• Kontakt
Monday, September 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pronë e fshehur e Jorgo Goros, Apeli konfiskon apartamentin e Gent Sulës të “Kodrës së Diellit”

14:14 : 22/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, duke i lënë në fuqi dënimin për çështjen e tjetërsimit të një sipërfaqe toke në fshatin Gjilekë, e cila i ishte falur Artan Gaçit, bashkëshortit të Olta Xhaçkës, për të ndërtuar resort si investitor strategjik.

Goro u shpall fajtor nga Shkalla e Parë e GJKKO-së për veprën penale “shpërdorim detyre” në dy raste dhe u dënua me 3 vjet e 1 muaj burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar iu reduktua në 2 vjet e 20 ditë heqje lirie.

Ndërkohë, Apeli ka vendosur edhe për konfiskimin e një apartamenti me sipërfaqe prej 81.41 metra katrorë, i ndodhur pranë institucionit të Gardës në kryeqytet, e cila dyshohet si pasuri e fshehur e Jorgo Goros. Apartamenti ishte i regjistruar në emër të biznesmenit Gentian Sula i “Kodrës së Diellit”, i përfshirë në disa dosje politikanësh në SPAK.

Për artamentin në fjalë, Jorgo Goro akuzohej nga SPAK dhe për “fshehje e mosdeklarim pasurie”, por Shkalla e Parë e GJKKO-së ja hoqi masën e sukestros dhe ia ktheu apartamentin firmës së Gentian Sulës, por Apeli e ka ndryshuar vendimin.

“I pandehuri Jorgo Goro provohet të ketë konsumuar plotësisht elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 257/a paragrafi 2, i Kodit Penal. Nga hetimi penal rezultoi plotësisht e provuar se në pasurinë e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe totale 81.41 m2, me adresë në Tiranë, aktualisht e regjistruar në pronësi të shtetasit Gentian Sula, i pandehuri Jorgo Goro është pronar faktik duke patur mbi të, të drejta dhe interesa pasurore. Nga ana tjetër, referuar Deklaratave të Interesave Private të vitit 2020 dhe në vijim, përpiluar dhe nënshkruar nga i pandehuri Jorgo Goro, në cilësinë e subjektit të zgjedhur vendor, nuk ekziston asnjë gjurmë e deklarimit të interesave të tij apo familjarëve mbi këtë pasuri, shpenzime të mundshme për porositjen ose blerjen e tij, të drejta posedimi apo pronësie mbi të.” – thuhej në njoftimin e SPAK.

Lexo edhe:

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

“Më thanë mos hajde më”/ Kryemadhi në SPAK: U intimiduan dëshmitarët! S’do kërkoj gjykim të shkurtuar

Vendimi në Apel është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare).

Për çështjen në fjalë, është dënuar nga Shkalla e Parë me 3 vjet burg dhe ish-drejtori i Menaxhimit dhe Mbrojtes së Tokës në Bashkinë Himarë, Jerasimo Bashi, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar ju ul në 2 vjet heqje lirie. Ndaj juristit të hipotekës, Vezir Gjikolaj ju caktua masa e dënimit 2 vjet burg që me uljen e 1/3-ës i reduktohet në 1 vit e 4 muaj.

Sipas hetimit të prokurorisë, Jorgo Goro ishte pjesë e një skeme tjetërsimi pronash në bregdet nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, përmes miratimit të kalimit të një toke shtet në pronësi fundore të Artan Gaçit.

Në një tjetër episod u konstatuan paligjshmëri në konfirmimin një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të pasurisë, krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor.

Këto prona janë konfiskuar më parë me vendim GJKKO-je dhe kanë kaluar në favor të shtetit.

“Në lidhje me episodin e parë, nga hetimi rezultoi plotësisht e provuar se ish titullari i Bashkisë Himarë, i pandehuri Jorgo Goro, në bashkëpunim me Drejtorin e DMMT-së pranë kësaj Bashkie, të pandehurin Jerasimo Bashi, kanë dërguar pranë ZVRPP-së Vlorë për qëllime regjistrimi të pasurisë, shkresën Nr. 731 Prot., datë 18.03.2019, bashkëngjitur së cilës ndodhej dokumentacion i cili qartazi përmbante të dhëna të rreme, në një kohë që pranë kësaj Bashkie, ky dokumentacion ndodhej i mirëadministruar dhe me të dhëna autentike të pasurisë së ndarë me ligjin Nr. 7501, në favor të shtetasit F. M. Megjithëse në rastin objekt hetimi ka qenë fare e lehtë për ish zyrtarët e Bashkisë Himarë të konfirmonin ose jo vërtetësinë e AMTP-së dhe Formularit Nr. 6, të paraqitur nga i pandehuri Stavri Mëhilli, siç ligji e kërkon, të bashkëpandehurit kanë dërguar një kërkesë për regjistrim të pasurisë (Nr. 36/36/1) me përmbajtje të rreme (vetë shkresa e përcjellë) por edhe me dokumentacion bashkëngjitur të provuar të falsifikuar.

Në lidhje me episodin e dytë, nga hetimi penal rezultoi plotësisht i provuar fakti se të pandehurit, në bashkëpunim kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të pasurisë Nr. 36/341, krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor. Madje kësaj pasurie, të pandehurit i kanë dhënë një numër të ri (36/35) të pabazuar në asnjë të dhënë fakti dhe krejtësisht në kapërcim të kompetencave që u njeh ligji. Ky plan rilevimi i konfirmuar nga të bashkëpandehurit ka shërbyer për të gjithë procedurën e zhvillimit të pronës deri në  lëshimin e Lejes së Ndërtimit në emër të shoqërisë “AG.TCC” sh.p.k.” – thuhej në njoftimet e SPAK.

Ndërkohë, Jorgo Goro është marrë i pandehur edhe për një tjetër çështje, ku SPAK kërkoi deklarimin fajtor të tij për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Në këtë hetim të dytë në ngarkim të Goros, ai akuzohet se ka kryer veprime të kundraligjshme në cilësinë e kreut të Bashkisë së Himarës lidhur me procedurat e plotësimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi për familjet bujqësore, në dëm të disa shtetasve, banues në Bashkinë Himarë.

Etiketa: apartamentapelie fshehurGent SulaGentian Sulajorgo gorokonfiskonpasurispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

15:58 : 01/09/2025
AKTUALITET

“Më thanë mos hajde më”/ Kryemadhi në SPAK: U intimiduan dëshmitarët! S’do kërkoj gjykim të shkurtuar

13:14 : 01/09/2025
AKTUALITET

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Troplini, avokati kryesor i karteleve qeveritare të drogës!

10:25 : 01/09/2025
AKTUALITET

Shalsi, nga premtimet në pasuri: 5 apartamente dhe 450 mijë euro fitime për bashkëshorten

22:27 : 30/08/2025
AKTUALITET

Arrest me burg për inspektorin e IMT Tiranë, Gerald Fuçia mohon akuzat për ryshfet

20:30 : 30/08/2025
AKTUALITET

U shpall në kërkim, vetëdorëzohet inspektori i IMT, Klajdi Zhilla: E mësova nga mediat…

11:03 : 30/08/2025
Para

Korçë/ 60-vjeçari gjendet i vdekur në shkallët e pallatit

TË GJITHA

Thatësira nxjerr në pah varre më shumë se 2000-vjeçare në Irak

16:23 : 01/09/2025

PD-ASHM ankimon certifikimin e zgjedhjeve të 11 majit: Procesi i manipuluar

16:15 : 01/09/2025

Jashtë planeve të Sylvinhos prej 2 vitesh, Mehmeti përfshihet në formacionin më të mirë në Angli

16:11 : 01/09/2025

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

15:58 : 01/09/2025

Ten Hag u shkarkua pas vetëm dy ndeshjesh nga Leverkusen, klubi gjerman tregon arsyet

15:51 : 01/09/2025

Sherri në Korçë/ Ky është 54-vjeçari që plagosi dy persona me thi*ë

15:49 : 01/09/2025

Igli Tare përforcon sërish Milanin, transferon futbollistin premtues nga Bundesliga

15:35 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com