• Kontakt
Friday, October 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit

21:02 : 06/07/2025
në BOTA

Samiti i BRICS-it që zhvillohet sot dhe nesër në Rio de Janeiro duhej të ishte një tjetër sukses diplomatik për presidentin brazilian Inacio Lula da Silva. Si një nga themeluesit e grupit, që nga pesë shtetet origjinale (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) është zgjeruar tani me Arabinë Saudite, Egjiptin, Etiopinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iranin dhe Indonezinë, BRICS synon të balancojë ndikimin e G7-ës së dominuar nga SHBA-të dhe aleatët perëndimorë.

Lula e kishte përgatitur samitin me kujdes, duke e shndërruar në një ngjarje të shumëpritur në një kohë të luftërave tregtare të nisura nga Trump dhe konflikteve që trazojnë botën, që nga Ukraina te Lindja e Mesme.

“Do të jetë samiti më i mirë që nga krijimi i BRICS-it”, kishte thënë ai pak me nxitim.

Por jo më! Ajo që duhej të ishte një festë diplomatike, po i zbehet pesha nga mungesa e liderit kryesor: presidenti kinez Xi Jinping, i cili nuk e ka humbur asnjë samit në 12 vitet e qeverisjes së tij.

Edhe pse nuk do të jetë as Vladimir Putin, gjë që ishte e pritshme për shkak të urdhrit ndërkombëtar të arrestit ndaj tij, mungesa e Xi-së është kthyer në lajmin më të madh të samitit. Dhe arsyeja është edhe më befasuese: gruaja e Lulës, zonja Rosangela Lula da Silva, e njohur si Janja. Thuhet se Xi Jinping është thellësisht i fyer prej saj.

Lexo edhe:

8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë

Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s në grup: Dridhesha nga ankthi sa herë i binte telefonit

Ngjarja ndodhi më 13 maj, gjatë darkës shtetërore që mbylli vizitën e Lula-s dhe bashkëshortes së tij në Kinë. Vizita ishte një sukses, e kurorëzuar me nënshkrimin e marrëveshjeve për investime kineze me vlerë miliarda dollarë. Por, në fund të darkës, përpara ëmbëlsirës, Janja theu protokollin. Ngriti dorën, mori fjalën dhe iu drejtua Xi Jinping-ut, duke kritikuar ashpër rrjetin social TikTok. Sipas saj, algoritmi i TikTok favorizon pikëpamje të ekstremit të djathtë dhe është potencialisht shumë i dëmshëm për fëmijët.

Salla mbeti e ngrirë, sipas dëshmitarëve që morën pjesë në darkë. Peng Liyuan, bashkëshortja e Xi Jinping, e cilësoi ndërhyrjen e Janja-s si “të pafalshme” dhe “të papërshtatshme” për bashkëshortin e saj. Lula e konfirmoi se gruaja e tij foli gjatë darkës, por sipas tij, nuk kishte asgjë të pazakontë dhe Xi ishte pajtuar se “Brazili mund të zgjedhë vetë rregullat që dëshiron”. Megjithatë, mungesa në samit interpretohet si një shuplakë diplomatike.

Ngjarja, përveçse ka trazuar samitin e BRICS-it, ka ndezur edhe një herë debatet mbi rolin e Janja-s, e cila që nga fillimi ka refuzuar të jetë një Zonja e Parë ceremoniale siç është zakoni në Brazil. Sociologe, 58 vjeç, ajo është shprehur gjithmonë hapur për çështje të ndjeshme, si rregullimi i rrjeteve sociale, duke u përplasur publikisht edhe me Elon Musk.

Gjatë G20-s së vitit 2024 në Brazil, në një transmetim televiziv, ajo u shpreh pa doreza: “Nuk kam frikë nga ti, pi*dhu Elon Musk.” Një deklaratë që, sipas shumëkujt, vetëm sa e forcon profilin e saj publik.

Çfarë është BRICS

BRICS është një grup ndërkombëtar i përbërë fillimisht nga pesë ekonomi të mëdha në zhvillim:
Brazil (Brazili)
Rusi (Russia),
Indi (India),
Kinë (China),
Afrika e Jugut (South Africa). Emri i grupit vjen nga shkronjat e para të çdo shteti.

Qëllimi i BRICS:

BRICS u krijua për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, politik dhe diplomatik midis vendeve anëtare, me synimin për të krijuar një kundërpeshë ndaj ndikimit të vendeve perëndimore, veçanërisht atyre të grupit G7 (ku bëjnë pjesë SHBA-të, Kanadaja, Gjermania, Franca, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe).

Disa karakteristika kryesore të BRICS:

•Ekonomi në rritje të shpejtë: Anëtarët përfaqësojnë një pjesë të madhe të popullsisë botërore dhe të prodhimit global.

•Bashkëpunim jo-perëndimor: Promovojnë një rend botëror multipolar, ku vendet në zhvillim të kenë më shumë zë.

•Nisma ekonomike: Kanë krijuar institucione si Banka e Zhvillimit e BRICS-it (New Development Bank), që synon të financojë projekte në vendet anëtare dhe të tjera në zhvillim.

•Takime vjetore: Liderët e BRICS takohen çdo vit për të diskutuar politika ekonomike, zhvillim, teknologji, siguri dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Zgjerimi:

Së fundmi, BRICS ka ftuar dhe pranuar vende të tjera si: Arabia Saudite, Egjipti, Etiopia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Irani dhe Indonezia, çka tregon ambicien për t’u bërë një aleancë globale me ndikim në ekonominë dhe politikën botërore.

Burimi: Corriere della Sera

Etiketa: BrazilBRICSgruajakinalulaPresidentipresidenti kinezsamitisulmoiTikTokXi Jinping

Lajme të lidhura

BOTA

8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë

22:42 : 16/10/2025
AKTUALITET

Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s në grup: Dridhesha nga ankthi sa herë i binte telefonit

20:58 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

19:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

22:57 : 15/10/2025
AKTUALITET

Historia tronditëse/ Gruaja dhe e dashura tentuan vetëvrasjen pas shantazhit për seks në grup

20:49 : 15/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
Para

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

TË GJITHA

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

09:24 : 17/10/2025

Projekti “Sfera” do zëvendësojë “Asllan Rusin”, fitues doli miku i Ramës, Ilir Trebicka

09:09 : 17/10/2025

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani

09:03 : 17/10/2025

Zbardhet plagosja me armë tek “Megatek”, një i arrestuar, në kërkim vëllai i tij/ EMRAT

08:58 : 17/10/2025

Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

08:42 : 17/10/2025

‘Liria ka emër’, sot protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë

08:34 : 17/10/2025

Kancelari Merz bën thirrje për forcimin e Europës

08:27 : 17/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com