• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve

08:36 : 08/07/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kuvendi i Shqipërisë mbylli të enjten punimet e legjislaturës së 10-të parlamentare duke votuar një dyzinë me ligje të propozuara nga qeveria, por duke lënë mënjanë raportimin e institucioneve të pavarura – kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj – një proces mbikëqyrës parlamentar që duhej të kryhej brenda muajit qershor, sipas detyrimit ligjor në Rregulloren e Kuvendit.

Dhjetëra institucione të pavarura që raportojnë në Kuvend për punën e një viti më parë – bazuar në rekomandimet e lënë nga Kuvendi dhe rekomandimeve që burojnë nga procesi i integrimit europian – nuk arritën ta kryenin këtë detyrë funksionale për shkak të neglizhencës së Kuvendit.

Procesi parashikonte raportimin mbi punën dhe gjendjen e sektorëve për vitit 2024 në komisionet përgjegjëse dhe më pas në seancë plenare të krerëve institucioneve të sistemit të drejtësisë.

Para deputetëve duhej të raportonin drejtuesi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Prokurori i Përgjithshëm, Inspektoriati i Drejtësisë, si dhe institucione të tjera të rëndësishme si Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Banka e Shqipërisë.

Raportimi në Kuvend i këtyre institucioneve konsiderohet si një proces thelbësor demokratik dhe transparent, ku publiku ka mundësinë të njihet me gjendjen e gjyqësorit, për ecurinë e luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për problematikat e ekonomisë, etj..

Lexo edhe:

Shqipëria në flakë/ Situatë e rënduar nga zjarret në disa qarqe, 29 vatra aktive

Zjarret më të rënda në 13 vitet e fundit: Mbi 49 mijë hektarë të djegur në Shqipëri

Por, edhe pse institucionet i dorëzuan raportet sipas afateve ligjore dhe këto dokumente u bënë pjesë e një konsultimi publik, madje dhe u përfshinë formalisht në kalendarin e punës së Kuvendit për periudhën 19 qershor -8 korrik, Kuvendi nuk e realizoi këtë proces, duke e lënë në dorë të legjislaturës së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, që nis punën në shtator.

Edhe pse vonesa në dukje iu faturua një pushimi të gjatë, më shumë se dy mujor, të aktivitetit parlamentar me justifikimin e angazhimit të deputetëve në fushatën zgjedhore, nuk pati ndonjë angazhim konkret të Kuvendit për të gjetur një mekanizëm për realizimin e raportimeve.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për të komentuar pasojat që sjell mosrealizimi i procesit për rolin mbikqyrës të Kuvendit dhe për vetë funksionalitetin e institucioneve të pavarura, por gjatë seancës së fundit parlamentare ajo hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe sugjeroi se procesi mund të kryhet dhe tej afateve ligjore.

“Nuk është në tagrin e Kryetares së Parlamentit të përcaktojë kalendarin e komisioneve parlamentare , unë besoj se parlamenti i ri do të ketë legjitimitetin për t’i thirrur edhe për t’i dëgjuar dhe hartuar rezolutat”, tha Spiropali duke iu përgjigjur shqetësimit të deputetit demokrat Bujar Leskaj për këtë çështje.

Procedura ligjore parashikon që pas seancave dëgjimore publike me krerët e institucioneve Kuvendi miraton rezoluta periodike me vlerësime dhe rekomandime dhe i vetmi mekanizëm mbikëqyrje për zbatimin e tyre është raportimi pasardhës vjetor.

Proces formal dhe në dëm të demokracisë

Organizatat e të drejtave të njeriut që monitorojnë punën e Kuvendit e shohin këtë neglizhencë të Kuvendit për të ushtruar në kohë rolin e vet kontrollues si një rrezik për demokracinë e funksionalitetin e institucioneve të pavarura dhe kthimin e këtij procesi në një formalitet.

“Nuk qëndron alibia e drejtueses së Kuvendit së janë përgjegjës komisionet, për aq kohë sa kryesia e Kuvendit është e detyruar të menaxhojë kalendarin dhe axhendën dhe të detyrojë komisionet të fusin në axhendë çështje me interes dhe të mbrojë parlamentarizmin”, i tha BIRN-it, Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike.

Duke e cilësuar situatën e krijuar si “paradoksale dhe shenjë e keqe për demokracinë dhe parlamentarizmin”, Krasniqi e lidh këtë sjellje të Kuvendit me kontekstin e rezultateve zgjedhore të majit dhe fitoren e thellë të Partisë Socialiste në pushtet.

“Mazhoranca ka fituar një shumicë dërrmuese të mandateve dhe deri diku është dobësuar i gjithë koncepti i institucioneve të pavarura dhe rëndësia e tyre dhe raporti i tyre me parlamentit dhe vetë funksioni mbikëqyrës i parlamentit”, thekson ai.

Sipas Krasniqit ky është gjithashtu “një mesazh negativ” se si do të jetë legjislatura e ardhshme, -“një mazhorancë solide që e bën të panevojshme rolin e opozitës dhe automatikisht dërgon mesazhin që institucionet e pavarura nuk do të jenë më të pavarura, por do të jenë të cënueshme”.

Edhe Erida Skëndaj, drejtoreshë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, e quan dështim të Kuvendit që të kryejë në kohën e duhur funksionin e tij mbikëqyrës ndaj institucioneve të pavarura.

“Shoqëruar me faktin e dështimit prej kohësh të zgjedhjes së titullarëve të institucioneve të pavarura si Avokati i Popullit apo Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, kjo dobësoi klimën e llogaridhënies së organit që mban pushtetin ligjbërës që duhet të ishte modeli kryesor për institucionet dhe zgjedhësit, i respektimit të parimeve të shtetit ligjor”, i tha ajo BIRN-it.

KSHH dhe organizatat e tjera u përfshinë me komentet dhe sugjerimet e tyre në procesin e konsultimit publik që ishte i hapur në platformën e Kuvendit deri më datë 23 qershor, por siç thotë Skëndaj, duket se procesi i konsultimit është përdorur si mjet formal për të justifikuar shtyrjen pa afat të raportimit të institucioneve.

“Kuvendi nuk i’u përgjigj me të njëjtën korrektesë e përgjegjshmëri institucionale, aktorëve që konsultuan dhe dhanë mendime për raportet e këtyre institucioneve”, tha më tej Skëndaj duke iu referuar konsultimit.

Edhe pse në dukje krijohet ideja se procesi u shty për arsye të kohës së shkurtër që ishte në dispozicion që nga momenti i konsultimit publik deri në datën 3 korrik kur Kuvendi mbylli punimet, Lorin Kadiu, kryeredaktor i “Citizens Channel”, po ashtu një organizatë që monitoron transparencën e Kuvendit, e quan këtë shtyrje të “qëllimshme”.

“Kuvendi, pas vrullit për t’u angazhuar në fushatë elektorale zgjodhi të hyjë në një periudhë të gjatë pushimesh, duke lënë pas dore një nga funksionet e tij thelbësore: monitorimin e institucioneve të pavarura”- i tha ai BIRN-it, duke shtuar se “kjo vonesë nuk është thjesht teknike, është një pengesë reale për vetë institucionet, për transparencën dhe për procesin e llogaridhënies që duhej të ndihmonte përmirësimin konkret të punës së tyre”.

Të treja organizatat shohin me shqetësim se kjo shtyrje do të sjellë për pasojë kthimin e këtij procesi të rëndësishëm në një akt formal në të ardhmen.

“Krijohet një situatë formale dhe paradoksale”, thotë Afrim Krasniqi, sipas të cilit në një parlament ku do të jenë 70 për qind deputetë te rinj do të kërkohet llogari për detyra të lëna nga parlamenti i mëparshëm në 2024 dhe do të lënë detyra për vitin 2025 kur viti do të jenë në përfundim.

Edhe për Kadiun moskryerja në kohë e procesit e kthen atë në formalitet dhe ka pasoja në proceset e tjera demokratike që duhet të ushtrojë Kuvendi.

“Meqënëse shqyrtimi i këtyre raporteve është një proces që kërkon kohë dhe debat gjykoj se kjo shtyrje e zbeh ndikimin e rekomandimeve dhe e kthen këtë ushtrim në një formalitet pa peshë”- thotë ai.

Nga ana tjetër, sipas tij, kjo do të ketë pasoja edhe në procesin e transparencës pasi momentet kur institucionet vendosen përballë njëri-tjetrit në funksion monitorues krijojnë mundësitë e pakta për transparencë për publikun./ BIRN

Etiketa: demokraciainstirucionetkundiraportShqiperispiropali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria në flakë/ Situatë e rënduar nga zjarret në disa qarqe, 29 vatra aktive

11:33 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret më të rënda në 13 vitet e fundit: Mbi 49 mijë hektarë të djegur në Shqipëri

10:56 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret përfshijnë Evropën Jugore, AP: Situatë alarmante në Greqi, Shqipëri, Spanjë dhe Turqi

18:53 : 13/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

17:06 : 13/08/2025
AKTUALITET

Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

15:38 : 13/08/2025
AKTUALITET

Shifra shqetësuese, lindjet bien me 6.5% në 6-mujorin e parë të 2025

14:27 : 12/08/2025
Para

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë

TË GJITHA

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com