• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

20:21 : 03/07/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka denoncuar përpjekjen e mazhorancës për të kaluar një ndryshim të fragmentuar e të pavlerë në ligjin për investimet e huaja në Shqipëri.

Tabaku deklaroi se amendamenti i propozuar nga deputeti socialist Shalsi – i cili shton thjesht një nen në ligjin e vitit 1993 – nuk përfaqëson as reformë dhe as përmbush angazhimet që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Europian apo ndaj partnerëve strategjikë si SHBA.

“Kjo nuk është reformë, është një tallje me integrimin. Është një përpjekje për të bërë ‘gjysmë ligjesh’ që nuk sjellin asnjë ndryshim real,” u shpreh Tabaku.

Në përfundim, Tabaku bëri thirrje për një reformë të plotë, serioze dhe transparente, e cila të mos mbështetet mbi ligje fasadë, por mbi standarde europiane që sjellin kapital cilësor, rrisin punësimin dhe garantojnë sigurinë kombëtare.

Fjalimi i plotë:

Lexo edhe:

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së Investimeve të Huaja Direkte në rajon

Propozimi për ndryshimin e ligjit për investimet e huaja, Tabaku: Arnim i rrezikshëm

Një ditë më parë, gazeta prestigjioze Wall Street Journal analizoi betejën midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e inteligjencës artificiale. Rreziku i madh që ngre artikulli është se kompanitë kineze jo vetëm ofrojnë inteligjencë artificiale më lirë se SHBA, por gjithashtu po luftojnë për të marrë nën kontroll zinxhirin global të furnizimit për pajisjet që e mundësojnë atë. Ky është një alarm serioz: nuk është vetëm çështje ekonomie – është çështje sigurie kombëtare.

Vetëm ky fakt do të mjaftonte për të kuptuar me qetësi dhe maturi se çfarë dhe si duhet të përballet Shqipëria përballë rrezikut të investimeve që vijnë nga shtete që nuk janë partnerë strategjikë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në sektorë të ndjeshëm si telekomunikacioni, teknologjia ushtarake, mediat dhe sigurisht teknologjitë e inteligjencës artificiale. Nuk ka vend për naivitet. Ka vend për transparencë, maturi dhe vendimmarrje të përgjegjshme.

Beteja mes një tregu konkurrues dhe nevojës për kontroll të investimeve të huaja është një balancë delikate. Kjo peshore nuk duhet të përcaktohet vetëm nga angazhimi i këtij parlamenti, por nga pozicioni i Shqipërisë në aleancat strategjike dhe në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Bota po ndryshon dhe po kalon në një rend të ri botëror. Çdo investim sot duhet analizuar me kujdes. Jemi në një epokë të re pasigurie, që kërkon vendimmarrje të guximshme.

Për këto arsye, si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, që nga shtatori i vitit të kaluar kam ndërmarrë një nismë për të hartuar një kuadër ligjor serioz që rregullon investimet e huaja direkte në vendin tonë. Një projektligj që u hartua për më shumë se gjashtë muaj, me kontribute nga dhomat e tregtisë, ekspertë të sigurisë, ekspertë të klimës së biznesit dhe në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin Amerikan të Tregtisë.

Dhjetë ditë pas zgjedhjeve, kolegu Shalsi paraqiti një nismë ligjore që nuk përfaqëson asnjë reformë të vërtetë, por një amendim të vetëm, një nen të shtuar në ligjin e vitit 1993. Një nen i vetëm që pretendohet se sjell reformë të plotë për analizën e investimeve të huaja. Ky është rasti tipik i një reforme fasadë, një përpjekje për të treguar se bëhet reformë, ndërkohë që realisht nuk ndryshon asgjë.

Kam këtu komunikimin zyrtar të Dhomës Amerikane të Tregtisë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku thuhet qartë se duhet hartuar një kuadër i plotë dhe serioz për investimet e huaja. Po ashtu, rekomandohet anullimi i ligjit për investimet strategjike, i përmendur vazhdimisht nga Komisioni Europian në raportet e progresit si një ligj i padrejtë dhe klientelist.

Ajo që ofron mazhoranca nuk është reformë. Është një tallje me procesin e integrimit. Siç ndodhi me ligjin për koncesionet, për komisionet hetimore, për partneritetin publik-privat, për prokurimet publike – gjithçka mbyllet në sirtarë dhe më pas del në formë gjysmake, pa transparencë dhe pa konsultim.

Sot Shqipëria nuk ka nevojë për improvizime apo ligje të një paragrafi. Ka nevojë për një kuadër të plotë, të integruar, të harmonizuar me acquis të BE-së, që mbron sigurinë kombëtare, të dhënat personale, pronën private dhe interesat e qytetarëve. Këtë synonte nisma jonë, dhe këtë do të kërkojmë derisa të bëhet realitet.

Etiketa: investimet e huajatabaku. ligji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së Investimeve të Huaja Direkte në rajon

11:06 : 28/07/2025
AKTUALITET

Propozimi për ndryshimin e ligjit për investimet e huaja, Tabaku: Arnim i rrezikshëm

11:05 : 24/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria nga fundi për investimet e huaja, investitorët ia merr Maqedonia e Veriut

08:07 : 10/12/2024
AKTUALITET

Investimet e huaja në Shqipëri/ Xama: Sot nuk kemi emra të mëdhenj, kanë hyrë kompani që …

18:06 : 23/02/2024
AKTUALITET

Cilët sektorë dominojnë investimet e huaja në Shqipëri për vitin 2023

15:27 : 26/12/2023
AKTUALITET

Investimet e huaja, Shqipëria qëndron në mesin e renditjes rajonale

12:26 : 28/11/2023
Para

"Ishte njeri dhe lojtar i veçantë", trajneri i Liverpool tregon bisedën e fundit me Diogo Jota

TË GJITHA

Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë së Vuçiçit

22:04 : 05/09/2025

BE ndëshkoi Google me gjobë, Trump: Sulmet ndaj kompanive amerikane nuk i toleroj

22:03 : 05/09/2025

Zelensky zhvillon takim me kryeministrin sllovak, në fokus çështjet e luftës dhe energjisë

21:57 : 05/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Zvicra i shënon katër gola Kosovës në pjesën e parë

21:42 : 05/09/2025

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

21:36 : 05/09/2025

Të shtëna me ar*ë zjarri në Kukës, sherri nisi për një vend parkimi

21:21 : 05/09/2025

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

21:07 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com