• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Arrestohet në Itali kinezi i dyshuar për spiunazh ndaj kërkimeve për vaksinat Covid në SHBA

15:26 : 08/07/2025
në BOTA

Autoritetet italiane kanë arrestuar një shtetas kinez të dyshuar për përfshirje në një grup hakerësh të mbështetur nga Kina, që sipas autoriteteve amerikane, kanë tentuar të vjedhin të dhëna konfidenciale mbi kërkimet për vaksinat kundër Covid-19 në kulmin e pandemisë, në vitin 2020.

Xu Zewei, 33 vjeç, u ndalua më 3 korrik në aeroportin Malpensa të Milanos, pas lëshimit të një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara, konfirmuan autoritetet italiane.

Sipas burimeve të afërta me çështjen, Xu dyshohet se ka lidhje me grupin e njohur kibernetik kinez Hafnium, që akuzohet për sulme ndaj softuerit të postës elektronike Microsoft në vitin 2021, si pjesë e një fushate masive spiunazhi. Aktakuza amerikane, që pritet të përmbajë nëntë pika akuze, e lidh Xu me sulme kibernetike ndaj kërkimeve shkencore amerikane për vaksinat kundër koronavirusit.

Xu ndodhet aktualisht në një burg afër aeroportit të Milanos dhe pritet të përballet me akuza për ndërhyrje të paligjshme në sisteme kompjuterike mes shkurtit 2020 dhe qershorit 2021. Ministria italiane e Drejtësisë ka konfirmuar se Roma ka pranuar një kërkesë zyrtare nga SHBA për ekstradimin e tij.

Lexo edhe:

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk ka komentuar mbi rastin, ndërsa avokati mbrojtës i Xu në Itali nuk është përgjigjur ndaj kërkesave për koment. Xu ka deklaruar se është specialist në teknologjinë e informacionit.

Rasti pritet të jetë diplomatikisht delikat për qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni, e cila ndodhet mes dy aleatëve të fuqishëm SHBA-ve dhe Kinës. Meloni ka theksuar marrëdhënien e ngushtë me presidentin amerikan Donald Trump, duke e konsideruar Uashingtonin si partnerin kryesor të Italisë, pavarësisht tensioneve mes SHBA-ve dhe BE-së.

Nga ana tjetër, ajo është përpjekur të ruajë marrëdhënie të mira me Pekinin, edhe pasi Italia vendosi të tërhiqej nga nisma kineze “Një brez, një rrugë”. Zëvendëskryeministri Matteo Salvini pritet të vizitojë Pekinin më vonë këtë javë për një vizitë zyrtare.

Gjatë pandemisë, FBI dhe Agjencia Amerikane për Siguri Kibernetike akuzuan vazhdimisht Kinën për përpjekje për të hakuar institucionet kërkimore amerikane që studionin virusin. Në vitin 2020, Departamenti i Drejtësisë i SHBA akuzoi dy shtetas të tjerë kinezë për përpjekje për të vjedhur sekrete tregtare në fushën e kërkimeve shkencore dhe teknologjike.

Pekini i ka mohuar kategorikisht akuzat amerikane, duke argumentuar se Kina ishte vetë në krye të garës globale për zhvillimin e vaksinës dhe nuk kishte nevojë për të kopjuar Perëndimin.

Italia, ndërkohë, ka një histori të ndërlikuar në trajtimin e kërkesave për ekstradim. Në fillim të janarit, një gjykatë italiane anuloi arrestimin e një inxhinieri iranian të kërkuar nga SHBA, pak ditë pasi Irani liroi një gazetare të re italiane në një shkëmbim të dyshuar të burgosurish. Po ashtu, në vitin 2023, biznesmeni rus Artem Uss, i kërkuar nga SHBA për pastrim parash dhe shmangie sanksionesh, u arratis nga arresti shtëpiak në Itali një ditë pasi gjykata miratoi ekstradimin e tij dhe më pas u shfaq në Rusi.

Qeveria Meloni fajësoi sistemin gjyqësor për këtë rast, duke kritikuar lehtësinë e trajtimit që i ishte bërë Uss.

Etiketa: Covidkinezspiun

Lajme të lidhura

BOTA

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

11:57 : 15/10/2025
AKTUALITET

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

20:08 : 30/09/2025
AKTUALITET

Varianti i Covid po përhapet në të gjithë Shqipërinë, mjekët: Po mbipopullon urgjencat

11:20 : 23/09/2025
AKTUALITET

Covid po përhapet në shkolla, mjekët: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët

16:00 : 12/09/2025
AKTUALITET

A është Rama një spiun rus dhe kinez?!

16:01 : 09/09/2025
BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
Para

Tirana e bën zyrtare, mesfushori gjeorgjian firmos për dy vite me bardheblutë

TË GJITHA

Valixhet me drogë në Rinas, policia: Dy kinezë e trafikuan nga Bangkoku me qëllim shitjen në Shqipëri/ VIDEO

09:24 : 21/10/2025

I pandehur në dosjen “Veliaj”, paraqitet në GJKKO biznesmeni Elman Abule

09:17 : 21/10/2025

Çaste tmerri në fluturimin e ‘United Airlines’, thyhet xhami i përparmë i aeroplanit, plagoset piloti

09:02 : 21/10/2025

Kapen në Rinas 4 valixhe me 100 kg kanabis nga Tajlanda, dy në pranga/ Detajet e para

08:49 : 21/10/2025

A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

08:42 : 21/10/2025

Sistemi shëndetësor katastrofë! Gratë me kancer gjiri në Lezhë përballen me një betejë të dyfishtë

08:24 : 21/10/2025

Aksident në aksin Fier- Levan, një i plagosur

08:13 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com