• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

19:12 : 06/07/2025
në NDRYSHE

Një përballje e ashpër, me tone të larta, akuza dhe fyerje të ndërsjella ka ndodhur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” .

Shkurta është me origjinë nga Fushë-Kruja dhe e martuar në Devoll, ku thotë se gjithnjë e kanë ofenduar për prejardhjen. Ajo kërkon të ballafaqohet me Vjollcën për paratë e dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë. Sipas Shkurtes, vjehrri i saj, Sulejmani,  ka thënë se paratë janë marrë nga Vjollca.

Shkurta ndihet e ofenduar në fshatin ku jeton në Devoll pasi gjithmonë e sulmojnë për prejardhjen.

“Është një fshat i tërë që më  shajnë, më thonë maloke. Unë do ua tregoj të tëra se kush është malokja! Unë nuk jam maloke e trashë siç thonë ata! Thonë devollinjtë, të trashë sa s’dinë gjë fare për asgjë!”, thotë Shkurta në insertin prezantues.

Vjollca thotë se nuk i ka rënë askujt në qafë.

Lexo edhe:

Dhunohet 31-vjeçari në Tiranë, 5 persona në kërkim

Franca në kolaps, borxhi rekord dhe mundësia që Macron të japë dorëheqjen

“Kushdo që më ka thirrur sot këtu, do t’i sqaroj sot! Jam një zonjë e nderuar që nuk i bie në qafë njeriu!  Nuk i kam bërë gjë njeriu! Do ta tregoj veten time se kush jam!”

Veç protagonisteve, në publik janë edhe babai dhe xhaxhai i Vjollcës. Debati mes dy grave nis i nxehtë e me tone të larta, ku nuk mungojnë fyerjet.

Vjollca: Moj! Nxirre ku e ke inatin dhe më thuaj përse më ke thirrur këtu! Lëri ato maloke… për çfarë më ke thirrur mua? Ta di unë përse?

Shkurte: Unë këtu të kam thirrur sepse xhaxhai yt më ka thënë mbesa i ka marrë paratë e të përndjekurve, paratë e tim biri,14 milionë lekë! Sulejman Uçi më ka thënë!

Vjollca: Dëgjo këtu! Unë lekë nuk kam marrë!

Shkurte: Nuk e di unë! Atë shko gjeje ti me ata, jo unë! Mbesa ti je, ti i ke marrë, kush i mori?

Vjollca: Unë i kam marrë? Më lumtë!

Shkurte: Ti shko sqaroje pra me atë, më jep një shpjegim! Unë po mbaj dy të sëmurë!

Vjollca: Shko sqaroji tek ai! Jo te mua! Më sjell mua këtu përpara publikut? Të më turpërosh mua ti?

Shkurte: Ti je mbesa, kush është tjetër?

Vjollca: Ka edhe mbesa e nipër të tjerë!

Avokatja shpjegon se Ali Uçi është babai i Sulejmanit dhe dy zotërinjve të tjerë në studio që janë babai dhe xhaxhai i Vjollcës. Aliu është konsideruar i dënuar politik dhe është pushkatuar. Sulejmani ka marrë prokurë prej tyre për të marrë dhe ndarë paratë.

Sipas tij, paratë janë marrë për 3 vite dënim politik. Në një telefonatë të Shkurtes me Ministrinë e Drejtësisë, është konfirmuar se secili anëtar i familjes ka marrë 14 milionë lekë dhe në total janë 84 milionë lekë për 5 anëtarë. Shkurta vijon të ngulmojë te fjalët e vjehrrit që paratë janë marrë nga Vjollca,  e cila shpërthen e revoltuar.

Shkurte: Kur morëm vesh se 15 milionë i takonin tim biri, i thashë Sulejman Uçit, kush i ka marrë këto para? I ka marrë një nip dhe më tha mua.

Vjollca: Dhe ti më zgjodhe mua, je shumë e sigurt që i kam marrë unë.

Shkurte: E pyes Rrahmanin, thotë jo Shkurte, unë nuk kam marrë gjë. Kush i ka marrë, i them Sulejman Uçit?

Vjollca: Po kur i ke thënë që kush i mori…

Shkurte: Tha një nip dhe një mbesë, për ty!

Vjollca: Pse nuk e solle këtu?

Shkurte: Nuk erdhi se i thashë do të shkoj te Eni Çobani, do të vish edhe ti të japësh llogari me mbesën!

Vjollca: Ti tall Devollin, por ti je më e humbur nga Fushë-Kruja sepse përderisa erdhe sot këtu, duhet ta  kishe edhe xhaxhain këtu moj, të ma thoshte mua përballë, përderisa më akuzon!

Shkurte: Babai yt nuk e dinte sesa lekë merr!

Vjollca: Po të ishte që t’i kisha marrë unë ato lekë, babai im nuk  jetonte në ato dhera që jeton sot! Nuk e  ka bërë vilën si të Sulejmanit, siç e ka bërë aga Sulejman Uçi! Në rregull? Më vjen ta djeg me benzinë!

Shkurte: Te Eni Çobani unë nuk vij ka thënë, por një nip e mbesë i kanë marrë!

Vjollca: Vërtet xhaxha e kam, por mos qoftë! Të ishte këtu sot! Gjakun e babait tim nuk e ha dot asnjë! Unë atë të drejtë kërkoj! Jo të më akuzosh ti mua!

Vjollca nuk i pranon kurrsesi akuzat e Shkurtes se është ajo që ka marrë paratë që familja ka përfituar nga gjyshi i saj, Ali Uçi, i cili ka qenë i persekutuar politik dhe është pushkatuar.

Sipas Shkurtes, e cila është nuse në shtëpinë e Sulejman Uçit, xhaxhait të Vjollcës, ky i fundit e ka drejtuar tek mbesa duke thënë se ajo ka marrë 84  milionë lekë.

Shkurte: Kur morëm vesh se 15 milionë i takonin tim biri, i thashë Sulejman Uçit, kush i ka marrë këto para? I ka marrë një nip dhe më tha mua.

Vjollca: Dhe ti më zgjodhe mua, je shumë  e sigurt që i kam marrë unë.

Shkurte: E pyes Rrahmanin, thotë jo Shkurte, unë nuk kam marrë gjë. Kush i ka marrë, i them Sulejman Uçit?

Vjollca: Po kur i ke thënë që kush i mori…

Shkurte: Tha një nip dhe një mbesë, për ty!

Vjollca: Pse nuk e solle këtu?

Shkurte: Nuk erdhi se i thashë do të shkoj te Eni Çobani, do të vish edhe ti të japësh llogari  me mbesën!

Vjollca: Ti tall Devollin, por ti je më e humbur nga Fushë-Kruja sepse përderisa  erdhe sot këtu, duhet ta  kishe edhe xhaxhain këtu moj, të ma thoshte mua përballë, përderisa më akuzon!

Shkurte: Babai yt nuk e dinte sesa lekë merr!

Vjollca: Po të ishte që t’i kisha marrë unë ato lekë, babai im nuk  jetonte në ato dhera që jeton sot! Nuk e  ka bërë vilën si të Sulejmanit, siç e ka bërë aga Sulejman Uçi! Në rregull? Më vjen ta djeg me benzinë!

Shkurte: Te Eni Çobani unë nuk vij ka thënë, por një nip e mbesë i kanë marrë!

Vjollca: Vërtet xhaxha e kam, por mos qoftë! Të ishte këtu sot! Gjakun e babait tim nuk e ha dot asnjë! Unë atë të drejtë kërkoj! Jo të më akuzosh ti mua! 

Shkurta ngulmon te fjalët e Sulejmanit se bëhet fjalë për Vjollcën, pasi ajo është më e madhja. Vjollca s’i pranon akuzat dhe nis të shajë e ofendojë Shkurten e xhaxhanë.

Vjollca: Unë në vend të digjja Sulon me benzinë, do të të djeg edhe ty bashkë me të!

Shkurte: Unë kam dy të sëmurë  në shtëpi!

Vjollca: Do të të djeg ty bashkë me të që më akuzoni mua!

Shkurte: Unë kërkoj drejtësinë time! Ai ty të ka akuzuar se ti i ke marrë!

Vjollca: Më lumtë! Shiko si jam veshur unë, si zonjë e nderuar! Ku je ti e ku jam unë?! Hë! Mirë bëra që i  mora!

Shkurte: Jep llogari se kam dy të sëmurë, i kam në shtëpi!

Vjollca: Unë jam si konteshë në mes të Greqisë e as më bie ndërmend! Ti që je në kaq në siklet, shko kërkoja Sulejmanit atje që të ka dërguar ty sot! Sulejmani po të ishte burrë, nuk të kishte lënë, me nder të gjithëve, si m** këtu! Kurse unë kam dy këtu, që këta i dinë gjërat më mirë se mua!

Shkurte: Unë i kam të shtrirë!

Eni Çobani: Po mirë, a është xhaxhai yt Sulejmani?

Vjollca: Le të jetë!

Eni Çobani: Fundja, kjo zonja është nuse atje, ti je vajzë e shtëpisë!

Vjollca: Më mirë se këta gjërat nuk i di as Shkurta, as unë!

Eni Çobani: Po tani ai gishtin e ka vënë tek ti dhe është më mirë të sqarojmë faktin se çfarë ka ndodhur, sesa i ulëret Shkurtes se paska të drejtë që i thoni maloke!

Vjollca: Ajo është e trashë!

Eni Çobani: Nuk është e trashë fare, ajo është zonjë e nderuar!

Vjollca: Ajo Sulejmanin nuk e njeh!

Eni Çobani: Po pse ta  njohë moj, e ka xhaxhanë e burrit!

Vjollca: Më shumë se mua nuk e njeh atë!

Eni Çobani: Po, si e njeh ti atë tani, pa na e thuaj? Si e njeh Sulejmanin, se flet për xhaxhain tënd,  xhaxhai është si baba, pa na e thuaj!

Vjollca: Sulejman Uçit iu shoftë emri, pragu e mos mbettë më në këmbë!

Eni Çobani: Nuk flet një mbesë për xhaxhain kështu!

Vjollca: Kanë punuar këta si skllevër, është tallur! Vëllezërit e tij, që babai im kur ka vdekur gjyshi ka qenë 12 vjeç dhe ai ka qenë 4 dhe është rritur në krahët e këtij babait tim! E ka ushqyer, e ka bërë 2 metër burrë dhe ai  vjen e më akuzon mua!

Debati i nxehur i dy zonjave nga Devolli nxjerr në pah shumë sekrete të errëta të familjes. Vjollca pretendon se kur ajo dashuronte një djalë në fshat, me të shkonte edhe nusja e xhaxhait të saj dhe këtë ia kishte pranuar edhe partneri.

Vjollca: Raporti me ta, unë t’i shoh të varur e nuk ngopem! Unë kur isha në fshat beqare, dashuroja një djalë dhe më thoshin në fshat atje, moj xhaxhaica jote shkon me atë! Nuk i besoja!

Shkurte: Ç’më duhet çfarë keni juve…

Vjollca: Hesht ti hesht!

Shkurte: S’dua t’ia di çfarë keni bërë ju, unë kam të drejtën time!

Vjollca: Më thoshin moj ajo shkon  me të dashurin tënd. Jo moj i thosha, vajzë e vogël unë, e thonë nga inati. Kur vjen ai e pyes unë, ke shkuar me të vërtetë?  Po, tha. Kur ndenji ajo, pse mos të shkoja unë?

Eni Çobani: Pra i fejuari yt ka shkuar me gruan e Sulejmanit?

Babai i Vjollcës: Të bëj një ndërhyrje të vogël: mos e akuzo, Shkurte!

Shkurte: Nuk e akuzoj unë, e akuzon Sulejman Uçi, vëllai yt!

Vjollca: Jo, baba jo! Ti hesht, unë do t’i them të tëra që Suloja mos të ketë turi se më tha mua na ke turpëruar, por e ka turpëruar e shoqja! I thashë unë një ditë pse s’vjen nga ne? Ti na ke turpëruar tha, vjen mamaja ime në këtë kohë dhe i tha nuk të ka turpëruar vajza ime, por të ka turpëruar kjo që e ndau nga i dashuri! Vërtet e ke bërë? Ai është një copë gomar që nuk ruan dot gruan e tij! Nuk ruan dot gruan e tij që sa fëmijë ka vrarë ajo me dashnorët e saj! Nuk ka lënë burra në këto tre fshatra!

Etiketa: borxhidevollilekërrefimisherrvjollcaxhaxhain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunohet 31-vjeçari në Tiranë, 5 persona në kërkim

15:42 : 04/09/2025
BOTA

Franca në kolaps, borxhi rekord dhe mundësia që Macron të japë dorëheqjen

08:52 : 03/09/2025
AKTUALITET

Audio e sherrit në KLP, Stojani akuza kryetares Bogdani: Nuk jemi agjenci udhëtimi “KLP Travel”

15:53 : 02/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

22:25 : 01/09/2025
AKTUALITET

Sherri për bllokimin e rrugës në Tiranë, katër persona procedohen penalisht

18:49 : 01/09/2025
AKTUALITET

Sherri në Korçë/ Ky është 54-vjeçari që plagosi dy persona me thi*ë

15:49 : 01/09/2025
Para

Zjarri në Elbasan/ Llatja: Ndjesë për tymin, por do vazhdojë dhe dy ditë, zjarrin e fikëm me shkumë

TË GJITHA

Kush e ‘kërcënon’ Serbinë dhe ku furnizohet me armë?

09:41 : 06/09/2025

Pë*dhunoi një 18-vjeçare italiane në plazh, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

09:11 : 06/09/2025

Verë zhgënjyese për turizmin, Rama mbulon dështimin me reklama nga mediat ndërkombëtare

08:53 : 06/09/2025

ATM-të në zonat turistike, pse komisionet për tërheqje janë më të larta?

08:40 : 06/09/2025

Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 06/09/2025

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i motit për sot

08:15 : 06/09/2025

Aksident i rëndë në Dukat Fushë, 4 të plagosur, 2 në gjendje kritike

08:08 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com