• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Thirrjet për mosshkallëzim vlejnë si për Kosovën dhe Serbinë

Ambasada gjermane në Prishtinë pasi i kërkoi qeverisë së Kosovës që të përmbahet nga veprime përshkallëzuese në veri i kërkoi edhe Serbisë që të bëjë më shumë për uljen e tensioneve.

15:28 : 03/07/2025
në RAJONI

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë i kërkoi Serbisë të bëjë më shumë për uljen e tensioneve me Kosovën, në vend që vetëm të bëjë thirrje për ndaljen e veprimeve përshkallëzuese të Prishtinës. Thirrjet vlejnë për të dyja palët njëlloj, thuhet në një reagim të ambasadës gjermane. Një ditë më parë ajo i kërkoi Prishtinës që të ndalë veprimet që mund të përshkallëzojnë situatën,  pasi qeveria e Kosovës vuri gurthemelin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Petkoviq: Urat mbi Ibër përdoren për “fushatë zgjedhore”

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i shkroi një letër vendeve të Bashkimit Evropian,  nga të cilat kërkoi që “t’i ndalin veprimet përshkallëzuese të Prishtinës”, lidhur me ndërtimin e planifikuar të dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, gurthemeli, i të cilave u përurua një ditë më parë nga qeveria e Kosovës. Petkoviq e akuzoi kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti, se po i përdor urat mbi Ibër për “fushatë zgjedhore”, pasi zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen këtë vjeshtë. “Duke njoftuar se urat do të hapen në tetor, para zgjedhjeve lokale, Kurti me vetëdije po e vë çështjen e sigurisë në shërbim të fushatës zgjedhore. BE-ja duhet ta ndalojë Kurtin në planet e tij para se të jetë tepër vonë”, tha në letër Petkoviq.

Petar Petkovic me kostum blu dhe syze duke përshëndetur
Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petkoviq tha se Kurti i përdor urat mbi Ibër për “fushatë zgjedhore”Fotografi: Aleksandar Djorovic/IMAGO

Thirrjet për mosshkallëzim vlejnë edhe për Serbinë

Pas letrës së Petkoviq ka reaguar edhe ambasada gjermane në Kosovë, e cila iu përgjigj shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ku thuhet se e ka parasysh letrën e Petkoviqit, por ka theksuar, se thirrjet e vazhdueshme që i Qeverisë së Kosovës për përmbajtje nga veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen, vlejnë edhe për Serbinë. “Nuk është Qeveria e Kosovës ajo që po dështon të zbatojë masa ligjore ndaj përgjegjësve për sulmin e tmerrshëm në Banjskë. Fakti që udhëheqësi i vetëdeklaruar i atij sulmi, serbi i Kosovës dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiq, e pranoi publikisht përgjegjësinë dhe megjithatë vazhdon të lëvizë lirshëm në territorin serb, minon thellë përpjekjet për ndërtimin e besimit dhe llogaridhënies në rajon”, thuhet nga ambasada gjermane, duke iu referuar sulmit të shtatorit të vitit 2023, kur një grup serbësh sulmoi policinë e Kosovës dhe vrau një rreshter policor. Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë ka lëshuar fletarrestin për Milan Radoiçiqin dhe vazhdimisht i kërkon Serbisë që ta ekstradojë atë në Kosovë. Ambasada gjermane tha se “mosndjekja penale e autorëve të dhunës është po aq e dënueshme dhe kundërproduktive sa çdo veprim i pakoordinuar nga Prishtina”.

Pamje e modelit të urave të reja në Mitrovicë
ryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, tha se qeveria e tij synon ta lidhë Mitrovicën e veriut dhe atë të jugut me urat e rejaFotografi: Press Office Kosovo Government/Handout

Kurti: Urat përkushtim që mes veriut dhe jugut të ketë më shumë bashkëpunim

Qeveria e Kosovës do të ndërtojë dy ura të reja në të dy anët e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, tha se qeveria e tij synon ta lidhë Mitrovicën e veriut dhe atë të jugut. Pjesa veriore e Mitrovicës banohet me shumicë serbe, ndërsa ajo jugore me shumicë shqiptare. Sipas Kurtit, ndërtimi i dy urave të reja, njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë, që pritet të përfundojnë në vjeshtë, tregon përkushtimin e qeverisë së tij, “që ndërmjet veriut dhe jugut të ketë sa më shumë komunikim, qarkullim, bashkëpunim e shkëmbime”.

Lexo edhe:

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

Vrasje me armë zjarri në Kosovë, viktima dhe autori ndodheshin brenda një makine (EMRAT)

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka protestuar te BE-ja,  pasi Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi gurthemelet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, sipas televizionit publik serb RTS. “Kanë bërë shumë gjëra dhe tani kemi parë që kanë vendosur gurthemele për dy ura, pa marrë pëlqimin e popullit serb dhe të njerëzve nga Mitrovica e Veriut. Kjo nënkupton eksod përfundimtar”, tha Vuçiq në RTS./DW

Etiketa: kosoveSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

12:31 : 07/09/2025
RAJONI

Vrasje me armë zjarri në Kosovë, viktima dhe autori ndodheshin brenda një makine (EMRAT)

21:52 : 06/09/2025
RAJONI

Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin e Kosovës, ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së re

14:57 : 05/09/2025
BOTA

Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiçit

11:15 : 05/09/2025
BOTA

A u cenua siguria e Kosovës nga çifti i dyshuar për spiunazh?

09:07 : 05/09/2025
RAJONI

27-vjeçarja gjendet pas dy vitesh e zhdukur në Kosovë: Jam e madhe, dua të jetoj e pavarur

19:54 : 03/09/2025
Para

Oficerja e sigurisë tregon bisedën me Mario Përlleshajn dhe Martin Canin para ngjarjes tragjike

TË GJITHA

Zjarrfikësi nga Fushë-Arrëzi: Jetojmë me rrezikun çdo ditë, por pagat s’mbajnë familjen! Shteti të vërë dorë

16:10 : 07/09/2025

Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025

16:01 : 07/09/2025

U dërgua me urgjencë në spital, Nuredin Dumani del nga spitali pas vizitave dhe kthehet në burg

15:50 : 07/09/2025

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

15:43 : 07/09/2025

Hijet e ’90-ave, Vuçiçi dhe mosangazhimi i Perëndimit

15:36 : 07/09/2025

Von der Leyen shpërthen pas sulmit ajror në Kiev: Kremlini po vret pa dallim!

15:29 : 07/09/2025

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com