• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërtimet pa leje/ Lapaj akuza qeverisë Rama: Ka nxitur paligjshmërinë për përfitime elektorale

12:39 : 09/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të ndërtimeve pa leje në vend, duke akuzuar qeverinë Rama se ka nxitur paligjshmërinë për përfitime elektorale.

Sipas Lapajt, mesazhi që qeveria ka përçuar është i qartë: “Ndërtoni tani, na jepni votën dhe do ua legalizojmë.”

Kjo strategji, sipas Lapajt, jo vetëm që dëmton rendin ligjor, por i trajton qytetarët si mjete për qëllime politike.

“Ndërtimet pa leje nuk duhet të tolerohen në asnjë rrethanë. Askush nuk duhet të lejohet të ndërtojë jashtë kuadrit ligjor.  Është fakt që në Shqipëri të marrësh leje është thuajse mision i pamundur. Kanë dashur ta shtyjnë qytetarin gjithë kohës në paligjshmëri që pastaj ta rrjepin nga xhepat e ta mbajnë peng për votën.

Lexo edhe:

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

Qeveria aktuale, duke shtyrë në mënyrë të përsëritur afatin e legalizimeve para çdo palë zgjedhjesh, ka dhënë një mesazh të qartë: “Ndërtoni tani, na jepni votën dhe ne do t’ua legalizojmë.” Kështu ka ndodhur. Pra, ka qenë vetë qeveria ajo që i ka nxitur qytetarët të ndërtojnë në mënyrë të paligjshme”– shprehet Lapaj në një reagim në rrjete sociale.

Në reagimin e tij, kreu i ‘Shqipëria Bëhet’ ngre alarmin për rastin e 40 objekteve pa leje në një fshat të vetëm, duke vënë në dyshim funksionimin e institucioneve përgjegjëse.

“Si ka mundësi që në vitin 2025, kur Republika ka investuar miliona dollarë në satelitë e dronë për kontrollin e territorit, lejohet ndërtimi pa leje në masë? Kush i ka lejuar? Ku janë zyrtarët e arrestuar për këtë?”– shprehet Lapaj.

Reagimi i plotë:

Ne jemi kategorikisht kundër ndërtimeve pa leje, por…

Ndërtimet pa leje nuk duhet të tolerohen në asnjë rrethanë. Askush nuk duhet të lejohet të ndërtojë jashtë kuadrit ligjor.

Është fakt që në Shqipëri të marrësh leje është thuajse mision i pamundur. Kanë dashur ta shtyjnë qytetarin gjithë kohës në paligjshmëri që pastaj ta rrjepin nga xhepat e ta mbajnë peng për votën.

Qeveria aktuale, duke shtyrë në mënyrë të përsëritur afatin e legalizimeve para çdo palë zgjedhjesh, ka dhënë një mesazh të qartë: “Ndërtoni tani, na jepni votën dhe ne do t’ua legalizojmë.” Kështu ka ndodhur. Pra, ka qenë vetë qeveria ajo që i ka nxitur qytetarët të ndërtojnë në mënyrë të paligjshme.

Si ka mundësi që në vitin 2025, kur Republika Legjendare ka shpenzuar miliona dollarë për satelitë dhe dronë që supozohet të kontrollojnë çdo centimetër të territorit, deri edhe mizat…lejohet ndërtimi i 40 objekteve pa leje në një fshat të vetëm? Kush i ka lejuar? Si ka ndodhur kjo pa dijeninë apo bashkëpunimin e institucioneve shtetërore? Apo i lanë sa u morën paratë dhe votën?

Kush janë zyrtarët e arrestuar për këto ndërtime?

A po trajtohen të gjithë njësoj përballë ligjit, apo vazhdojmë me standardin e dyfishtë: disa të nënës, disa të njerkës? A po prishen të gjitha objektet pa leje të ndërtuara kudo në Republikë?

Ne besojmë fort në shtetin ligjor dhe nuk mbështesim asnjë ndërtim të paligjshëm, por të tallesh me djersën e njerëzve është ligësi.

Ndaj o motra e vëllezër u folëm për ligjin. Ndaj u thamë mos zgjidhni politikën e pazareve se do u kushtojë shtrenjtë. Uroj të reflektoni! Përpara janë zgjedhjet e pjesshme dhe ato lokale. Mos vazhdoni më me politikën e hajnave.

Etiketa: adriatik lapajEdi Ramandertimet pa leje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

18:29 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tundja e kokës së ambasadorit kroat, Rama manipulon videon nga ceremoni e dorëzimit të progres-raportit

14:28 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025
AKTUALITET

Paqja Fiskale, Kali i Trojës për uljen e taksave të kullave dhe resorteve

19:10 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat

18:37 : 07/11/2025
Para

EMRI/ Arrestohet një trafikant droge i shpallur në kërkim nga Italia

TË GJITHA

“Kryetari duhet në detyrë?”/ Rasti “Beleri” u pret shpresat idhtarëve të Erion Veliaj

10:42 : 09/11/2025

E rëndë në Fushë-Arrëz, gjendet në rrugë një trup i pajetë

10:32 : 09/11/2025

Celibashi: Pjesëmarrja totale në 5 bashkitë, 2.42%. Probleme me komunikimin me 18 QV

10:21 : 09/11/2025

Aksident i trefishtë në aksin Fier-Cakran, plagoset një person

10:06 : 09/11/2025

Shmangu 3.7 mln euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ‘Buzi Store’

09:57 : 09/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, shifrat e para të pjesëmarrjes në votim

09:48 : 09/11/2025

Ndriçimi që mungon, rrugët e Durrësit nën hijen e amortizimit

09:36 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com