• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prej 15 vitesh “noton” me ujërat e zeza të komshinjve/ Insitucionet delegojnë problemin, s’japin zgjidhje

20:53 : 15/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Shumë afër qendrës së Tiranës, pranë shinave të trenit, zonja Ramazane Mërzheku ankohet për një problem jetik, ajo ‘noton’ e jeton mbi ujërat e zeza.

Brenda në oborrin e shtëpisë së saj ka gropën septike të ujërave të zeza edhe të tri familjeve të tjera. Ajo prej vitesh kërkon që shkarkimi i tyre të bëhet në tubacionin kryesor dhe jo në oborrin e saj. Por që të bëhet e mundur kjo gjë kërkon një financim që të mund të shtrihen tubacionet e çdo familjeve deri në derdhjen përfundimtare në tubin kryesor.

Ajo tregon për emisionin “Fiks Fare” se për 15 vjet i është drejtuar me kërkesa të vazhdueshme Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, Njësisë Administrative Nr 11 në kryeqytet, Institutit të Shëndetit Publik, ish Inspektoratit Urbanistik Kombëtar dhe Bashkisë së Tiranës, për zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza.

Ish-kryeinspektori i INUK-ut ia kalonte për kompetencë IMT-së së kryeqytetit heqjen e gardheve të banorëve që pengonin kalimin e linjës së shkarkimit të ujërave të zeza në tubacionin qendror. Edhe pse bashkia investoi në atë zonë, 4 banesa u lanë jashtë këtij investimi dhe këto banesa sot janë ende me gropa septike.

Njësia Administrative Nr 11 në kërkesat që i ka çuar Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike kërkon marrjen e masave me infrastrukturën e duhur të rrugëve në këtë zonë, pasi përveç ujërave të zeza problem tjetër është mosaksesimi i zjarrfikëses apo ambulancës në brendësi të zonës.

Lexo edhe:

Skandal me sigurinë ushqimore në Tiranë, pas makaronave dhe çokollatat dalin me krimba!

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

Instituti i Shëndetit Publik në një relacion që i ka drejtuar Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka konstatuar se ujërat e zeza në banesën e zonjës Mërzheku janë një vatër me risk të përhapjes së sëmundjeve infektive dhe kërkon marrjen e masave për kthimin e kushteve higjeno-sanitare në normalitet.

Në fund të këtyre letërkëmbimeve Drejtoria e Planifikimeve Publike në Bashkinë e Tiranës ka thënë se nuk ka parashikuar investim në këtë zonë dhe ia adreson zgjidhjen e problemit Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës.

UKT-ja përsëri sqaron se është i pamundur hartimi dhe miratimi i një projekti për shkarkimin e ujërave të ndotura të banesës së zonjës Ramazane në tubacionin kryesor, për shkak të kuotave.

UKT u sugjeron këtyre banorëve që të vazhdojnë me gropa septike, deri në një investim të ri për gjithë këtë zonë, e cili është në vëmendjen e UKT-së në të ardhmen. Por deri atëherë nuk dihet edhe sa vite të tjera do kalojnë për Ramazanen në bashkëjetesë me ujërat e zeza në oborr./TCH

Etiketa: institucionetkomshinjtëproblemiRamazane MërzhekuTiraneujerat e zeza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandal me sigurinë ushqimore në Tiranë, pas makaronave dhe çokollatat dalin me krimba!

17:43 : 26/10/2025
AKTUALITET

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025
AKTUALITET

“A e ke pas dashnore Zanën”/ Si nisi sherri mes babait dhe djalit që përfundoi në tragjedi në Tiranë

19:12 : 25/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Qytetarët e Tiranës përballë Florjan Binajt: A mund të rregullohet Tirana

16:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Plagosi me thikë një 48-vjeçar, përfundon në pranga autori (Emrat)

10:51 : 24/10/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Kosova për kultivim droge, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

09:13 : 24/10/2025
Para

Chelsea shpërblen lojtarët për suksesin në Botërorin e Klubeve, shifra që përfitojnë kampionët

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com