• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Asamblea e OSBE/ Denoncimi i Vokshit: Ditën e zgjedhjeve, u kërcënova me vajzën time

17:20 : 01/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, znj. Albana Vokshi, ka marrë pjesë ditën e sotme në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Porto të Portugalisë.

Gjatë fjalës së saj para të pranishmëve, Vokshi dëshmoi mbi ndërhyrjen e krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke e cilësuar Vorën si shembullin më ekstrem të kapjes së procesit zgjedhor nga grupet kriminale.

Vokshi denoncoi publikisht se kriminelë të dënuar për vrasje dhe trafik droge kontrolluan votimet në këtë bashki, në bashkëpunim sipas saj, me autoritetet lokale dhe nën mbështetjen e Ministrit të Ekonomisë.

Ajo tregoi se kishte kallëzuar paraprakisht këtë grup në SPAK dhe institucionet përgjegjëse, por në ditën e zgjedhjeve shtoi se nuk mori asnjë mbrojtje. Sipas Vokshit, ajo vetë dhe stafi i saj, përfshirë vajzën e saj të mitur, u kërcënuan drejtpërdrejt. Deputetja theksoi se ky është vetëm një rast nga shumë të tjerë që tregojnë shkallën e lartë të kriminalizimit të zgjedhjeve në vend.

Fjala e plotë:

Lexo edhe:

Kandidat i PS-së për Tepelenën, Gramos Sako, nuk rezulton votues në bashkinë që synon të udhëheqë

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarë do zgjedhin kryetarët e 5 bashkive

Faleminderit zonja drejtuese,

Siç përmendi Presidenti Berisha në fjalën e tij, duke iu referuar edhe Raportit Paraprak të OSBE/ODIHR, në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri pati shumë shkelje ligjore si: keqpërdorimi masiv i burimeve administrative, intimidimi, blerja e votës, etj. Unë doja të ndalesha në nivelin e përfshirjes së krimit që në këto zgjedhje ishte më i lartë se në çdo zgjedhje të mëparshme.

Do të doja vetëm shkurtimisht të ndaja me ju përvojën time personale për mënyrën se si grupet kriminale ndërhynë në zgjedhje. Kam qenë drejtuese politike e PD në Vorë, një bashki e vogël pranë Tiranës, por e industrializuar dhe me shumë interesa të përfshira. Vora kontrollohet tërësisht një një grup criminal i cili emëroi dhe më pas ndihmoi për t’u zgjedhur kryetarin e bashkisë, 2 vjet më parë. E sot e kontrollojnë atë plotësisht.

Disa ditë para zgjedhjeve, depozitova një kallëzim zyrtar pranë mekanizmit (i përbërë nga Prokuroria e Posaçme, KQZ, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme) që u ngrit ngritur për të parandaluar krimet zgjedhore. I dhashë këtij mekanizmi të gjithë informacionin e detajuar për grupin kriminal. Kam këtu emrat e anëtarëve dhe drejtuesve të këtij grupi kriminal, të dënuar për vrasje dhe trafik droge në Shqipëri, BE, Angli etj.

Në ditën e zgjedhjeve, në këtë foto mund të shihni kreun e grupit criminal, duke debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike z. Noka. Për herë të parë grupi kriminal, në vend që të fshihej, doli publikisht edhe me intervista live në TV etj. Ata ishin aq të sigurt që do të mbroheshin saqë dolën publikisht, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më pare. Kjo, për arësyen e vetmë sepse kishin mbështetjen e Ministrit të Ekonomisë të cilin e mbështetën në zgjedhje.

Nëse i shihni këto foto, janë anëtarë të ndryshëm të grupit kriminal. Ata qëndronin jashtë qendrave të votimit, dhe Brenda tyre. I gjithë grupi, qëndroi përgjatë gjithë ditës së zgjehdjeve, në një bar përballë qendrës kryesore të votimit, duke kontrolluar procesin e votimit. Anëtarëve të grupit kriminal u ishin lëshuar badge false për t’u dhënë akses brenda qendrave të votimit, për të kontrolluar, intimiduara apo kërcënuar votuesit.

Në foto shihen disa qendra votimi. Përballë secilës prej tyre ndodheshin 50–60 persona nga I njëjti grup criminal, me detyrë të kontrollonin dhe intimidonin votuesit. Çdo votues duhej të kalonte përpara tyre përpara se të hynte në qendrën e votimit.

Asnjëherë në jetën time nuk jam fyer, intimiduara apo kërcënuar si në këto zgjedhje, në cdo Qendër Votimi. Ata e bënin këtë me një qëllim: që unë të largohesha, e t’ua lehtësoja kontrollin e plotë të procesit. Por jo vetëm kaq: unë isha me vajzën time dhe disa vajza të stafit tim. Njëri nga anëtarët e grupit kriminal, jo vetëm më kërcënoi mua, por kërcënoi edhe vajzën time. Kjo është çmenduri!

E kisha bërë një kallëzim zyrtar në SPAK, kisha dhënë çdo ditë informacione të detajuara që krimi të parandalohej. Kam telefonuar e telefonuar ditën e zgjedhjeve: SPAK, Policinë, por asnjë polic, asnjë prokuror nuk erdhi aty. Mbeta e vetme përballë atyre kriminelëve që i kisha kallëzuar.

E nëse ata guxojnë të më kërcënojnë mua, a mund të imagjinoni çfarë ndodh me njerëzit e tjerë, me votuesit e tjerë?

Nuk isha aty për të luftuar me armë, por për një alternativë më të mirë politike. Kandidatët e partisë në pushtet zgjodhën grupet kriminale përballë alternativave politike.

Rezultati i votimit në Vorë e tregon qartë ndikimin e krimit: Ministri i Ekonomisë në atë bashki mori mbi 60% të totalit të votave, ndërsa 36 kandidatët e tjerë të PS morën më pak se 40%.

Kjo është vetëm për të treguar një rast se si u intimidova, u kërcënova në mes të ditës, dhe u lashë vetëm, pa asnjë prani të forcave të rendit. Të tilla situata ka pasur në pothuajse cdo qark.

Shpresoj që kjo të ndihmojë, sadopak, për të krijuar një ide për atë që ndodhi në ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, në Shqipëri.

Etiketa: kercenimvokshiVoreZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kandidat i PS-së për Tepelenën, Gramos Sako, nuk rezulton votues në bashkinë që synon të udhëheqë

11:58 : 08/11/2025
AKTUALITET

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarë do zgjedhin kryetarët e 5 bashkive

08:33 : 08/11/2025
AKTUALITET

Vodhën 100 litra naftë dhe disa pajisje në një banesë, kamerat ‘tradhtojnë’ 2 hajdutët, arrestohen

15:39 : 05/11/2025
AKTUALITET

Kërcënimi i gazetarëve nga zyrtarët shqiptarë po kthehet në “normalitet” shqetësues

12:27 : 05/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja riktheu Veliajn në detyrë, zbardhet vendimi që shfuqizoi shkarkimin dhe dekretin e presidentit

19:21 : 03/11/2025
RAJONI

Çfarë duhet të dini për balotazhin në zgjedhjet lokale në Maqedoni

14:09 : 01/11/2025
Para

Zyrtare/ U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com