• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Gentian Bejtjas në Larushkë/ Gjykata liron nga qelia Edison Haxhiun

15:50 : 22/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia Edison Haxhiun, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës.

Vendimi është marrë pas pranimit të kërkesës së avokatit mbrojtës Sokol Tahiraj, i cili argumentoi se ishin tejkaluar afatet ligjore të paraburgimit dhe për këtë arsye kërkoi shuarjen e masës së sigurisë. Gjykata pranoi kërkesën dhe urdhëroi lirimin e Haxhiut.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, e cila po ndjek hetimet për këtë ngjarje, Edison Haxhiu dyshohet se ka bashkëpunuar me Ilir Beqarajn në atentatin ndaj Bejtjas. Prokurori i çështjes, Ritvan Suka, ka theksuar se Haxhiu është hetuar për krijim të kushteve për të kryer vrasje.

Ndërkohë, Prokuroria ka dërguar për gjykim një nga personat e dyshuar si të përfshirë në atentat, Ilir Beqarajn, i cili akuzohet se ndihmoi autorin kryesor të dyshuar të vrasjes, Flodian Plaku, i njohur edhe me nofkën “Pole Qorri”. Ky i fundit vijon të jetë në kërkim.

Sipas të dhënave hetimore, Beqaraj dyshohet se ndihmoi Plakun të largohej nga vendngjarja dhe më pas dogji automjetin që ishte përdorur për atentatin. Në automjet janë gjetur gjurmë ADN-je që përputhen me profilin e Ilir Beqarajt dhe të “Pole Qorrit”. Pjesë të ngjarjes janë fiksuar edhe në pamje filmike.

Lexo edhe:

Fushë-Kruja në terr prej 8 orësh, drejtuesi teknik i OSHEE nuk i përgjigjet telefonatave të qytetarëve

Dhunuan barbarisht Klea Prengën, 3 vite burg për Mariela Berishën, Antonela ‘ia hedh’ me shërbim prove

Ilir Beqarajt i janë ngritur disa akuza, përfshirë “Vrasje me paramendim në bashkëpunim”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve” dhe “Falsifikim dokumentesh identiteti”.

Gentian Bejtja u qëllua me mbi 50 plumba, të cilët e goditën në fytyrë dhe trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ai dyshohet se kishte dijeni për ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë dekadës së fundit, çka e bënte objekt të interesit për grupet kriminale.

Etiketa: Edison HaxhiuFushe KrujeGentian Bejtjagjykata e tiranes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fushë-Kruja në terr prej 8 orësh, drejtuesi teknik i OSHEE nuk i përgjigjet telefonatave të qytetarëve

17:26 : 04/11/2025
AKTUALITET

Dhunuan barbarisht Klea Prengën, 3 vite burg për Mariela Berishën, Antonela ‘ia hedh’ me shërbim prove

13:12 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Isha në panik e ankth”/ I iku policisë dhe përplasi disa makina, Gjykata e Tiranës lë në burg Imer Krrashin

12:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Astrit Kalasë, reagon Gjykata e Tiranës: Masa konkrete për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve

14:00 : 07/10/2025
AKTUALITET

Fushë Krujë/ Gjendet një makinë e djegur në Tapizë, brenda saj dy armë

09:27 : 04/10/2025
AKTUALITET

Tritoli në servisin e Alfred Gurrës në Fushë-Krujë, arrestohet autori

10:58 : 02/10/2025
Para

Zyrtare/ Teuta bën merkato te Dinamo, afron mesfushorin 28-vjeçar

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme, nis procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës

21:23 : 09/11/2025

Goditet banda e priftërinjve në Greqi, bashkëpunonin me shqiptarë për trafikun e drogës (Detajet)

21:13 : 09/11/2025

I ftohti polar godet SHBA-në, zonat ku priten temperatura rekord

21:01 : 09/11/2025

Balotazhi në Kosovë/ Numërimi i kutive drejt fundit, kush kryeson në 18 komuna

20:37 : 09/11/2025

Zelensky: Kam nënshkruar sanksione të reja kundër Rusisë

20:23 : 09/11/2025

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Rrogozhinë

20:05 : 09/11/2025

Mafia e duhanit / ISHP lejon reklamimin e IQOS në shkelje të ligjit, në SHBA ndalohet si e rrezikshme

19:59 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com