• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor, nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend

08:41 : 07/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Seanca plenare e ditës së enjte përmbylli legjislaturën e 10 të Kuvendit të Shqipërisë ndërkohë që parlamenti i ri do të mblidhet më datë 10 shtator.

Në seancën e fundit, mazhoranca miratoi e vetme projektligjet, por janë një numër i madh nismash nga PS e PD, të cilat do të mbeten në arkivat parlamentare pasi nuk arritën te procedura e votimit. Gjatë 4 viteve në sallën e Kuvendit, deputetët folën e propozuan shumë ide, por pak prej tyre e panë kartonin jeshil. Gjatë legjislaturës që lamë pas, u propozuan 61 nisma, 38 nga opozita dhe 23 nga socialistët.

Demokratët kërkuan me ngulm ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ligjin për dekriminalizimin apo minimumin jetik. Socialistët kërkuan të largonin nga funksionet publike bashkëpunëtorët e ish- Sigurimit të Shtetit. Të gjitha këto, ligjvënësit i harruan, duke u kthyer në spektatorë dhe votues të nismave nga Këshilli i Ministrave. Sipas Rregullores së Kuvendit, në shtator, kur të nisë legjislatura e re, nismat e deputetëve aktualë nuk do të kenë më vend në kalendar. Në seancën përmbyllëse mazhoranca socialiste miratoi me 73 vota, çështjet e parashikuara në rendin e ditës pa asnjë shqetësim duke i dhënë fund mandatit 4-vjeçar të këtij Parlamenti.

Ndërkohë opozita nuk u bë pjesë e procesit të votimit. Seanca kishte 10 çështje për të diskutuar mes të cilave raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit, ndryshimet në buxhet si dhe disa ligje që lidhen me forcat e armatosura apo edhe miratimin e strategjisë kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit.

Opozita u largua nga salla në nisje të procesit të votimit dhe gjithçka u kalua me shumicën e thjeshtë socialiste. Në 10 shtator do të mblidhet parlamenti i ri e 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të nisin mandatin për 4 vitet e ardhshme. Kuvendi aktual mbylli punimet ditën e enjte, por Kryetarja Elisa Spiropali vendosi që bilancin e kësaj legjislature ta bënte nëpërmjet një video-mesazhi në faqen zyrtare të institucionit që ajo drejton.

Lexo edhe:

Ironia e Hoxhës: Do kemi një parlament që do ja kalojë çdo programi humoristik…

Kosovë/ REL: Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën

“Zhvilluam 189 seanca plenare dhe miratuam 521 akte, ndër të cilat 328 ligje, 193 marrëveshje ndërkombëtare, 480 vendime dhe 106 rezoluta”, – u shpreh Spiropali. Kryetarja e Kuvendit renditi disa prej reformave dhe ligjeve kryesore të miratuara në këtë legjislaturë. “Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore kanë qenë dy sfida që i përballuam gjatë kësaj legjislature. Vota e diasporës si një akt i guximshëm politik dhe ligjor dhe përmirësimet ligjore për financimin e partive politike dhe përcaktimin e kuotave ligjore e bën sistemin dhe procesin ligjor më gjithëpërfshirës dhe më të drejtë”, – theksoi Spiropali. Ajo falënderoi deputetët dhe qytetarët për mbështetjen dhe angazhimin./Gazeta Panorama

Etiketa: kodi zgjedhorkuvendlegjislaturanismatnuk u votuanparlament

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ironia e Hoxhës: Do kemi një parlament që do ja kalojë çdo programi humoristik…

10:03 : 09/07/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën

13:30 : 08/07/2025
RAJONI

Kriza politike në Kosovë, Mbi 500 mijë euro shpenzuar një Kuvend për që nuk ka nisur punë

18:26 : 07/07/2025
RAJONI

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:45 : 07/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

21:17 : 05/07/2025
RAJONI

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës/ Prokuroria: Ishte i rremë! Ja çfarë dyshojmë

17:01 : 05/07/2025
Para

Zjarret rrezikojnë monumentet e kulturës në Gjirokastër

TË GJITHA

Ironia e Hoxhës: Do kemi një parlament që do ja kalojë çdo programi humoristik…

10:03 : 09/07/2025

BBC: Vdekja misterioze e ministrit rus shërben si paralajmërim për elitën politike!

10:02 : 09/07/2025

Prona, gjyqet dhe krimi i organizuar/ Ana e errët e Ksamilit

10:00 : 09/07/2025

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

09:48 : 09/07/2025

Aksioni i IKMT/ Banorët e Thethit ngrihen në protestë, bllokojnë urën që të çon në fshat

09:25 : 09/07/2025

Dyshohet se është vrarë, zbardhet EMRI i të riut që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit

09:16 : 09/07/2025

Ish-drejtori i Twitter lançon aplikacion për mesazhe pa internet dhe të koduara

09:12 : 09/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com