• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy prokurorët e SPAK përplasen në seancë, kërkojnë dënime të ndryshme për kopshtarin e Altin Hajrit

11:56 : 11/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Dy prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Behar Dibra dhe Elida Kaçkini janë përplasur gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku u mbajt seanca për kopshtarin e kompleksit “Golden” të Altin Hajrit në Shijak, Festim Bexhdili, i cili akuzohet për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 Janar të vitit 2020 në Kamëz.

Kopshtari Festim Bexhdili ishte i vetmi nga të pandehurit në dosjen e parë, i cili u dënua nga shkalla e parë dhe Apeli me burgim të përjetshëm për rrëmbimin e Jan Prengës, por Gjykata e Lartë e riktheu sërish çështjen në Apel.

Prokurorët e SPAK kanë mbajtur qëndrim të ndryshëm sa i përket dhënies së pretencës për Bexhdilin. Prokurorja Kaçkini kërkoi të mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm, ndërsa prokurori tjetër Behar Dibra kërkoi dënimin me 20 vite burg.

Kaçkini këmbënguli në qëndrimin e saj me argumentin se Bizhdili ka qenë pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe ka njohje me personat e tjerë të akuzuar për ngjarjen, kjo sipas saj e vërtetuar edhe nga komunikimet në ap;lika

Ndërsa prokurori Dibra tha se ai është gjetur në atë situatë pasi është punonjës i kompleksit dhe është urdhëruar për fshehjen e kufomës.

Lexo edhe:

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jurgis Çyrbjas dhe Altin Hajrit, 5 akuza ndaj ish-deputetit

Zhdukja e Jan Prengës, Apeli konfirmon burgimin e përjetshëm për kopshtarin e Altin Hajrit

Gjykata e Posaçme e Apelit do ta shpallë vendimin më 25 korrik, për shkak të kompleksitetit që ka dosja.

Festim Bexhdili u dënua fillimisht me burgim të perjetshëm nga GJKKO dhe Apeli, por më pas vendimi u prish nga Gjykata e Lartë duke e kthyer për rigjykim në Apelin e GJKKO-së (që më parë e kishte konfirmuar). SPAK dyshon se Bexhdili ka dijeni ku është fshehur apo asgjësuar trupi i Jan Prengës, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.

Jan Prenga u rrëmbye më 17 Janar të vitit 2020 në Kamëz. Pas rrëmbimit ai u dërgua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.

Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, Jan Prenga dyshohet se u dhunua për vdekje dhe asgjësimi i trupit ka dyshime se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit, teksa kufoma ende nuk është gjetur.

Rrëmbimi erdhi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një kontejner me drogë në Britaninë e Madhe. Sipas SPAK, urdhri për rrëmbimin e Jan Prengës ishte dhënë nga Dritan (Gramoz) Rexhepi dhe i bashkëpandehuri i tij Gentian Funiqi (Doda), organizimi është bërë nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja, ndërsa ekzekutimi i rrëmbimit është bërë nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Porosia për rrëmbimin e Jan Prengës u dha teksa Rexhepi ishte i burgosur në Ekuador, në Amerikën Latine dhe kishte si qëllim shtrëngimin e vëllait të Prengës, që kishte vjedhur një sasi kokaine të trafikuar nga Ekuadori në Angli. Familja Prenga zhvilloi edhe negociatat me rrëmbyesit dhe një pjesë e kokainës u dorëzua, por ndërkohë Jan Prenga kishte humbur jetën.

Gjatë seeancave në GJKKO, Dritan (Gramoz) Rexhepi) e ka mohuar implikimin në rrëmbimin e Jan Prengës, teksa organizatori tjetër, Altin Hajri, pronari i kompleksit “Golden” ku ndodhi krimi, rezulton ende në arrati.

Etiketa: Altin HajriFestim Bexhdilijan prenga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jurgis Çyrbjas dhe Altin Hajrit, 5 akuza ndaj ish-deputetit

14:14 : 15/09/2025
AKTUALITET

Zhdukja e Jan Prengës, Apeli konfirmon burgimin e përjetshëm për kopshtarin e Altin Hajrit

11:40 : 25/07/2025
AKTUALITET

“Matrix” vjen në SPAK/ Pas “Sky”-it, aplikacioni kthehet gropa nr.2 e krimit në Shqipëri

09:03 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan dhe Altin Hajrin, 5 akuza ndaj ish-deputetit të PS

15:58 : 15/07/2025
AKTUALITET

Zhdukja e Jan Prengës! Gazetarja rrëfen bisedën me fëmijët e tij: Kishin shpresë për gjetjen e trupit

19:51 : 12/07/2025
AKTUALITET

Zhdukja e Jan Prengës/ Avokati i Bexhdilit përplaset me prokurorin: SPAK ka keqinterpretuar pamjet

12:28 : 12/06/2025
Para

Pse 30 këshilltarë janë pak për një drejtor ujësjellësi?

TË GJITHA

Nga arratia në Itali te masakra në Manëz, media italia artikull për Flori Paluçin

21:49 : 24/10/2025

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

21:40 : 24/10/2025

Balluku në hetim, Tabaku publikon videon: Aeroporti i Vlorës, 138 milionë euro humbje

21:34 : 24/10/2025

“Tete Albania” nën akuzë/ Minatorët e Spaçit në protestë prej ditësh, shkelje dhe mungesë sigurie në galeri

21:26 : 24/10/2025

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025

Osmani: Nëse s’ka marrëveshje për qeverinë, do të ftoj partitë për krijimin e shumicës

21:07 : 24/10/2025

Mblidhen mbi 150 mostra ADN-je/ Shpresë për rikuperimin e bizhuterive të vjedhura te muzeu i Luvrit

20:58 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com