• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

HEC-i në Kaçinar/ Banorët akuzojnë Prokurorinë e Lezhës se është bërë “palë me paligjshmërinë”

15:38 : 16/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Lezhës kërkon për herë të dytë pushimin e hetimeve për HEC-et në zonën e Kaçinarit, edhe pasi gjykata i kërkoi që të hetonte zyrtarët e Bashkisë së Mirditës.

Prokuroria e Lezhës kërkon për herë të dytë pushimin e hetimeve në lidhje me koncesionin për ndërtimin e 4 hidrocentraleve të vegjël në Kaçinar të Mirditës, i cili kundërshtohet prej 7 vitesh nga banorët e zonës.

Sipas organit të akuzës, pushimi i hetimeve është kërkuar pasi ndryshe nga kallëzimi i banorëve, nuk janë konstatuar elementë të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

Kërkesa për pushimin e hetimeve i është paraqitur gjykatës dhe po shqyrtohet nga gjyqtarja Iva Caca, por vendimi i prokurorisë është pritur me zemërim nga banorët e zonës.

“Ne jemi në këtë betejë prej 7 vitesh dhe për fat të keq, prokuroria është bërë palë me shkelësit e ligjit, në lidhje me këtë koncesion,” tha Gjon Pjetri, banor i Kaçinarit.

Lexo edhe:

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

E rëndë në Mirditë/ Bie në lumin Fan, mbytet 49-vjeçari

“Ne kemi bërë padi ndaj firmës koncesionare dhe Bashkisë Mirditë, për falsifikim dokumentash dhe firmash të banorëve. Por pavarësisht detyrave të lëna nga gjykata në dy raste, prokuroria sërish ka ardhur me kërkesë për pushim, duke mos kryer asnjë veprim hetimor. Kemi dy herë që po dështojnë seancat, pasi mungon prokurori – dhe kjo është absurditet,” shtoi Pjetri.

Në të njëjtën linjë është edhe kryeplaku i fshatit, Simon Gjergj Deda, i cili kundërshton vendimin e Prokurorisë.

“Ky është një koncesion me shumë probleme, që duhet të ishte hetuar siç duhet. Por asgjë nuk është bërë për kallëzimin që ne kemi bërë 5 vite më parë. Gjykata e kishte kthyer dy herë për plotësim hetimesh dhe asnjë nga detyrat e përcaktuara nuk janë marrë parasysh,” tha ai, duke e akuzuar Prokurorinë se është bërë palë me paligjshmërinë.

Koncesioni për ndërtimin e 4 HEC-eve të vegjël në zonën e Kaçinarit në Mirditë është dhënë në vitin 2018. Pas rinovimit të lejeve, kompania “Shperdhaza Energji” ka nisur punën në terren për zbatimin e këtyre projekteve, pavarësisht kundërshtimit të banorëve.

Banorët e Kaçinarit paditën koncesionarin dhe zyrtarët e Bashkisë Mirditë që kishin dhënë lejet në Prokurorinë e Posaçme, por kjo e fundit regjistroi procedim penal për veprat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve” dhe ia transferoi çështjen Prokurorisë së Lezhës./BIRN

Etiketa: banoretHECHEC-ikacinarmirditepaligjshmeriprokuroria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

21:59 : 23/10/2025
AKTUALITET

E rëndë në Mirditë/ Bie në lumin Fan, mbytet 49-vjeçari

10:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Banorët e Tiranës pa ujë: Vjen vetëm dy herë në ditë, nga një orë!

20:40 : 16/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit vijojnë protestën, kërkohen paga dhe kushte më të mira në punë

10:17 : 15/10/2025
AKTUALITET

Gjendet 40 kg drogë në Mirditë, arrestohen dy vëllezër dhe një tjetër/ EMRAT – PAMJE

09:51 : 15/10/2025
AKTUALITET

“S’e dija me kë flisja”/ Kushëriri abuzon me 14-vjeçaren me probleme mendore: Vetëm e kam puthur

21:29 : 13/10/2025
Para

Izraeli sulmon Sirinë, bombardohet kryeqyteti

TË GJITHA

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025

Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të kryejë sulme të menjëhershme në Gaza

19:48 : 28/10/2025

Gruaja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes së djalit, Apeli shpall pas 11 vitesh pretencën për mjekët

19:45 : 28/10/2025

Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës

19:30 : 28/10/2025

Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

19:22 : 28/10/2025

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

19:13 : 28/10/2025

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

19:03 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com