Sot në ora 09:00, kryeministri Rama do të zhvillojë një tjetër vizitë në Vlorë pas ‘lumit’ të shkarkimeve të drejtorëve pak ditë më parë.
I zënë ngushtë nga Rama, kryebashkiaku Dredha ka urdhëruar të gjithë punonjësit dhe zyrtarët e Bashkisë të kryejnë çdo porosi të liderit duke punuar edhe gjatë gjithë natës. Siç shihet në foto, aksioni i zbatimit të porosive ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mesa duket, Dredha i frikësohej kritikave që mund të merrte edhe gjatë mbledhjes së sotme.
Raportohet se në mbledhje do të jenë të gjithë ata të cilët po angazhohen në task forcën e turizmit që është ngritur këto ditë. Në mbledhje nuk do të mungojnë as grupet e punës të ndarë për vlerësimin e performancës dhe kandidatëve