• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bastet e paligjshme/ Llabani: Lokalet “333” dhe “CR7” kanë mbështetje policore dhe politike

13:05 : 21/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetarja Anduena Llabani zbuloi në Mcn Live detaje mbi mënyrën se si funksionon aktiviteti ilegal i lojërave të fatit në Shqipëri, ku lokalet “333” dhe “CR7” kanë pasur mbështetjen e drejtuesve të Policisë.

Llabani theksoi se drejtues në Policinë e Shtetit, por edhe në politikë kanë dhënë direktiva që këto aktivitete të funksionojnë. 

Llabani tha se janë bërë shumë referime në Policinë e Shtetit, që “blutë” ia kanë dërguar Prokurorisë, dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse do ketë goditje në këtë sektor. 

“Ka qenë një operacion i munguar i Policisë së Shtetit për goditjen e këtyre grupeve ilegale. Janë disa lokale që ne i kemi njohur si Loto, 333 apo CR7, që mbinë si kërpudha. Emra pas tyre, edhe pse thuhej se janë familjarë të personazheve politikë, ishin pothuajse anonimë, pa precedent penalë. Në zonën e Ali Demit ka pasur një ngjarje me përplasje fizike, deri në shkrepjen e armës kallashnikov. Ka qenë një punonjës i një pike karburanti që ka thënë se Palaj ka qëlluar me armë zjarri kundrejt një personi tjetër.

Lexo edhe:

“E ngatërrova, nuk qëlloi Lendi Palaj”, dëshmia që liroi pas 48 orësh menaxherin e lokaleve të basteve

“Ja ku janë robq*rat, shkrepe o babe”/ Dosja e plotë e përplasjes me armë tek PSD-ja në “Ali Demi”

 Ishte një person pa precedent penal, por nga të gjitha hulumtimet dhe informacionet që janë marrë nga policia, rezulton që ai të ketë mbështetje policore dhe politike për të vazhduar një aktivitet të tillë. Ai është thjesht një menaxher i këtyre lokaleve që gjenerojnë miliona para prej vitesh. Kush ia jep mbështetjen këtij që s’e prek askush?! Fakti që ky njeri është mbrojtur nga ligji, policia, u arrestua dhe prokurori Bledar Vatnikaj, deklaroi për Mcn se ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për lirimin e tij nga paraburgimi.

 Gjyqtari Altin Avdiu vendosi lirimin e këtij personazhi nga paraburgimi, pasi në proces është paraqitur dëshmia e një dëshmitari okular që ka deklaruar se ky person s’ka qëlluar me armë zjarri, duke hedhur poshtë deklaratën e parë të tij. Menjëherë pas vendimit për lirimin e Lendi Palajt, prokurori Vatnikaj ka deklaruar për Mcn Tv se vendimi i gjyqtarit është ankimuar. Personi në fjalë garantonte edhe mënyrën si operonin këto lokale të lojërave online, ku shpesh herë paguhej me cash dhe kriptomonedha për bastet. Ai garantonte aparaturën në lokale. 

Këto lokale maskoheshin edhe si tabacco shop. S’besoj se ka njerëz që i kanë bërë një telefonatë policisë për t’i denoncojmë. Aktualisht janë disa procedime nën hetim. Lokalet 333 dhe CR7 s’i ke më tabelat e tyre. Ka një urdhër për heqjen e tabelave. Por që këto aktivitete vazhdojnë të punojnë, s’ka pikë dyshimi. Ka njerëz afër pushtetit administrativ në Polici, drejtues në Polici, por edhe politikë që japin direktiva që këto aktivitete të funksionojnë. 

Janë disa referime që Policia ia ka çuar Prokurorisë dhe pritet konkludimi, goditja jo vetëm nga proceduriale, por edhe hetimore. Brenda një jave të nxehtë korriku, do njihemi me goditje të aktiviteteve konkrete. Informacionet që jam e bindur që i kanë shkuar edhe kryeministrit, janë njerëz që njihen edhe nga kryeministri, publiku, mediat, por nëse ky operacion për prishjen e lokaleve që kanë zënë hapësirave publike do të jetë mbase dosje e dyanshme, qoftë për këtë aktivitet, qoftë për zënien e hapësirave”. 

E pyetur se kush janë shefat e policisë të përfolur si të lidhur me aktivitetin e jashtëligjshëm, Llabani tha: “Nëse më parë kemi pasur shefa komisariatesh që kishin informacion dhe merrnin përqindje që lokalet të vazhdonin aktivitetet e tyre, kjo ka qenë e njohur. Të gjashtë zonat e Tiranës kanë pasur ambiente të tilla. Drejtuesit e policive në qarqe dhe shefat e komisariatit në Tiranë kanë qenë të përfshirë në lulëzimin e lojërave të fatit. Gjërat kanë ndryshuar. CR7 dhe 333 kanë pasur mbështetje mbi lokalet e tjera, dhe kemi pasur mbështetje edhe nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit”.

Etiketa: 333cr7lokale bastesh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“E ngatërrova, nuk qëlloi Lendi Palaj”, dëshmia që liroi pas 48 orësh menaxherin e lokaleve të basteve

11:57 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Ja ku janë robq*rat, shkrepe o babe”/ Dosja e plotë e përplasjes me armë tek PSD-ja në “Ali Demi”

16:53 : 14/07/2025
AKTUALITET

Arrestohet Lendi Palaj, menaxheri fantazmë i lokaleve të basteve “333” dhe “CR7”

11:49 : 02/07/2025
AKTUALITET

Policia i toleron/ Lokalet e basteve të paligjshme në “Ali Demi” kthehen në skenë krimi

13:04 : 11/06/2025
AKTUALITET

Baste të paligjshme, kush i menaxhon lokalet “333” dhe “CR7” që kanë mbushur Tiranën

18:27 : 28/03/2025
SPORT

Video/ Transformimi fizik i Mesut Ozil, reagon Cristiano Ronaldo: Jo keq, vëlla!

16:53 : 04/04/2024
Para

Emrat/ Dy ministra sherr në paradhomën e Ramës, Ulsi Manja shmang gjakderdhjen

TË GJITHA

Asfiksohen tre zjarrfikës në Dukat, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

17:08 : 21/07/2025

Zyrtare/ Ballkani firmos me portierin e Dinamos së Bukureshtit

17:07 : 21/07/2025

Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do prekë Shqipërinë, temperaturat kapin “rekord”

16:58 : 21/07/2025

Rashford te Barcelona, Pogba: I lumtur për të, Man.United po humb një lojtar të madh

16:50 : 21/07/2025

4.5 mln euro për Qendrën e Monitorimit të Trafikut, shkelje afatesh dhe zvarritje të projektit

16:49 : 21/07/2025

26 vende bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

16:36 : 21/07/2025

Flamurtari prezanton sulmuesin e Kombëtares Shpresa

16:32 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com