• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës/ Çakrrit iu gjetën 5 doza kokainë, Bushgjokaj mohon krimin: Nuk e njoh!

18:07 : 17/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Vetëm një ditë pasi policia dhe prokuroria e Dibrës, njoftuan arrestimin e dy personave, Petrit Çakrri alias Hoxha dhe Fatjon Bushgjokaj, të cilët dyshohen për rrëmbimin dhe mbytjen me litar të Renis Dobra, detaje të tjera kanë dalë për këtë çështje penale.

“Ora News” ka mësuar se gjatë momentit të kontrollit të banesës së Petrit Çakrrit në Lekbibaj të Tropojës, policia i ka gjetur dhe sekuestruar 5 doza kokainë.

Çakrri, ka pretenduar se lënda narkotike i përket atij, pasi është përdorues droge, por për këtë rast policia ka referuar material hetimor në prokurori duke kërkuar ndjekjen penale edhe për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje, Petrit Çakrri ka pranuar se ka qenë fizikisht në Burrel i shoqëruar me 3 vëllezërit Bushgjokaj, ku pasi kanë pirë kafe së bashku në një kafene ata janë larguar.

Çakrri, ka pranuar se ai është personi që ka marrë makinat me qera, një “Range-Rover” të zi dhe një “Honday Santa” të bardhë, mjete këto që ja ka dorëzuar vëllezërve Bushgjokaj dhe nuk janë përdorur prej tij, në asnjë moment.

Lexo edhe:

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

Sipas dëshmisë që ai ka dhënë në prokurori prezenca e tij në Burrel ishte për të shoqëruar vëllezërit Bushgjokaj, me të cilët ka pirë kafe dhe është larguar më pas në drejtim të Kosovës dhe më pas në banesën e tij në Lekbibaj të Tropojës.

Çakrri ka mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen e tij në vrasjen e Renis Dobrës, të cilin sipas tij nuk e njihte, por emrin për herë të parë ja kishte dëgjuar në televizor.

Vetë Çakri, ka mohuar të bashkëpunojë me prokurorinë, duke thënë se nuk dinte asgjë se çfarë kishin bërë vëllezërit Bushgjokaj me 23-vjeçarin.

Ndërkohë për këtë ngjarje të rëndë është marrë në pyetje dhe i arrestuari tjetër, Fatjon Bushgjokaj, i cili një ditë më pas u arrestua në Tiranë. Boshgjokaj ka mohuar të ketë pasur njohje me viktimën Renis Dobra.

Sipas tij në Burrel kishte qëndruar së bashku me vëllezërit dhe Petrit Çakrrin, ku së bashku kishin takuar një shokun e tyre që qëndron në këtë zonë.

Pasi kanë pirë kafe janë larguar. Bushgjokaj, ka treguar intenerarin e lëvizjes, i cili rezulton i njëjtë me atë që ka arritur të dokumentojë prokuroria deri në këtë fazë të hetimi.

Bushgjokaj, nuk ka pranuar të jetë autor i vrasjes së Renis Dobras. Ndërsa dy vëllezërit e tij, Aleksandës dhe Kristi Bushgjokaj, janë shpallur në kërkim për këtë ngjarje të rëndë.

Pritet që dy të arrestuarit e deritanishëm Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj, të dalin ditën e shtunë para gjykatës së Dibrës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, që do kërkojë përfaqësuesi i prokurorisë./Ora News

Etiketa: Fatjon BushgjokajPetrit ÇakkriRenis Dobravrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

11:21 : 23/10/2025
Para

Aksident i rëndë në Prrenjas-Librazhd/ Përplasen dy makina, disa të plagosur

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com