• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ U kapën duke shkëmbyer kanabis, arrestohen tre të rinj në Durrës! Në kërkim dy të tjerë

10:23 : 20/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë shtetasit Shaban Tusha, 36 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, Dario Sefa, 21 vjeç, banues në Peqin dhe shtetasi me iniciale J. B., 17 vjeç, banues në Golem, Durrës,

Në kërkim janë shpallur Gersi Sallufi, 39 vjeç, Mario Lluca, 33 vjeç, të dy nga Peqini.

Policia bën me dije se ka kapur në flagrancë në një parking në zonën e Golemit, Durrës, Shaban Tushën dhe Dario Sefën në momentin e shkëmbimit të një sasie lënde narkotike kanabis në formë boçeje me peshë 4.5 kg.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 6.2 kg kanabis në formë boçeje, e dyshuar e prodhuar me anë të llambave, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, 2 jelekë antiplumb, pajisje për përshtatjen e ambienteve për kultivimin e kanabisit me llamba, 2 automjete dhe 6 celularë.

Lexo edhe:

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, finalizuan operacionin policor të koduar “The Wrong Meeting”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe të armëmbajtjes pa leje.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Shaban Tusha, 36 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”;

Dario Sefa, 21 vjeç, banues në Peqin, Elbasan dhe J. B., 17 vjeç, banues në Golem, Durrës, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Gersi Sallufi, 39 vjeç, dhe Mario Lluca, 33 vjeç, të dy banues në Peqin, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në një parking në zonën e Golemit, Durrës, Sh. T. dhe D. S., në momentin e shkëmbimit të një sasie lënde narkotike kanabis në formë boçeje me peshë 4.5 kg.

Nga hetimet e kryera, në këtë aktivitet ishte i përfshirë edhe shtetasi J. B., i cili banonte përkohësisht në një ambient pranë parkingut, ku pas kontrollit të ambientit ku banonte, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe 1.1 kg lëndë narkotike kanabis.

Në vijim të operacionit, nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr.7 Tirane, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Sh. T., u gjet dhe u sekuestrua 600 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri e dyshuar pistoletë, së bashku me një sasi municionesh luftarake (fishekë), dy jelekë antiplumb, si dhe pajisje për përshtatjen e ambientit për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Nga hetimet ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe shtetasit G. S. dhe M. Ll., të cilët janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve po vijon puna për identifikimin dhe dokumentimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestimDario SefaGersi SallufikanabisMario LlucaShaban Tusha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

09:52 : 30/10/2025
AKTUALITET

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

11:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

16:52 : 28/10/2025
AKTUALITET

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

09:29 : 26/10/2025
AKTUALITET

Bënte namin me vjedhje në Durrës, arrestohet ‘skifteri’ nga Tirana

09:36 : 25/10/2025
AKTUALITET

Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, pezullohen nga detyra 4 policë në Kavajë/ EMRAT

14:32 : 22/10/2025
Para

Tiranë/ Dhunoi gruan dhe djalin, arrestohet 45-vjeçari

TË GJITHA

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com