• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në mungesë të shtetit ligjor, “ndërhyrja” në Theth është dhunim

08:28 : 11/07/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga i gjithë spektakli banal dhe i përsëritur i qeverisë me shembjet e kabinave të ndërtuara, jo në mënyrë të paligjshme, por në mungesë të shtetit ligjor në zonën turistike të Thethit, etiketimi i dhunimit të qytetarëve si “ndërhyrje” më ngjan se është veçanërisht dehumanizues.

Nga Gjergj Erebara

Tridhjetë e pesë vjet pas një reforme ligjore të njohur si “ligji 7501”, i miratuar në parlament nga deputetët e të dy partive kryesore politike, banorët e Thethit, ashtu edhe si ata të pjesës dërrmuese të Shqipërisë, nuk disponojnë tituj pronësie. Sipas logjikës formale, rreth 100 familje të fshatit të vogël malor, duhet të kenë marrë, fillimisht në përdorim, dhe më pas, në pronësi, një sipërfaqe toke prej 2 dynymësh për frymë, ose afërsisht 1 hektar për familje. Dhe që nga viti 1995, kur u bë ligji që kaloi tokën e marrë në përdorim “në pronësi”, deri në vitin 2025, kanë kaluar plot tridhjetë vjet dhe fshati i Thethit, ashtu si pjesa dërrmuese e Shqipërisë, nuk ka arritur të regjistrojë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, pronësinë e këtyre parcelave të tokës.

Procedura e regjistrimit të një parcele toke në hipotekë nuk ngjan shumë e komplikuar. Qytetari dorëzon një kërkesë, plotëson disa dokumente dhe, brenda një muaji, zyrtari i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës konkludon se aksh parcelë toke në Theth është nën pronësinë e anëtarëve të familjes bujqësore që ka marrë, në vitin e largët 1995, të drejtën ligjore për ta pasur nën pronësi. Por, ose qytetarët nuk e kuptojnë se pronësia e tokës duhet të regjistrohet, ose zyrtari i hipotekës nuk e zbaton ligjin për të cilin paguhet nga taksat e qytetarit.

Sepse, nëse do të mundej të kishin regjistruar këto tituj pronësie, ata, me gjasa, do të mund të merrnin leje ndërtimi për të ndërtuar, njëqind, dyqind apo treqind metra katrorë nga parcelat dy dynymëshe të dhëna nga reforma, duke mos pasur frikë dhe duke  mos u përballur me rrezikun e “ndërhyrjes” nga qeveria e Edi Ramës.

Lexo edhe:

Nga mesazhet kontradiktore të Ramës tek mosveprimi i administratës/ Kush është fajtor për ‘Thethin’?

Aksioni në Theth, Lala: Benet Beci promovoi vilat për vota

Qeveria e Edi Ramës, tashmë në vitin e trembëdhjetë të pushtetit, mundej, sipas të gjitha gjasave, të informohej se Thethi është një destinacion turistik dhe si i tillë, normalisht që ka nevojë për krevatë ku turistët të flenë dhe banja ku të kryejnë nevojat personale. Dhe në një situatë të tillë, nuk besoj se do t’i kushtonte shumë të krijonte një plan rregullues, të përcaktonte kritere për zhvillimin në përputhje me traditën e zonës, të ndalonin derdhjen e ujërave të zeza në lumë apo te siguronte shërbimet e tjera bazë.

Ndoshta e teproj por më duhet gjithsesi ta them se regjistrimi i pronave hyn te funksionet kyçe të shtetit. Nëse shteti nuk bën këtë, ai nuk mund të quhet shtet.

Megjithatë, fakti është që drejtorët e hipotekave, ndërsa nuk e kanë kryer funksionin e tyre ligjor, janë bërë në një numër të konsiderueshëm, kandidatë për deputetë, kjo veçanërisht gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Në mungesë të shtetit, pra të shtetit që mban regjistër pronësie dhe garanton pacënueshmërinë e pronës, qytetarët e Thethit, dhe të gjithë Shqipërisë,  për shkak të nevojës natyrore për të ngrënë, janë shtyrë të mbijetojnë. Në rastin e Thethit, ajo  që po shihet në masë është përdorimi i kasolleve prej druri si dhoma për turistët. Banorët thonë se kanë gjetur këtë zgjidhje për të jetuar, dhe asgjë më shumë se sa për të jetuar, në kushtet kur shteti nuk regjistron titujt e pronësisë, nuk bën plane urbanistike dhe nuk jep leje ndërtimi.

Marjana Koçeku, deputetja e re socialiste e qarkut të Shkodrës, nuk është dakord me ndërtimin me kasolle dërrase. Ajo mbështeti aksionin e qeverisë, e cila, dukshëm nën sikletin e dobësimit masiv të kredencialeve si forcë legjitime pas procesit të rinumërimit në Fier, ka gjetur rastin të tregojë dhëmbët para një fshati të vogël, gjë që na rikujton ato anektodat e kohës së komunizmit me qeverinë e Zogut që ia kishte bërë Kalcës 8 me 2.

“Dje ne Theth u prek nji plage qe po thellohej dita dites e që lidhet me identitetin dhe estetiken tone kulturore e natyrore. Plaga e ndertimeve pa identitet, pa historik e pa miratim ligjor, [SIC]” deklaroi deputetja Koçeku. “Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari Benet Beci kane ba nji nderhyrje te domosdoshme ne mbrojtje te fshatit Theth”, shtoi ajo.

Nga të gjitha këto nonsense të thëna brenda 55 fjalësh, shumë gjëra hanë debat. P.sh., puna e estetikës, identitetit dhe historisë dhe miratimit ligjor. Znj. Koçeku lë të kuptohet se nuk bie dakord me formën e gjetur nga banorët e Thethit me ndërtesa druri për të anashkaluar mungesën e shtetit ligjor, atij që regjistron titujt e pronësisë dhe miraton plane e kritere urbanistike, por nuk jep ndonjë alternativë se si e mendon ajo se duhet të ndërtohen strukturat turistike në Theth. Dhe ajo nuk ka sy për të pyetur, jo vetëm banorët e Thethit, por edhe Edi Rama dhe Benet Beci se pse banorët e Thethit nuk janë në gjendje të marrin miratim ligjor për gjënë që duhet të jetë një procedurë rutinë, leje për të ndërtuar dhoma për t’i dhënë me qira për turistët.

Nga të gjitha këto, përdorimi i fjalës “ndërhyrje” është ajo më tronditësja. Ndërhyrja është një folje me kuptim pozitiv. Për shembull, kur sheh dikë në vështirësi, ndërhyn dhe e ndihmon. Kur sheh se, fjala vjen, nuk ka ujë, ndërhyn dhe bën ujësjellës. Në rast se sheh që fshati Theth ka nevojë për të ndërtuar që të mund të presë turistët, ndërhyn dhe bën plan urbanistik. Ajo që po shohim gjatë këtyre ditëve nuk është ndërhyrje. Është shembje, shkatërrim, dhunim.

Le të jemi të qartë, kioskat para kishës së Thethit ishin gjithashtu dhunim. Dhe nuk e vë në dyshim se në Shqipëri në përgjithësi, dhe ma ha mendja edhe në Theth, nuk mungojnë kokëkrisurit që ndërtojnë në mënyrë dhunuese. Por të dështosh të shohësh kontekstin në të cilin është kryer kjo batërdi ndërtimesh pa leje, të dështosh të shohësh përgjegjësinë e Edi Ramës si kryetar i shtetit në mungesën e shtetit ligjor, në mungesën e titujve të pronësisë dhe të planeve rregulluese, kjo është me të vërtetë e ekzagjeruar. Nga cektësia e mendimit të saj mbi çështjen të krijohet përshtypja sikur në Theth banojnë njerëz primitivë që nuk e dinë se çfarë është ligji, çfarë janë lejet e ndërtimit, çfarë është historia, çfarë është identiteti kështu që duhet t’i dërgojmë policë dhunues nga Tirana për t’i dhënë një mësim, ose për të bërë një “ndërhyrje”.

Znj. Koçeku dukshëm po bëhet me shpejtësi një ish-proletare, e cila u flet nga distanca banorëve të Thethit, disa prej të cilëve kanë gjithashtu mbiemrin Koçeku, duke i treguar se çfarë është ligji, çfarë është historia, identiteti e të tjera si këto. Normalisht që do të bënte mirë të bashkohej me banorët e Thethit për të kërkuar ndaljen e shembjeve për sa kohë shteti ligjor, ai që punon me dokumente pronësie, planifikim hapësinor dhe leje ndërtimi, të jetë krijuar.

/BIRN

Etiketa: ceshtja e pronavedhunimKadastralejepa lejepronesiashembjetshteti ligjortheth

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga mesazhet kontradiktore të Ramës tek mosveprimi i administratës/ Kush është fajtor për ‘Thethin’?

10:07 : 11/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth, Lala: Benet Beci promovoi vilat për vota

22:48 : 10/07/2025
AKTUALITET

Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth

20:00 : 10/07/2025
AKTUALITET

Manja “zbaton urdhërin” e Ramës, dërgon në ILD dhe KLP Prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjelin

18:28 : 10/07/2025
AKTUALITET

Protesta në Theth, banorët në lot: Na prishin biznesin, ishte i vetmi burim jetese

16:07 : 10/07/2025
BOLD BLOG

Kokë turku për një Republikë pa leje

12:33 : 10/07/2025
Para

U bllokua në gropën e rërës që hapi vetë, humb jetën 17-vjeçari në Itali

TË GJITHA

Pjesë e grupit të të fortit të ‘Myslym Shyrit’, sekuestrohen pasuritë e Paris Prengës

13:32 : 11/07/2025

Ndarje, probleme me paratë dhe rikthim i ish-it, Chrysanthi Kalogeri parashikon javën sfiduese

13:23 : 11/07/2025

Pëson arrest kardiak sa hyn në det, ndërron jetë 59-vjeçari në Qerret

13:07 : 11/07/2025

“Raporti i KE groposi shtetin ligjor”, Berisha: Rama po dezinformon duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin

13:05 : 11/07/2025

SPAK operacion në Shkodër/ Lëshohen 13 urdhër-arreste, në kërkim ish-shefi i krimeve (EMRI)

12:58 : 11/07/2025

Vdes tragjikisht 58-vjeçari në Gramsh, e zë poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus

12:58 : 11/07/2025

“Babain e sëmurë, vëllain në psikiatri”/ Apeli i GJKKO rikthen arrestin për avokatin Armand Tragaj

12:52 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com