• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kriza politike, Osmani takohet me krerët e partive: Moskonstituimi i institucioneve dëmton Kosovën

19:42 : 02/07/2025
në RAJONI

Teksa prej muajsh është në krizë politike, për shkak të mos konstituimin e Kuvendit, Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me drejtuesit e forcave politike.

Osmani u takua me kryeministrin në detyrë dhe kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Liderët politikë shpalosën qëndrimet dhe interpretimet e tyre lidhur me aktgjykimin dhe hapat që duhet ndjekur për të avancuar procesin e konstituimit të Kuvendit, duke u fokusuar në nevojën për bashkëpunim dhe gjetjen e një marrëveshjeje brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Osmani më tej theksoi se moskonstituimi i institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve i shprehur më 9 shkurt të këtij viti dëmton vlerat demokratike si dhe interesat e Kosovës.

Postimi i plotë i Osmanit:

Lexo edhe:

Analiza: Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Shpresojmë të ketë shpejt një qeveri për të zbatuar rekomandimet e Raportit të Progresit

Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e Vetëvendosjes, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, subjektet e tjera i takon ditëve në vijim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka filluar më një cikël të ri konsultimesh lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr.KO 124/25.

Sot, takimet e para janë mbajtur me Kryeministrin në detyrë, njëherësh, kryetar i Vetëvendosjes, z.Albin Kurti, me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z.Memli Krasniqin, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z.Ramush Haradinaj.

Liderët e këtyre partive kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit si dhe interpretimet e tyre për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja Osmani u ka bërë thirrje liderëve që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit.

Ashtu siç ka potencuar edhe në deklarime të mëparme, Presidentja Osmani konsideron se moskonstituimi i institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve i shprehur më 9 shkurt të këtij viti dëmton vlerat demokratike si dhe interesat e shtetit tonë, pengon një sërë përftimesh shtetërore që janë në interes të qytetarëve dhe zvogëlon besimin qytetar në institucione.

Presidentja Osmani do të vazhdojë me takime konsultative me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend edhe përgjatë ditëve në vijim, në rolin e saj si garantuese e funksionimit kushtetues dhe përfaqësuese e unitetit të popullit në Republikën e Kosovës.

Etiketa: konstituimKosovavjosa osmani

Lajme të lidhura

RAJONI

Analiza: Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

13:30 : 08/11/2025
RAJONI

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Shpresojmë të ketë shpejt një qeveri për të zbatuar rekomandimet e Raportit të Progresit

20:39 : 04/11/2025
RAJONI

Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë në Kosovë

19:40 : 04/11/2025
RAJONI

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025
AKTUALITET

Një krizë e pakuptimtë

16:28 : 31/10/2025
RAJONI

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025
Para

Me fanellën e Kombëtares shqiptare në Greqi, lojtari i Milanit shpërndan fotot

TË GJITHA

“Kryetari duhet në detyrë?”/ Rasti “Beleri” u pret shpresat idhtarëve të Erion Veliaj

10:42 : 09/11/2025

E rëndë në Fushë-Arrëz, gjendet në rrugë një trup i pajetë

10:32 : 09/11/2025

Celibashi: Pjesëmarrja totale në 5 bashkitë, 2.42%. Probleme me komunikimin me 18 QV

10:21 : 09/11/2025

Aksident i trefishtë në aksin Fier-Cakran, plagoset një person

10:06 : 09/11/2025

Shmangu 3.7 mln euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ‘Buzi Store’

09:57 : 09/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, shifrat e para të pjesëmarrjes në votim

09:48 : 09/11/2025

Ndriçimi që mungon, rrugët e Durrësit nën hijen e amortizimit

09:36 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com