren, për veprën penale “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi i shpallur në kërkim G. M., ka kontrabanduar nga Greqia, 100 bagëti të imta dhe 20 gjedhë. Më pas, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar (veterinerët) i kanë matrikulluar bagëtitë dhe gjedhët, me matrikullat që kanë marrë nga zyra e veterinarisë në Devoll. 3 shtetasit e proceduar dyshohet se kanë mbajtur në stallat e tyre, bagëtitë dhe gjedhët e kontrabanduara nga 39-vjeçari.”- njofton policia.

Kush është Guri Mazelliu i njohur ndryshe si i “rrezikshmi” i Bilishtit

39 vjeçari Guri Mazelliu nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi më 1 Maj të vitit 2009, kur ai ishte 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar më sëpatë në kokë duke e lënë të plagosur shtetasin, Erigels Bregu.

EMRI/ Matrikuluan 120 bagëti të kontrabanduara nga Greqia, në

Një muaj më parë 39 vjeçari ka kanosur me armë punojësit të cilët po kryenin asfaltimin në rrugën e fshatit turistik të Dardhës në Korçë.

Guri Mazelliu strehohej në një stallë në kufi me Greqi dhe në momentin kur ektivët e Policisë i janë afruar për ta arrestuar, për shkak të terrenit të vështirë ai ka mundur të largohet dhe të arratiset drejt shtetit fqinj.

LEXO EDHE:

EMRI/ I “rrezikshmi” i Bilishtit i arratiset Policisë drejt Greqisë, çfarë ndodhi dhe akuzat ndaj tij

Etiketa: bagetiGuri Mazelliuveterinere

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Makina përplas tufën me bagëti në Maliq, vret rreth 15 krerë

22:38 : 20/09/2025
AKTUALITET

Raporti: Ndryshimet klimatike po zhdukin racat lokale të bagëtive në Shqipëri

12:07 : 30/08/2025
AKTUALITET

Censi për bujqësinë/ Fermerët që nuk japin informacion apo mashtrojnë do të gjobiten

19:59 : 30/07/2025
AKTUALITET

E rëndë në Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, dy të miturit mbyten në lumin Shkumbin

19:40 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Po ngordhin çdo ditë bagëti nga murtaja në Kukës”/ Denoncimi: Halilaj u ‘kyç’ gojën veterinerëve

14:43 : 06/07/2025
AKTUALITET

Konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Korçë, do të asgjësohen 192 krerë

14:38 : 24/06/2025
Para

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ GJKKO shtyn procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes

TË GJITHA

Putin ofron zgjatjen e traktatit me SHBA-në për armët bërthamore

20:11 : 22/09/2025

Makina godet nga pas kamionin e parkuar në aksin Fier-Patos, 2 të plagosur

20:04 : 22/09/2025

Drejt ceremonisë së “Topit të Artë”, renditja e lojtarëve nga vendi i 11-të tek i 30-ti

19:53 : 22/09/2025

Ditari i Diellës – protokolli i martesave dhe divorceve on line

19:52 : 22/09/2025

Sulmet kibernetike/ Sërish vonesa në fluturime në gjithë Europën

19:38 : 22/09/2025

Kalemaj: Veliaj është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron!

19:28 : 22/09/2025

Dua Lipa shkarkon menaxherin, u përpoq të bojkotonte performancën e grupit pro-palestinez

19:23 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com