Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos në fshatin Sheqishtë. Policia ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksulale me vajzën e tij të mitur 12 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.