• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shoku i “Sanços” prej dy javësh i zhdukur, babai: Kam 17 ditë pa gjumë, herën e fundit u pa në Sukth

15:55 : 02/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

30-vjeçari Eraldo Muçi, nga fshati Bylysh i Memaliajr, prej rreth dy javësh rezulton i zhdukur teksa ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Babai i tij ka bërë një kallëzim në stacionin e Policisë së Memaliajt më 24 Qershor, ku ka kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e të birit. Ai u ka thënë efektivëve se i biri ishte larguar nga banesa që prej datës 15 qershor dhe nuk është kthyer më.

Eraldo Muçi ishte një prej miqve më të besuar të Aleksandër Sadikaj, i njohur si “Sanço i Memaliajt”, i ekzekutuar me bombë me telekomandë më 11 qershorit të vitit 2022 në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, pranë qendrës tregtare TEG.

Kjo ngre dyshime se mund të kemi të bëjmë me një tjetër ngjarje kriminale, pasi saga e hakmarrjes dhe luftës mes dy grupeve kriminale Sadikaj-Papa ka lënë të paktën pesë viktima në pesë vitet e fundit, duket se misteri për këto ngjarje dhe personazhet nuk ka të mbaruar.

Para se të zhdukej, Eraldo ka ndaluar tek ferma e kuajve të familjes Sadikaj dhe më pas ka udhëtuar drejt Durrësit. Për herë të fundit është parë në autostradën Tiranë-Durrës dhe prej aty ka humbur gjurmët. Kërkimet për gjetjen e të riut po vazhdojnë, kurse prindërit apelojnë për gjetjen e djalit të vetëm.

Lexo edhe:

Babai i Elon Musk akuzohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve të tij

Zhduket 22-vjeçari nga Fushë-Arrëzi, babai ngre alarmin në Polici

Babai i Eraldo Muçit, duke folur për një media lokale në Vlorë, ka dhënë detaje nga rrethanat e largimit, kur është parë për herë të fundit dhe dyshimet që ka tek ndonjë nga shokët që edhe mund ta ketë futur në kurth. Ai u shpreh se është shumë i shqetësuar dhe se i biri nuk kishte konflikte apo borxhe. Hera e fundit Eraldo sipas tij ishte parë në Sukth.

“Ishte e diela e 15 qershorit, në mbrëmje, foli në telefon me të ëmën, e pyeti ça po bënte. I tha se po hante bukë me qepë, ca qepë të vogla. E që atë dite, me sa dini ju, dimë edhe ne. Sherr në fshatin Bylysh nuk ka pasur, edhe borxh nuk ka pasur. Këto dyja janë kryesore, borxhi dhe zënia, kaq. Pastaj, pas një jave bëra denoncimin në Memaliaj, kam vajtur 4-5 herë atje, bëra denoncimin, dokumentat, nuk kemi asnjë informacion deri tani. Asnjë sinjal, se është i gjallë, se është i vdekur, ai është evlati im. Kam tre fëmijë. Nuk kishte asnjë problem, asnjë shqetësim. Kur është nisur, që ka ikur, është parë në Durrës, ka çuar makinën te karburanti i Sukthit, e la 3-4 ditë atje, vete ia merr një shok dhe e ka çuar te shpia. Kishte makinën e tij djali”, shprehet i moshuari.

Më tej thotë se i biri kishte shokë në disa vende dhe kërkonte që t’ia kthenin në shtëpi, pasi ka 17 ditë pa gjumë.

“Ai ka shokë në çdo vend, në Memaliaj, Tepelenë, Durrës, kudo. Mund të jetë nonjë shok i mirë, por mund të jetë ndonjë që i futi thikën dhe hajt ta gjej. Këto dyja janë. Jemi shumë të shqetësuar. Kam 17 ditë pa gjumë, jam e i moshuar 73-74 vjeç, po ça të bëjmë. Djali është 30 vjeç, ishte pa punë, kur i dilte ndonjë punë shkonte. Kisha një kredi në shtet, ato po ia laj unë. Nuk e di, kush e pa tek e pa, vetëm Zoti e pa atë punë. Atij që e ka parë, shokut i them të ma sjellë djalin në shtëpi”, shprehet babai.

Përplasje mes dy grupeve rivale në trafikun e drogës në Greqi ka sjellë dhjetra atentate dhe disa viktima në vitet e fundit në vendin tonë dhe shtetin fqinj.

Pas atentatit ndaj Aleksandër Sadikajtu vra për hakmarrje biznesmeni Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur më 16 Dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës në Tiranë. Për këtë atentat janë dënuar me 30 vite burgim Andrew alias Edvin Bode dhe me 25 vite burgim Albano Velo.

Në përplasjen mes dy grupeve i ka shpëtuar edhe dy atentateve edhe i afërmi i Sadikajt, Andrea (Adriatik) Kalemit më 9 Gusht të vitit 2023 në ishullin Paksos të Greqisë, si dhe më 15 Dhjetor të vitit 2023, kur tentuan ta vrisnin brenda qelisë së burgut në Greqi.

Po ashtu, edhe vëllai i tij, Zamir Kalemi i shpëtoi një atenati më 12 Janar të vitit 2024, kur u qëllua me breshëri kallashnikovi, nga një mjet në lëvizje, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Selitës”.

Pasi nuk arritën dot të vrisnin dy vëllezërit Kalemi, i njëjti grup dyshohet se ekzekutoi babain e tyre më 20 Korrik të vitit 2024, Shyqyri Kalemi, në atë që njihet si masakra e Memaliaj, pasi mbeti i plagosur edhe vëllai i viktimës Artur Kalemi, teksa u vranë edhe dy persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen kamarieri i lokalit, Gledio Muka dhe një klient i lokalit Marsel Çela.

Pak kohë më parë, SPAK shpalli në kërkim anëtarët e grupit kriminal të Edmond Papës, por jo për vrasjet në fjalë, por akuzohen sie të përfshirë gjatë viteve 2019-2021 në veprimtarinë kriminale të kultivimit të kanabisit në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, si dhe trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria për në Greqi, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Grupi drejtohej nga vëllai i Edmond Papës, shtetasi Kristo Qiriçi (alias Jetmir Hoxhaj, alias Jetmir Qiriçi), teksa në kërkim u shpallën edhe Eldjon Alushaj (alias Kosta Alushaj) dhe Shkëlzen Kraja. Po ashtu, atyre ju sekuestruan edhe 90 pasuri.

Etiketa: aleksander sadikajbabaiEraldo Muçii zhdukursanco

Lajme të lidhura

BOTA

Babai i Elon Musk akuzohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve të tij

22:50 : 23/09/2025
AKTUALITET

Zhduket 22-vjeçari nga Fushë-Arrëzi, babai ngre alarmin në Polici

09:10 : 15/09/2025
AKTUALITET

Incesti përçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij

18:48 : 14/09/2025
AKTUALITET

Zhdukja e Pëllumb Toçit në Elbasan/ Gjendet qeni i humbur, por ende asnjë gjurmë nga 56-vjeçari

22:01 : 14/08/2025
AKTUALITET

Ky është Anesti Rama që u vra barbarisht nga vajza e tij në Fier

14:19 : 25/07/2025
AKTUALITET

Vajza vrau babanë në Fier/ Nipi i viktimës: Ishte goditur në ballë, kishte shumë gjak pas kokës

14:09 : 25/07/2025
Para

Shkon në jug me helikopter, Françeska Murati: Nuk kam nerva të bëj tre orë rrugë

TË GJITHA

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një person qëllon burrin e motrës

16:35 : 27/09/2025

Fejohen Sara Hoxha dhe Erik Fullani? Fotoja që ngriti dyshime

16:33 : 27/09/2025

E rëndë në Elbasan/ Banesa përfshihet nga zjarri, humb jetën një person

16:29 : 27/09/2025

Shqiptari nuk e ndal grevën e urisë para parlamentit grek: Të zbardhet vdekja e djalit tim!

16:17 : 27/09/2025

Myftinia e Shkodrës kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe: Po grabitet prona jona!

16:07 : 27/09/2025

Vrasja e italianit/ Braçe dhe dy djemtë e tij japin dëshmi kontradiktore, dyshime mbi vendin e krimit

15:51 : 27/09/2025

EMRI/ Zgjidhet kryetarja e re e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë

15:36 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com