• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

08:19 : 11/07/2025
në BOTA, RAJONI

Më 11 korrik, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari do të varrosen shtatë viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Viktimat më të reja janë Senajid Avdiq dhe Hariz Mujiq, të cilët ishin 19 vjeç kur u vranë në korrik të vitit 1995.

Përveç tyre, do të varrosen edhe Rifet Gabeliq, Hasib Omeroviq, Sejdalija Alliq dhe Amir Mujçiq. Viktima më e moshuar, dhe e vetmja grua që do të varroset këtë vit, është Fata Bektiq, e cila ishte 67 vjeç në korrik të vitit 1995.

Më herët është paralajmëruar se në shënimin e 30-vjetorit të gjenocidit pritet të marrin pjesë mbi 150 mijë persona.

Shumë delegacione kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në Potoçari. Në Bosnje e Hercegovinë tashmë ka arritur një delegacion i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, i udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së ndihmëssekretarit amerikan për Evropë dhe Euroazi, Brandon Hanrahan, si dhe dukesha e Edinburgut, Sophie Helen Rhys-Jones, ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Danimarkës, dhe nënsekretarja e Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike dhe Ndërtim Paqeje.

Në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë-Potoçar janë varrosur deri më tani 6.765 persona, ndërsa rreth 250 viktima të tjera janë varrosur në vende të tjera, sipas dëshirës së familjarëve.

Lexo edhe:

Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

Vërshimet e lumenjve në veri të Bosnjës, gjendje e jashtëzakonshme në disa komuna

Forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska – entitet serb – vranë rreth 8.000 burra dhe djem në Srebrenicë dhe rrethinë në korrik të vitit 1995, çfarë është cilësuar si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare dhe ato vendore.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2007, konstatoi se në korrik të vitit 1995, në Srebrenicë – që ishte zonë e mbrojtur nga OKB-ja – ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid.

E njëjta gjykatë e shpalli Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit dhe për shkeljen e obligimit për ndëshkimin e kryerësve të tij.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në maj të vitit të kaluar, miratoi një rezolutë me të cilën 11 korriku shpallet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Para gjykatave të ndryshme, deri më tani janë dënuar mbi 50 persona për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë, me mbi 700 vite burgim.

Ndër të dënuarit me burgim të përjetshëm janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska dhe komandanti i ushtrisë së këtij entiteti, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq.

Gjatë luftës në vitet e 90-ta në Bosnje e Hercegovinë janë vrarë mbi 100.000 njerëz, janë zhdukur mbi 32.000, dhe ende po kërkohen eshtrat e 7.600 personave – mes tyre ende rreth 1.000 viktima të pagjetura pas gjenocidit në Srebrenicë./ REL

Etiketa: bosnjesebrenicevarrosje

Lajme të lidhura

RAJONI

Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

13:57 : 18/08/2025
RAJONI

Vërshimet e lumenjve në veri të Bosnjës, gjendje e jashtëzakonshme në disa komuna

12:40 : 28/03/2025
BOTA

DW: Mosmarrëveshje transatlantike në Ballkan?

17:04 : 09/03/2025
BOTA

Rriten tensionet, EUFOR shton ushtarët në Bosnje dhe Hercegovinë

15:18 : 08/03/2025
BOTA

Bosnje dhe Hercegovinë/ Mbahet seanca përfundimtare gjyqësore ndaj Dodik

11:57 : 19/02/2025
BOTA

DASH shpall ‘Non Grata’ 13 individë dhe një entitet në Bosnjë

21:57 : 17/01/2025
Para

UNAIDS paralajmëron rritje të vdekjeve nga HIV

TË GJITHA

Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, ja dëshmia e tij

13:24 : 12/09/2025

Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër, do mbajë përgjegjësi dhe për ministren “Diella”

13:07 : 12/09/2025

Serat e kanabisit në Berat/ GJKKO kalon pas 9 muajsh dosjen për gjykim me 17 të pandehur

12:53 : 12/09/2025

EMRI/ Po ndiqeshin nga policia, dy të rinj shqiptarë përplasen me shtyllën në Itali, njëri humb jetën

12:41 : 12/09/2025

“Divorc” me nisjen e Kuvendit/ Zegjine Çaushi: Historia me Gaz Bardhin ka mbaruar!

12:27 : 12/09/2025

Kulisat/ Si mbetën jashtë qeverisë “çunat e Belës”, Ceno dhe Klevisi

12:15 : 12/09/2025

Rama ironizon PD-në me “Diellën”/ Bardhi: Ajo është pseudonimi i Linda Ramës, pyete për AKSHI-n

12:00 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com