• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLSH: Bashkia e Sarandës i ka shkaktuar mln lekë dëm buxhetit të shtetit nga tenderët problematikë

12:44 : 08/07/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar një auditim të thelluar mbi procedurat e prokurimit publik të ndjekura nga Bashkia Sarandë, duke zbuluar një sërë shkeljesh dhe parregullsish serioze. Sipas raportit më të fundit të publikuar, janë audituar me zgjedhje 12 procedura, nga të cilat 10 të realizuara gjatë vitit 2023 me fond limit 219,021,663 lekë dhe 2 procedura të nisura në vitin 2022 dhe të përfunduara në vitin 2023, me fond limit 59,166,666 lekë.

Sipas raportit, prokurimet janë realizuar në kundërshtim me ligjin, me mangësi në dokumentacionin teknik, parregullsi në përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë dhe probleme të theksuara në zbatimin e kontratave. Këto shkelje kanë sjellë pasoja financiare të drejtpërdrejta për buxhetin e Bashkisë Sarandë dhe kanë cenuar rëndë parimet e transparencës dhe konkurrencës në përdorimin e fondeve publike.

Më konkretisht, në procedurën e “Shërbimi i pastrimit dhe largimit të mbetjeve urbane për Bashkinë Sarandë” të vitit 2023, nga auditi ka rezultuar se nuk duhet të përfshiheshin në përllogaritjen e çmimit zërin kosto administrative prej 5%, pasi në këtë rast rezulton se janë përfshirë dy herë shpenzimet për mbështjetje infrastrukturore. Auditimi ka zbuluar gjithashtu probleme me zbatimin e kontratës, ku mungon dokumenti miratues mbi produktet kimike të pastrimit qoftë nga organet shëndetësore apo nga vetë autoriteti kontraktor. Pavarësisht kësaj, janë vijuar pagesat për larje e dezinfektim, madje, operatori ka faturuar shërbime prej 1,080,488.2 lekë pa TVSh para datës së lidhjes së kontratës, pra kur kontrata nuk ka qenë në fuqi.

Në tenderin “Rikualifikim i rrugëve te brendshme me asfalt në Gjashtë, Sarandë” me vlerë 7,916,666 lekë pa TVSh, kërkohet që operatori ekonomik duhet të këtë të përfshirë në stafin e tij 1 saldator, me argumentimin se ky punonjës nevojitet për garantimin e përmbushjes së zërave të punimit. Nga auditimi rezulton se në preventivin e zërave të punimeve nuk konstatohet asnjë veprimtari, apo materiale që lidhen me saldimin.

Po kështu, në tenderin për Furnizimin me ujë në “Baba Rexhepi” dhe Lugu i Dardhës me vlerë 378.8 milonë lekë, procedura rezultoi pa dokumentacion teknik të plotë për garanci dhe kolaudim me pasojë dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore në vlerën 1,871,980 lekë pa TVSh.

Lexo edhe:

S’kanë fund abuzimet e AKSHI-t/ KLSH zbuloi rritje kostosh me 2 mln € për 3 tendera te Fondi i Sigurimeve

Raporti “ulëritës” i Deklarimit të Pasurive: Në Shqipëri, zero konflikt interesi. Vetëm 1 kallëzim në SPAK

Rikualifikim rrugësh në Metoq, Berdenesh, Çukë, Manastir, me vlerë 6,666,666 lekë pa TVSh  janë vërejtur mospërputhje në volumin e punimeve të kryera dhe të likuiduara. Për këtë investim rezultoi se kontraktorit të punimeve i janë likuiduar tepër 1,257,520 lekë pa TVSh për punime të pakryera.

Në tenderin për rikonstruksionin e shkollës “Adem Sheme” me vlerë rreth 80 milionë lekë rezultuan punime të papërfunduara, pagesë të bëra mbi situacione të pasakta, me pasojë dëm ekonomik në vlerën 4,608,563.36 lekë pa TVSh.

Nga raporti rezulton gjithashtu se në procedurën “Rikualifikim dhe shtrim i rrjetit rrugor Ksamil” operatori fitues nuk plotëson kriteret e vendosura dhe është skualifikuar operatori që i plotësonte ato, duke i shkaktuar një efekt financiar negativ në buxhetin e Bashkisë Sarandë për 1,528,705 lekë pa TVSh, i ardhur nga diferenca e ofertës së shpallur fituese prej 15,001,855 lekë dhe ofertës të dhe ofertës të skualifikuar në mënyrë të pambështetur në ligj të operatorit tjetër prej 13,473,150 lekë pa TVSh.

Në përfundim, auditimi i KLSH-së vë në dukje se administrimi i fondeve publike nga Bashkia Sarandë në kuadër të prokurimeve ka qenë i mangët dhe shpesh në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi. Shkeljet e konstatuara, nga përfshirja e padrejtë e kostove, mungesa e dokumentacionit, deri te pagesat për punime të pakryera dhe përzgjedhja e padrejtë e operatorëve  kanë prodhuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm dhe tregojnë për nevojën urgjente të forcimit të kontrollit të brendshëm dhe rritjes së përgjegjshmërisë institucionale në menaxhimin e fondeve publike në nivel vendor./Ekofin.al

Etiketa: Bashkia SarandebuxhetitdemklshOltion Çaçiproblematikeraportitenderat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

S’kanë fund abuzimet e AKSHI-t/ KLSH zbuloi rritje kostosh me 2 mln € për 3 tendera te Fondi i Sigurimeve

12:39 : 12/08/2025
AKTUALITET

Raporti “ulëritës” i Deklarimit të Pasurive: Në Shqipëri, zero konflikt interesi. Vetëm 1 kallëzim në SPAK

10:32 : 10/08/2025
AKTUALITET

Qeveria protestoi ndaj OSBE/ODIHR për “raportin negativ” të zgjedhjeve të 11 majit

16:17 : 04/08/2025
BOTA

“Cunami i bardhë” godet Francën, mbi 200 mijë persona të përfshirë në shpërndarje kokaine

20:10 : 03/08/2025
AKTUALITET

Skema/ Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 mln euro

16:10 : 03/08/2025
AKTUALITET

Dy vjet në sirtar: Ministria e Drejtësisë, kontribuese dhe koordinuese e Kodit të ri Penal

10:43 : 02/08/2025
Para

Lirimi i Salianjit, Berisha: Dënim politik! Denoncoi trafikantin Geron Xhafaj

TË GJITHA

Kriza e mbetjeve në Shqipëri/ Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

11:17 : 18/08/2025

Ndërhyrja në materialet e gazetarëve të News24, Salianji dhe Daci: E paligjshme dhe vepër penale

11:11 : 18/08/2025

Ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut përmirësojnë situatën e zjarreve, vetëm 4 vatra aktive

10:53 : 18/08/2025

Berisha akuza SPAK: Bashkëpunëtorë të grupeve kriminale, i informuan për urdhërarrestet

10:44 : 18/08/2025

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

10:28 : 18/08/2025

Do të kryejë vizitat mjekësore, Kumbulla: Zgjodha Mallorcan sepse më besuan

10:19 : 18/08/2025

VIDEO/ Denoncimi: Ndotet zona e pishave në Golem! Bashkia e Fisnik Qoses nuk merr asnjë masë

10:12 : 18/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com