• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lapaj – Ramës: Do të biesh Edi, je një frikacak që luan me mjerimin e këtij vendi

17:52 : 05/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj kryeministrit Edi Rama, pas ndërhyrjeve të tij të fundit në Vlorë për lirimin e hapësirave publike.

Lapaj e cilëson këtë aksion si një shfaqje të vonuar politike dhe e akuzon Ramën për ushtrim të pushtetit në mënyrë autoritare dhe selektive.

Sipas Lapajt, Kryeministri “vërtitet nëpër Shqipëri në mes të vapës, gjasme për të çliruar hapësirat publike”, duke detyruar dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Vlorë, një akt që ai e cilëson si vepër penale dhe shkelje të autonomisë vendore.

“Bravo! I eliminove ‘armiqtë’! Duhej të vije vetë, o pasha, për t’u treguar vendin atyre drejtorëve që lanë Vlorën pa ujë e të mbytur në plehra,” ironizon Lapaj.

Lexo edhe:

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

Lapaj nuk nguron të risjellë në vëmendje edhe çështje të tjera të zaptimit të hapësirave publike, si trotuaret e zëna në Tiranë apo ndërtimet mbi ish-kinematë publike, duke ngritur pyetjen: “Po me qindra pallate që lejuat të ngrihen në lulishte mes blloqeve të banimit në çdo cep të Tiranës, si do ia bëjmë?”

Në fund të reagimit të tij, Lapaj përmend bashkëpunimet politike të Ramës me Sali Berishën, duke theksuar se “ti Edi, je autori i vrasjes së garës dhe i zbrazjes së vendit”. “Do të biesh, Edi! Kanë rënë dhe diktatorë me mustaqe… do të biesh!”

Postimi i plotë i Lapajt:

Ka nja 2 ditë që Edi Rama vërtitet nëpër Shqipëri në mes të vapës duke gjasme turfulluar për zënien e hapësirave publike.

Me tone prej çlirimtari, pa marrë parasysh ligjin apo autonominë vendore, detyron dorëheqjen e gjithë drejtorëve të Bashkisë Vlorë të cilët, me përulësi të habitshme, zbatojnë vullnetin e liderit suprem. (Vepër penale)

Bravo! I eliminove “armiqtë”! Duhej të vije vetë, o pasha, për t’u treguar vendin atyre drejtorëve që lanë Vlorën pa ujë e të mbytur në plehra.

Po të ishe kthyer më herët sa herë kaloje lartë e poshtë për në bregdet, s’do kishte qenë keq, por siç thotë populli: më mirë vonë se kurrë. Për sytë e publikut, ky akt heroik në kulmin e vapës është një tjetër dëshmi e “sakrificave” të tua, o Edi.

Ti je i mirë, por ja që të sabotojnë drejtorët!

Shyqyr që shkove në Vlorë! Po munde, kalo dhe nga Saranda.

Edhe Tirana ka hallet e veta! Trotuaret janë pushtuar nga karrige dhe tenda. Janë bërë 12 vite që të hanë pas krahëve, mu në bash të vendit, pikërisht para syve të tu. Por, më në fund, erdhi dita që t’i ndëshkosh! Erdh’ ora e “çlirimit të madh”! Ti i shihje, por nuk kishe ç’tu bëje… deri tani.

Tani që drejtorët i kanë marrë lekët dhe zaptuesit kanë shfrytëzuar hapësirat publike për vite me radhë, duhet ndonjë aksion “shpëtimtar”…fundja, kemi zgjedhjet vendore përpara.

Skenar për filma. Ti nxehesh keq! Nxehesh aq sa 40 gradët celcius të verës na duken freskët! Drejtorët dorëhiqen! Zaptuesit, i lirojnë hapësirat. Fjala jote dëgjohet, dhe të gjithë bindemi gjithnjë e më shumë se fjala jote është ligj.

Pas zgjedhjeve mund t’i ndërtojnë sërish, kuptohet vetëm ata që binden, si drejtorët e Vlorës. Drejtorët për besnikërinë mund t’i marrin edhe një herë pagesat e majme ose siç quhen ndryshe “kafet”. Punë e madhe, në fund paguajmë ne!

Po me pronat dhe hapësirat publike të ish-kineamave “17 Nëntori”, “Partizani”, “Republika” që i mbulove me pallate kur ishe kryetar bashkie si do ia bëjmë? Po me qindra pallate që lejuat të ngrihen në lulishte mes blloqeve të banimit në çdo cep të Tiranës?

Ah Edi…Edi!

E di pse të dëgjojnë pa bërë zë drejtorët, Edi? Sepse i inkriminon me qëllim. Si fillim sistemi që ke ngritur ti i lejon të fusin duart në mjaltë. Thënë më thjesht: i lejon të vjedhin me vetëdije. Pastaj, ata s’bëjnë gjë tjetër veçse të ndjekin urdhrat e tua. Bëhen pengje. Fundja, ty të intereson vetëm pushteti. S’ka gjë nëse populli vidhet.

Në thelb, Edi, je një frikacak! Një frikacak që luan me mjerimin ku e ke rrokullisur vendin. Kur them mjerimin, nuk e kam fjalën thjesht në aspektin ekonomik, por më së shumti në shpartallimin e boshtit moral të shoqërisë. E katandisët këtë vend të vuajtur në një shoqëri që shet votën. Shoqëri që demokracisë dhe lirisë i vendos çmim si të ishte qofte apo byrek me gjizë. E kur demokracia tallet në këtë mënyrë, ditë të zeza vijnë. Mos kujto se e zeza nuk do të të prekë. Karma!

Për ta mbyllur Edi, të të rrojë Saliu, me të cilin bëre ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, dhe që të dha votat edhe për Kodin Zgjedhor të Korrikut të kaluar! Do të biesh, Edi! Kanë rënë dhe diktatorë me mustaqe… do të biesh! Je hileqar, manipulues, autori i vrasjes së garës dhe i zbrazjes së vendit.

Etiketa: adriatik lapajEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025
AKTUALITET

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

17:32 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

15:28 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Avioni për zjarret nuk është fjalë goje”, por për udhëtimet e Ramës, një çarter kushton mbi 30 mijë euro

14:19 : 14/08/2025
Lajmet e Dites

Shtet motrash, vëllezërish, kunetërish, dhëndurësh e dashnoresh

14:16 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025
Para

Itali - Shqiptari rrezikon të mbytet në lumin Piave, shpëtohet nga pushuesit

TË GJITHA

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com