• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përjashtimi/ “Rafaelo” 6 muaj larg tenderave, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit

11:37 : 12/07/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al 

Kompania e ndërtimit “Rafaelo 2002” e Mark Gjinajt, e njohur edhe për pronësinë e një hoteli luksoz me të njëjtin emër në zonën e Shëngjinit, është përjashtuar për 6 muaj nga pjesëmarrja në tendera publikë, pasi rezulton se ka paraqitur të dhëna të rreme në një procedurë prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Divjakë me fond 9 milionë lekë të reja ose rreth 90 mijë euro.

Shoqëria me seli kryesore në zonën e Kthesës së Kamzës, në Tiranë, me aksioner të vetëm Mark Gjinaj, u shpall fitues në një tender të zhvilluan nga pushteti lokal në Divjakë për blerje mjete niveli (rul dhe grejder), të zhvilluar në periudhën shtator-tetor 2024.

“Rafaelo 2002” u shpall paraprakisht fitues, ndërkohë që dy kompanitë e tjera pjesëmarrëse u skualifikuan për mos-plotësim kriteresh. Pas shpalljes së rezultatit, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) zhvilloi një procedurë verifikimi.

Në foto: APP përjashtoi kompaninë “Rafaelo 2002” për 6 muaj nga pjesëmarrja në tendera

Në një dokument të konsultuar nga “Boldnews.al”, Agjencia e Prokurimit Publik thotë se e ka nisur kontrollin, pasi një informacioni të marrë prej Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, një strukturë që monitoron dhe mban regjistrat e të punësuarve në Shqipëri.

Lexo edhe:

Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO

Hija e D’Alemas/ Rama i fal Pashalimanin biznesmenit italian që hetohet për mashtrim 20 mln euro

Në përfundim, APP konstatoi se “Rafaelo 2002” kishte paraqitur të dhëna të rreme, me qëllim kualifikimi në tenderin 90 mijë euro të Bashkisë së Divjakës.

Pas këtij konstatimi, Agjencia e Prokurimit Publik vendosi pezullimin e shoqërisë “Rafaelo 2002” për pjesëmarrje në tendera publikë për një periudhë 6-mujore, sipas vendimit nr. 49, datë 8 Korrik 2025.

“Rafaelo 2002” është një shoqëri aksionere, e regjistruar në vitin 2002 dhe aktualisht është në pronësi 100 përqind të biznesmenit Mark Gjinaj.

Kompania private është e njohur edhe për pronësinë e një hoteli me 5 yje në zonën bregdetare të Shëngjinit, në Lezhë.

Në foto: Hotel-resort “Rafaelo” në Shëngjin, Lezhë

Pak kohë më parë, hotel “Rafaelo” ishte subjekt i një raportimi të kryer nga media italiane, “Domani”, e cila shkruante se aty do të akomodohen për një vit forcat italiane të rendit, të angazhuar për sigurinë e kampit të Gjadrit, ku do të akomodohen përkohësisht emigrantët nga vendet e treta që synojnë Italinë dhe vendet e Bashkimit Europian.

Në artikullin e publikuar në 13 dhjetor 2024, me titull: “Resorti me 5 yje për policët italianë në Shqopëri është i një miku të partisë së Ramës”, thuhej se hotel “Rafaelo” kishte nënshkruar kontratë një-vjeçare me Ministrinë e Brendshme të Italisë për akomodimin e forcave të sigurisë.

“Pas shpalljes së shpenzimeve prej 9 milionë eurosh nga Ministria e Brendshme për të mbuluar vitin dhe akomodimin e 295 policëve në resortin luksoz “Rafaelo” për një vit, Ministria e Drejtësisë po përgatitet të mbyllë një “procedurë negociate” me vlerë mbi 993 mijë euro për ofrimin e vakteve për oficerët e burgjeve nga dhjetori 2024 deri në dhjetor 2026”, thuhej ndër të tjera në artikullin e platformës mediatike “Domani”.

Ky medium përtej Adriatikut jep edhe një përshkrim të lidhjeve të pronarit të hotelit, me eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste në pushtet të Edi Ramës.

“Investigimi gazetaresk ka zbuluar se pronari i kompanisë që ka përfituar më shumë nga fondet publike të qeverisë italiane të drejtuar nga Giorgia Meloni ka lidhje të ngushta me figura të larta të Partisë Socialiste të kryeministrit shqiptar Edi Rama”.

“Domani” shkruan më tej se pronari i resortit, Mark Gjinaj, “ka lidhje të fuqishme me klasën politike shqiptare. Në disa raste, ai shfaqet në fotografi të postuara në Facebook me sekretarin e Partisë Socialiste, Blendi Klosi (ish-ministër i Turizmit nga 2017 deri në 2021)…Klosi, një njeri besnik i Ramës, ka raporte të shkëlqyera me Gjinajn, siç raportojnë njohësit e afërt të tyre”.

Në foto: Artikulli i publikuar në platformën mediatike italiane, “Domani”

Gazetarët italianë citojnë përfaqësues të hotel “Rafaelos”, lidhur me kontratën që kanë fituar nga qeveria italiane.

“Resorti Rafaelo, në një përgjigje për gazetarët, deklaroi se “Ministria e Brendshme e Italisë ka ndjekur procedurat e caktuara nga marrëveshjet,” dhe shtoi se “ne nuk jemi të përfshirë në aspektet procedurale, politike ose vendimmarrëse të këtyre marrëveshjeve”.

Ndërkohë, të paktën deri në kohën e publikimit të atij artikulli, në dhjetor 2024, Ministria e Brendshme italiane nuk i kishte dhënë përgjigje gazetarëve të “Domani-t” mbi procedurat e ndjekura në përzgjedhjen e strukturave për akomodimin e policëve italianë të Gjadrit.

 

Etiketa: GjadrihotelItaliitalianekampilezhepolicetRafaeloresortshengjintender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO

21:41 : 12/09/2025
AKTUALITET

Hija e D’Alemas/ Rama i fal Pashalimanin biznesmenit italian që hetohet për mashtrim 20 mln euro

16:47 : 12/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Po ndiqeshin nga policia, dy të rinj shqiptarë përplasen me shtyllën në Itali, njëri humb jetën

12:41 : 12/09/2025
AKTUALITET

Në kërkim për d*ogë nga Italia, kapet në portin e Sarandës 50-vjeçari me 2 emra

10:49 : 11/09/2025
AKTUALITET

“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë “Shqiponjat” në Shkodër, njëri prej tyre polic

22:02 : 10/09/2025
AKTUALITET

E zuri korenti, humb jetën 16-vjeçarja në Lezhë

11:09 : 09/09/2025
Para

"Do t'iu vras"/ Shkodrani futet në një lokal në Durrës me sëpatë dhe kërcënon dy persona (EMRI)

TË GJITHA

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

23:00 : 12/09/2025

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar / Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar

22:57 : 12/09/2025

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025

CNN: Moska pranon se negociatat me Ukrainën për paqe janë të ngrira

22:35 : 12/09/2025

Çmenduria e TEC-eve në Vlorë/ Kur bota paguante 118€, Shqipëria pagoi 685€ për një megavat orë energji

22:31 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com