• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Lufta/ Zelensky dhe i dërguari i SHBA-së bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

15:48 : 14/07/2025
në BOTA

I dërguari i posaçëm amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg, u takua të hënën në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të biseduar rreth mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Takimi i tyre ndodhi midis sulmeve të pareshtura ruse dhe në prag të një “njoftimi të rëndëshishëm” që presidenti amerikan, Donald Trump, ka premtuar se do të bëjë në lidhje me qasjen e Uashingtonit ndaj Rusisë.

“Biseduam për rrugën drejt paqes dhe çfarë mund të bëjmë së bashku më saktësisht për të ardhur më afër paqes. Kjo përfshin forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, prodhimin dhe blerjen e përbashkët të armëve mbrojtëse në bashkëpunim me Evropën”, shkroi Zelensky në X.

“Dhe, natyrisht, diskutuam sanksionet ndaj Rusisë dhe atyre që e ndihmojnë atë”, shtoi ai, duke theksuar se “është e qartë se Moska nuk do të ndalet përveç nëse ambiciet e saj të paarsyeshme frenohen me forcë”.

Kievi dhe qytete të tjera në Ukrainë janë vënë në shënjestër të sulmeve të shumta ajrore nga forcat ruse javët e fundit, duke i zemëruar Trumpin dhe zyrtarë të tjerë në Uashington, të cilët kanë filluar të dyshojnë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, ka vërtet për qëllim të zhvillojë bisedime për paqe për t’i dhënë fund konfliktit më të gjatë dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Lexo edhe:

Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme

Presidenti i Brazilit i përgjigjet Trumpit: Dënimi i Bolsonaros nuk është gjueti shtrigash

Madje një alarm për sulm ajror ra në Kiev menjëherë pas takimit mes Kelloggut dhe Zelenskyt.

Pak orë më herët, Trump premtoi se do të dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, Patriot, në Ukrainë, duke shfaqur një ndryshim të politikës së tij, i cili përkon me deklaratën e tij për një qasje të re të Uashingtonit ndaj Rusisë.

Në komentet e bëra në mbrëmjen e 13 korrikut, Trump nuk dha hollësi për dërgesat e planifikuara të sistemeve Patriot në Kiev — të cilat Ukraina i ka kërkuar prej kohësh dhe i konsideron thelbësore për mbrojtjen e qyteteve të saj nga sulmet ajrore ruse.

Ai gjithashtu e kritikoi Putinin, në një seri komentesh negative ndaj presidentit rus.

“Do t’ua dërgojmë Patriotët, sepse ata kanë shumë nevojë për to, pasi Putini i befasoi shumë njerëz”, tha Trump për gazetarë në një bazë ushtarake amerikane pranë Uashingtonit.

“Ai flet ëmbël dhe pastaj bombardon të gjithë në mbrëmje… Nuk më pëlqen”, shtoi ai.

“Bashkimi Evropian po paguan për këtë. Ne nuk po paguajmë asgjë, por do t’i dërgojmë”, shtoi Trump, pa përmendur vendet e BE-së që do të përfshiheshin në një marrëveshje të tillë.

*Video: Të gjendur ngushtë në front, ushtarët ukrainas presin dërgesat e armëve amerikane

Administrata Trump kishte njoftuar më herët këtë muaj se do të ndalonte disa furnizime me armë për Kievin.

Megjithatë, Trump, i cili ka folur me Putinin gjashtë herë me telefon që kur mori detyrën, ka shprehur gjithnjë e më shumë zhgënjim për refuzimin e Putinit për të rënë dakord për një armëpushim.

Kritikat më të ashpra të Trumpit ndaj Putinit janë të dukshme, pasi ai ka një histori komentesh pozitive dhe lavdëruese për liderin rus. Trump e ka quajtur atë të “mençur” dhe vitin e kaluar tha se kishte “marrëdhënie shumë të mira” me Putinin.

Javën e kaluar, Trump kritikoi hapur Moskën sërish.

“Jam i zhgënjyer me Rusinë, por do të shohim çfarë ndodh në javët në vijim”, i tha ai NBC News.

Përveç baterive të reja Patriot, nuk është ende e qartë se çfarë tjetër do të njoftojë Trump.

Sipas faqes së lajmeve Axios, që citon dy persona të njohur me planin, Trump mund të njoftojë për një politikë “agresive” që do të përfshinte edhe armë sulmuese.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar tri bateri raketash Patriot në Ukrainë, të gjitha gjatë administratës së presidentit Joe Biden.

Patrioti është një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore në botë, i aftë të shkatërrojë raketa balistike dhe lundruese.

Ukraina ka marrë gjithashtu edhe katër bateri të tjera Patriot: tri nga Gjermania dhe një nga një grup vendesh të tjera.

Një nga aleatët më të fortë të Trumpit, senatori Lindsey Graham, i dha më shumë peshë spekulimeve se Trump mund të rrisë furnizimin me armë për Kievin, duke thënë se “në ditët në vijim, do të shihni që armët do të rrjedhin në një nivel rekord për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet”.

“Një nga llogaritjet më të gabuara që ka bërë Putini është përpjekja për të manipuluar Trumpin. Dhe vetëm pritni, në ditët dhe javët që vijnë do të ketë një përpjekje të madhe për ta sjellë Putinin në tryezën e bisedimeve”, tha Graham për CBS News.

Rusia e ka rritur ndjeshëm numrin e sulmeve me raketa dhe dronë këtë vit, me shifra që janë rritur çdo muaj që nga dhjetori, dhe ka intensifikuar bombardimet në Kiev dhe qytete të tjera javët e fundit, ndërsa gjithashtu ka vazhduar të avancojë në vijën e frontit — megjithëse me humbje të mëdha në radhët e trupave të saj./ REL

Etiketa: lufteSHBAukriane

Lajme të lidhura

BOTA

Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme

08:36 : 15/09/2025
BOTA

Presidenti i Brazilit i përgjigjet Trumpit: Dënimi i Bolsonaros nuk është gjueti shtrigash

22:39 : 14/09/2025
Tyler Robinson
BOTA

Guvernatori: I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk nuk po bashkëpunon me autoritetet

20:56 : 14/09/2025
BOTA

Nisin bisedimet tregtare SHBA-Kinë në Madrid

19:46 : 14/09/2025
BOTA

Klasa e re politike e Rusisë: Kasapët e luftës, heronj të Kremlinit!

16:07 : 14/09/2025
BOTA

Lufta me kartelet e kokainës në Venezuelë, SHBA dërgon 5 avionë F-35 në Porto Riko

15:57 : 14/09/2025
Para
Christian Nunes

Një spanjoll dhe një latino-amerikan për Flamurtarin, klubi vlonjat prezanton afrimet e reja

TË GJITHA

Belgjika do të angazhojë ushtrinë kundër bandave të drogës

08:56 : 15/09/2025

Sulmi i Izraelit në Iran, si i përdori Mossad-it agjentet femra

08:56 : 15/09/2025

Transformimi i studimeve të larta, degët që po preferohen nga studentët

08:44 : 15/09/2025

Zjarri përfshin dy banesa në Shkodër

08:41 : 15/09/2025

Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme

08:36 : 15/09/2025

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen; Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

08:26 : 15/09/2025

Kthjellime dhe temperatura në rënie, si parashikohet moti për ditën e sotme

08:24 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com