• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A mund t’i shfrytëzojë Irani përplasjet sektare për të rikthyer ndikimin në Siri?

08:28 : 23/07/2025
në BOTA

Në mes të përleshjeve vdekjeprurëse midis luftëtarëve druzë dhe milicive beduine në provincën Suveida, në jug të Sirisë, lind pyetja: a mund t’i shfrytëzojë Irani këto përplasje sektare për të rikthyer ndikimin që ndërtoi gjatë një dekade luftë civile?

Për vite me radhë, komandantët iranianë dhe përfaqësuesit e tyre mbështetën Qeverinë e Bashar al-Assadit, duke e kthyer Sirinë në një korridor tokësor, që lidhte grupet aleate në Irak dhe Liban.

Por, që nga rrëzimi i papritur i dinastisë Assad në dhjetor të vitit të kaluar dhe tërheqja e pjesshme e forcave ruse, dominimi i Teheranit u dobësua.

Tani, presidenti i përkohshëm i Sirisë dhe ish-udhëheqësi rebel, Ahmed al-Sharaa, po përballet me vështirësi në kontrollimin e fraksioneve të ndryshme, duke krijuar mundësi – por edhe rreziqe – për Teheranin në jug të vendit.

Dhuna e fundit shpërtheu pas rrëmbimit të një tregtari druz dhe hakmarrjeve me rrëmbime të tjera, që shpejt çuan në përleshje të përgjakshme.

Lexo edhe:

Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?

SHBA ndërmjetëson armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

Të dyja palët kryen sulme dhe vrasje hakmarrëse.

Kur forcat qeveritare siriane ndërhynë, ato u akuzuan për mbështetjen e beduinëve – çfarë shkaktoi përplasje të drejtpërdrejta me luftëtarët druzë.

Ato u akuzuan edhe për vrasje të jashtëligjshme, plaçkitje dhe zjarrvënie në zonat ku jeton komuniteti druz.

Kjo është një pakicë fetare, e përqendruar në jug të Sirisë, që ka traditë vetëqeverisjeje dhe marrëdhënie të ndërlikuara me shtetin.

Më 19 korrik u arrit një armëpushim mes Qeverisë, milicive druze dhe fisit beduin, i cili i ndaloi luftimet që zgjatën për një javë dhe shkaktuan mbi 1.000 viktima.

Aktualisht, armëpushimi po mbahet, por me vështirësi.

Metodat e vjetra

Strategjia afatgjate e Iranit mbështetet më pak në dislokime të hapura ushtarake dhe më shumë në krijimin e milicive lokale.

Kur dhuna shpërtheu në pjesën perëndimore të Sirisë në mars, disa e akuzuan Teheranin për nxitjen e trazirave, duke vënë në dukje se disa udhëheqës të milicive ishin trajnuar nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC).

Në të njëjtën kohë, zyrtarët iranianë përpiqen të paraqiten si mbrojtës të sovranitetit sirian, duke i dënuar sulmet ajrore izraelite dhe duke paralajmëruar kundër ndërhyrjes perëndimore.

Qëllimi nuk është thjesht ushtarak – Irani synon edhe rindërtimin e kapitalit politik mes sirianëve të lodhur nga lufta dhe të shqetësuar për dominimin e huaj.

Megjithatë, Teherani përballet me pengesa të mëdha.

Druzët, që janë shumicë në Suveida, vazhdojnë të jenë shumë mosbesues ndaj Iranit dhe përfaqësuesve të tij shiitë.

Fiset lokale sunite, të përfshira në luftërat e tyre të brendshme, tregojnë pak interes për mbështetje nga jashtë.

Sfidat dhe rreziqet

Për ta vështirësuar edhe më shumë pozicionin e Iranit, është përfshirja më aktive e Izraelit në rajon.

Që nga rënia e Assadit, forcat izraelite i intensifikuan sulmet ndaj objektivave – që dyshohet se ishin të lidhura me Iranin – pranë Lartësive të pushtuara të Golanit, duke u zotuar se do të pengojnë çdo përpjekje për rikthimin e ndikimit.

Zyrtarët izraelitë, madje, i justifikuan disa sulme ndaj pozicioneve siriane si mbrojtje të druzëve.

Situatën e komplikon edhe më shumë peizazhi i përçarë lokal në Siri, ku besnikëritë ndryshojnë shpesh dhe sundimi i komandantëve lokalë bën që fitoret e Iranit të jenë kalimtare.

Aleatët iranianë në disa vende të tjera – sidomos Hezbollahu në Liban – janë dobësuar tashmë nga humbjet e mëdha në luftimet e fundit me Izraelin.

Por, përtej Sirisë, ata i intensifikuan aktivitetet.

Rebelët Huthi në Jemen rikthyen sulmet në Detin e Kuq – pas disa muajsh në paqe – duke goditur dy anije tregtare.

Në Irak, milicitë proiraniane dyshohen për ndërprerjen e prodhimit të naftës në rajonin e Kurdistanit.

Në muajt e fundit, forcat siriane dhe ushtria libaneze kapën edhe disa dërgesa me raketa që po shkonin në adresë të Hezbollahut, i cili është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe vende të tjera perëndimore.

Këto veprime tregojnë se Irani dëshiron ta ruajë ndikimin e tij përmes rrjetit të milicive dhe aleatëve, si pjesë e strategjisë së tij për të frenuar kundërshtarët.

Edhe nëse dërgesat e mëdha dhe të rregullta të armëve nuk janë më të mundshme, Irani dëshiron të tregojë se mbetet me ndikim.

Tash për tash, qasja e Teheranit ndaj Sirisë pritet të jetë me hapa të vegjël dhe në mënyrë të tërthortë, për shkak të mungesës së burimeve dhe vëmendjes më të madhe që i kushtohet.

Në vend të veprimeve dramatike, do të mbështetet në transferime të fshehta armësh dhe në përpjekje për të rindërtuar aleanca lokale.

Por, derisa Izraeli vëzhgon, përpjekjet e Iranit për të rifituar ndikim të madh në Siri, nuk do të jenë të lehta./ REL

Etiketa: Iranipërplasjet sektaresiri

Lajme të lidhura

BOTA

Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?

08:47 : 21/07/2025
BOTA

SHBA ndërmjetëson armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

15:58 : 19/07/2025
BOTA

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025
BOTA

Kush janë fiset beduine të Suwayda-s? Në zemër të përplasjeve të fundit në jug të Sirisë

22:13 : 17/07/2025
BOTA

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri

11:44 : 16/07/2025
AKTUALITET

U dëbua nga Shqipëria/ Ish-ambasadori i Iranit në Tiranë orkestroi rrëmbimin agjentit të FBI-së

22:59 : 15/07/2025
Para

Pjesë e një grupi kriminal dhe i akuzuar për vrasje, ekstradohet nga Dubai 37-vjeçari i rrezikshëm/ EMRI

TË GJITHA

Aksident në Peshkopi, plagosen 2 persona

15:40 : 23/07/2025

E papritur në merkato, Tirana rikthen mesfushorin që ka luajtur 272 ndeshje me bardheblutë

15:35 : 23/07/2025

Inceneratori i Tiranës/ Apeli prish vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon dhe e kthen çështjen për rigjykim

15:29 : 23/07/2025

e-SPAK e-albania e-agasi e-rama

15:28 : 23/07/2025

Gjermania do garanci nga SHBA-ja përpara se t’i dërgojë raketat Patriot në Ukrainë

15:23 : 23/07/2025

Ndërtonin pa leje dhe ndotën lumin Zhullima, arrestohet një person, një tjetër në kërkim

15:23 : 23/07/2025

Berisha: Avokati i Popullit të nisë hetim për sjelljen çnjerëzore ndaj të burgosurit ordiner Veliaj

15:16 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com