• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë

20:51 : 02/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Dhjetëra persona që trajtohen me metadon kanë mbetur pa medikament prej 10 ditësh.

Për shkak të mungesës së medikamentit, dhjetëra përdorues të drogave janë rikthyer te heroina, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre, si dhe të komunitetit përreth.

Përdoruesit thonë se metadoni, një medikament që ndihmon në luftën kundër varësisë nga substancat narkotike, mungon prej më shumë se 10 ditësh. Në mungesë të tij, ata po përpiqen të gjejnë mënyra alternative për të përballuar varësinë , që shpesh përkthehet në rikthim te heroina. Tenderi prej 336 milionë lekësh nuk zgjidhi krizën , kompania mohon vonesat, por qendrat shëndetësore janë bosh

“Shita lavatriçen për një dozë” Një nga të prekurit tregon për “Fiks Fare” se ka 10 vite që merr metadon. “Kur ai mungon, dhimbjet janë të padurueshme. Nuk kam rrugë tjetër përveç heroinës,” rrëfen ai. “Shita lavatriçen për 15 mijë lekë të vjetra. Nusja dhe djali më lutën të mos e bëja, por nuk duroja më. Më vjen të vras veten kur e mendoj.” shprehet ai. Të tjerë përdorues tregojnë se janë detyruar të vjedhin dhe të shesin gjithçka që kanë për të siguruar një dozë heroine. “Çdo 30 minuta ka ndonjë vjedhje. Sajojmë çdo ditë çfarë të marrim e të shesim,” thotë një tjetër i ri nga Berati. Heroina, sipas tyre, gjendet shumë lehtë në tregun ilegal dhe kushton nga 25 mijë deri në 30 mijë lekë të vjetra për gram.

Punonjëset e qendrës në Berat “Metadoni ka mbetur në doganë”

Lexo edhe:

U ekstradua nga Italia/ Kush është Emri Hysenaj, pazaret e drogës dhe përplasja me Orges Mollën në “Sky ECC”

Plagosje me thikë, “Molotov” dhe kërcënime për borxhin e drogës, arrestohet shqiptari në Romë/ VIDEO

Përdoruesit e metadonit marrin dozat njëherë në javë në poliklinikën e qytetit. Por, prej më shumë se 10 ditësh, atyre u thuhet se furnizimi ka ndërprerje. Një infermiere në qendër shpjegon se “medikamenti ka mbetur në doganë” dhe se problemi nuk prek vetëm Beratin, por të gjithë Shqipërinë. “Nuk kemi çfarë të bëjmë,” shprehet ajo. Punonjës të tjerë të qendrës konfirmojnë për mediat se janë 76 persona në Berat që janë regjistruar për të marrë metadon. Ata thonë se nuk kanë marrë ndonjë shpjegim të detajuar, përveç faktit që medikamenti nuk ka dalë nga dogana.

336 milionë lekë për furnizim 2-vjeçar

Problemi i mungesës së metadonit vjen pavarësisht një tenderi të zhvilluar në qershor të vitit 2024 nga Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH). Tenderi me vlerë 336 milionë lekë kishte si qëllim furnizimin e qendrave me metadon për një periudhë 24-mujore.

Në këtë procedurë mori pjesë vetëm një operator – kompania INCOMED sh.p.k. – e cila e fitoi tenderin si e vetmja ofertues. Sipas dokumenteve zyrtare, kontrata përfshin shpërndarjen në të gjithë vendin.

Gazetarët kontaktuan me kompaninë INCOMED për të marrë një përgjigje mbi mungesën. Përfaqësuesit e saj mohuan të kenë ndonjë përgjegjësi. “Çdo gjë është në afat. Nuk kemi dijeni për ndonjë problem në shpërndarje,” deklaroi zyrtarisht INCOMED.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë një qëndrim publik për këtë situatë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të përdoruesve dhe stafit shëndetësor./Emisioni “Fiks Fare”

Etiketa: drogeheroinemetadonivjedhin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U ekstradua nga Italia/ Kush është Emri Hysenaj, pazaret e drogës dhe përplasja me Orges Mollën në “Sky ECC”

09:52 : 07/11/2025
AKTUALITET

Plagosje me thikë, “Molotov” dhe kërcënime për borxhin e drogës, arrestohet shqiptari në Romë/ VIDEO

12:58 : 06/11/2025
AKTUALITET

‘Shtëpi’ bari në Malësinë e Madhe/ Arrestohet 22-vjeçari, në pranga edhe dy punonjës të OSHEE (Emrat)

12:01 : 06/11/2025
AKTUALITET

Kokainë me imazhin e Putinit/ Goditet rrjeti shqiptar në Ibiza që mbushi Europën me tonelata drogë

10:08 : 06/11/2025
AKTUALITET

FOTO/ 900 mijë euro kanabis të maskuar si ‘çokollatë nga Dubai’, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

19:52 : 05/11/2025
AKTUALITET

Të përfshirë në trafik dhe shpërndarje droge në Itali, arrestohen 2 shqiptarët

14:12 : 05/11/2025
Para

“Kam zgjedhur mënyrë të re komunikimi”/ Meta: Nesër i dërgoj letër publike Arben Ahmetajt

TË GJITHA

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

22:59 : 07/11/2025

Horoskopi për ditën e shtunë, 8 nëntor 2025

22:56 : 07/11/2025

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

22:43 : 07/11/2025

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com