• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Bela punëmbaruara” merr në dorë frenat e bashkisë Tiranë

11:38 : 15/07/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pasi ka marrë të gjitha masat për të vrarë politikisht kryebashkiakun e burgosur Erion Veliaj, Edi Rama po planifikon se si do të qeveriset në detaje Tirana. Me sa duket rolin kryesor në këtë projekt do e ketë Bela “punëmbaruara” dhe kjo është vënë re dje, në takimin e kryeministrit me drejtuesit e bashkisë ministrat dhe deputetët e qarkut Tiranë. Gjithçka ka ndodhur pasi fjalimi para kamerave mbaroi dhe ato u fikën, duke i dhënë fund transmetimit live. Rama përsëriti edhe njëherë mesazhin se nuk dihet çdo të ndodhë me zgjedhjet e parakohëshme, nëse do të ketë të tilla apo jo dhe pastaj u largua duke ia deleguar kompetencat ministrave të tij.

Formalisht, në mungesë të Erion Veliajt dhe pasi janë eleminuar nga zyrat të gjithë drejtuesit e tij të besuar drejtimin e bashkisë Rama ia ka deleguar katër ministrave: Ogerta Manastirliut, që do të merret me strukturat, Blendi Gonxhes, që do të mbulojë trafikun, transportin dhe parkingjet, Petrit Malajt që do të mbikqyrë financat dhe mbi të gjitha Belinda Ballukut, e cila nuk do të përgjigjet vetëm për shërbimet, por që do të jetë edhe syri e veshi i shefit për atë që ndodh në vendin e lënë bosh nga Veliaj.

Kjo u kuptua edhe nga fjala që mbajti dje Bela, përpara deputetëve dhe drejtorëve të bashkisë, pas largimit të Ramës. Një burim brenda mbledhjes rrëfeu për Lapsi.al se toni i saj qe i ashpër dhe kritik, si në padrone e vërtetë e këtij institucioni. Balluku është akuzuar shpesh se ka pasur një rivalitet të ashpër me “Lalin”, se ajo financonte në mënyrë indirekte protestat e opozitës para bashkisë e madje ajo është fshikulluar edhe nga një sërë mediash pro qeveritare dhe pro Veliajt se ka përgatitur dosjen me emrin anonim të Nesti Angonit, për ta burgosur vëllain e saj armik.

“Sikur të gjitha këto që ju thoni të ishin të vërteta Balluku nuk e fshehu të hënën se ajo ndodhej në vendin që i takonte”-vazhdoi burimi i Lapsi.al. “Nuk qe e rastësishme që pasi Rama foli në përgjithësi, duke u marrë edhe me Thethin para kamerave, ai ia la drejtimin e mbledhjes për Tiranën Belës”, theksoi ai në kushtet e anonimatit.

Lexo edhe:

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

Sipas këtij rrëfimi Balluku është treguar e prerë dhe arrogante. “Unë do të jem më e drejtpërdrejtë se kolegët e mij ministra. Unë i njoh mirë problemet e kësaj bashkie sepse kam qenë në të kaluarn pjesë e saj”, i’u drejtua zv kryeministrja drejtorëve duke lënë të kuptohet se ishte në zotërim të situatës dhe nuk priste të kundërshtohej nga askush. Ajo i ka fshikulluar ata për mungesë bashkëpunimi me qeverinë duke lënë të kuptohet se tani bashkia e Tiranës ka zot. Edhe benjamini i saj, ministri i Financave Petrit Malaj, kur e mori fjalën me stilin e vet të mefshët, vuri theksin – natyrisht jo pa leje – te shpenzimet e shumta që kishte bashkia, të trashëguara nga koha e Veliajt për të ardhura që i mblidhte kryesisht nga industria e ndërtimit.

“Kur mbledhja përfundoi drejtorët dhe punonjësit e bashkisë nuk dinin nëse duhet të gezoheshin, që Rama nuk kërkoi edhe këtu dorëheqje masive dhe nuk artikuloi kritika të forta, apo të mërziteshin për faktin se ai po i linte mbi kokë Belinda Ballukun, që njihet për sjelljet e saj proverbiale me vartësit me të cilët nuk ka gjë për të ndarë. As në makthin e tyre më të çmendur këta drejtues të kohës së Lalit nuk e kishin imagjinuar se do të përfundonin në dorë të Belës”, komentoi burimi i Lapsit.

Ende nuk dihet nëse ky komandim pa spaleta i Ballukut nga Rama është bërë thjeshtë për të kordinuar mbarëvajtjen e punës së përditshme në institucion apo ai lidhet edhe me hipotezën e zgjedhjeve të parakohëshme në Tiranë, të cilën edhe njëherë kryeministri e la të hapur sikur ajo të mos vendoset prej tij, por prej drejtësisë. Emri I Belinda Ballukut është përfolur mes socialistëve edhe për një kandidim të mundshëm për Tiranën madje ajo për shumkënd është një pretendente më e fortë (sidomos pas provës që kaloi në Fier) edhe se Elisa Spiropali apo Blendi Gonxhe, që thuhet se i kanë vënë syrin këtij posti.

Por gjithësesi, ndonëse në dy deklarata me radhë Rama e ka lënë të hapur mundësinë e bashkimit të Tiranës me 3 bashkitë e tjera që do të futen në zgjedhje të parakohëshme, duket se ai nuk e ka marë vendimin final për shkarkimin e Veliajt, të cilit, pasi iu mohua kërkesa për një masë arresti më të butë edhe nga Gjykata e Lartë, nuk duket më të ketë të ardhme politike./Lapsi.al

Etiketa: bashkia tiranebelinda ballukuEdi RamaErion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Miliona euro shkelje në tendera”/ Bardhi: Balluku nën hetim, por vijon të jetë numri dy i qeverisë

11:27 : 29/10/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë

11:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

Blackberry i Evis Berberit zbardh aferën e tunelit të Llogarasë. Hija e Ballukut në dosjen e SPAK

20:27 : 28/10/2025
Para

Përplasi për vdekje 62-vjeçarin, arrestohet i riu në Elbasan

TË GJITHA

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025

“Pornografi me fëmijë, e trafik droge”! Zbardhen email-et kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Ilir Prodës

14:23 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025

E reja denoncon në polici motrën e zhdukur prej 8 ditësh

13:54 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com