Një i moshuar 91-vjeç është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Durrës, në banesën e tij shtetasi L. M., 91 vjeç.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se i moshuari është vetëvarur, ndërsa ka qenë familjarët ata që e kanë gjetur trupin pa shenja jete.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet që mund ta kenë çuar të moshuarin drejt këtij akti të rëndë.
“Rreth orës 07;30, në lagjen nr.17/1 në Durrës, në banesë është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi L. M., 91 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.