• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali me mikrokreditë/ Xama akuza SPAK: Po mbyll pa lavdi aferën 37 milion euro

20:11 : 21/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetarja investiguese Ola Xama ka ngritur akuza ndaj SPAK, duke e kritikuar për mbylljen e një prej aferave më të mëdha të mashtrimit financiar në vend, të njohur si çështja e abuzimit me mikrokreditë, me një vlerë të dyshuar prej 37 milionë euro.

Sipas saj, ky vendim është marrë “pa lavdi dhe pa asnjë përgjegjësi institucionale”. Në materialet hetimore, Xama thekson se del qartë një zinxhir dështimesh nga disa agjenci shtetërore, të cilat nuk kanë vepruar në kohë apo kanë toleruar shkeljet, duke lejuar që mbi 30 mijë familje shqiptare të bëhen viktima të shantazhit dhe detyrimeve abuzive për kredi.

Për më tepër, ajo thekson se asnjë përfaqësues i këtyre institucioneve nuk është marrë në hetim dhe nuk është dhënë asnjë shpjegim për zvarritjen katërvjeçare të kësaj çështjeje nga Prokuroria e Tiranës, përpara se të kalonte në kompetencën e SPAK.

Reagimi i Xamës:

“SPAK po mbyll pa lavdi dhe pa asnjë përgjegjësi institucionale një nga aferat më të mëdha të mashtrimit financiar me vlerë 37 milion euro, e njohur si çështja e abuzimit me mikrokreditë.

Lexo edhe:

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

Edhe pse në materialet hetimore del qartë që një zinxhir agjencish shtetërore nuk funksionuan dhe toleruan që të binin pre e shantazhit për të marrë kredi mbi 30 mijë familje dhe 1700 prej tyre t’u tjetërsoheshin pronat, nuk ka asnjë person të marrë në hetim nga këto instanca.

Në dosje del qartë që pronarët e MCA dhe FINAL përdornin të dhënat personale të personave që kishin kredi të palshlyera në banka dhe të familjarëve të tyre, të cilët i shantazhonin se do t’i merrnin çdo gjë nëse nuk paguanin vlerën e disafishuar të debisë ose nëse nuk hynin në një marrëveshje të re kredie me institucionet financiare MCA dhe FINAL. Logjika të çon që të dhënat personale kanë rrjedhur nga AKSHI, por askush nga kjo agjenci jo vetëm që nuk dyshohet por as nuk është hetuar.

1700 prona janë tjetërsuar përmes ankandeve fiktive dhe janë regjistruar në emrat e MCA dhe FINAL, ndërsa me mijëra të tjera janë vendosur nën sekuestro në Kadastër, por askush nga ky institucion nuk është i dyshuar për regjistrimin e pasurive pa verifikuar procedurën se si është zhvilluar ankandi. Çuditërisht veprimet e tjetërsimit të pronave përkojnë kur drejtimin e këtij institucioni e kishte Dallëndyshe Bici, por nga ana e SPAK nuk është bërë asnjë verifikim për të parë këtë përgjegjësi.

Llogaritë bankare jo vetëm të debitorëve, por dhe të familjarëve të tyre janë vendosur në sekuestro të plotë, pa garantuar nivelin e minimumit jetik e duke shkelur çdo të drejtë e procedurë, por asnjë bankë apo punonjës i tyre nuk është vënë në përgjegjësi. Vetëm për vitin 2024 janë mbi 11 mijë llogari bankare të bllokuara në bankën BKT jashtë çdo afati. Por nuk ka asnjë përgjegjës.

Asnjë sqarim se përse Prokuroria e Tiranës zvarriti çështjen për katër vjet. Asnjë sqarim se përse SPAK fillimisht shpalli moskompetencën për këtë dosje në vitin 2021, por në 2024 e pranoi se çështja ishte për juridiksionin e tij.
Asnjë përgjegjësi nga Ministria e Drejtësisë se përse nuk kallzoi penalisht në kohë përmbaruesit që nuk dorëzuan dosjet dhe vulat duke marrë peng mijëra familje, por kallzimet për ta u depozituan 1 vit më vonë pasi çështja u bë skandal mediatik. Asnjë përgjegjës se përse përmbaruesve që bënin ankandet fiktive nuk iu hoq licenca që të ndalej praktika abuzive, pasi Ministri i Drejtësisë e kishte konstatuar këtë skemë, madje dhe kallzuar përmbaruesit në fjalë.

Nesër në Gjykatën e Posaçme do të mësohet dhe për fatin e hetimit tjetër të dërguar në SPAK nga Prokuroria e Tiranës lidhur me implikimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, nëse ka patur apo jo përgjegjësi institucionale titullari i këtij institucioni dhe përse nuk ka vepruar me heqjen në kohë të licencës së MCA dhe Final kur ankesat e qytetarëve janë bërë prej vitesh dhe në tryezën e tij ka që prej vitit 2020 raporti i auditit të Departamentit të Mbikëqyrjes ku renditeshin të gjitha shkeljet e dy kompanive.

Sa për fundin e hetimeve të skemës së mashtrimit, e lexova vendimin e Prokurorit Edvin Kondili për kuriorizitet. Nuk lëvizte asnjë presje nga vendimi që kishte dërguar në SPAK grupi i prokurorëve të Tiranës në nëntor 2024. Asnjë veprim hetimor shtesë, asnjë fjalë e ndryshuar. Ndryshimi i vetëm është që prokurorit iu deshën 7 muaj ta lexojë vendimin, ndërsa gazetarëve dy ditë…!”

Etiketa: Ola xamaprokuroriaProkuroria e Tiranësshkeljetspakxama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

20:02 : 31/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025
AKTUALITET

SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret zyrtarisht e pandehur! Shkeljet për të cilat po hetohet

16:42 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

16:26 : 31/10/2025
AKTUALITET

U mor në pyetje nga SPAK, flet Belinda Balluku: Jam në hetim

15:57 : 31/10/2025
Para

Abilekaj: Rama do të gllabërojë Gjykatën Kushtetuese 100%

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com